LIROHET KHADR - DIKUR I BURGOSURI MË I RI NË GUANTANAMO
E Enjte, 05.07.2015, 07:27pm (GMT+1)
Kanadezi Omar Khadr, që dikur ishte i burgosuri më i ri në Guantanamo, para se të transferohej në një burg në Alberta në vitin 2012, është liruar sot me kaucion derisa ai e ka dërguar në apel dënimin për vrasje nga një gjykatë ushtarake amerikane.
Lajmi i dhënë nga Reuters, mbështetët në një raport të Televizionit Publik Kanadez (CBC).
Një gjykatës kanadez ka vendosur që Khadr, i cili kapur në Afganistan kur i kishte 15 vjeç dhe që ishte deklaruar fajtor për vrasjen e një ushtari amerikan, mund të lirohet me kaucion.
Ky vendim e hedh poshtë kërkesën e qeverisë federale që ai të mbahet në burg. rel