Gruaja e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, raportohet se
ka shitur një aeroplan 25 milionë funtesh dhe një shtëpi pushimi pasi ka
pranuar se shoferi i famshëm nuk do të shërohet kurrë plotësisht.
Schumi
pësoi dëmtim të rëndë në tru pas një aksidenti me ski në dhjetor të
2013-ës. Sipas raportimeve, ai ka pasur pak progres në rehabilitim.
Gruaja e tij, Corinna, ka udhëhequr biznesin e Schumacherit që prej se ai pësoi lëndimin.
Ajo ka vendosur ta shesë aeroplanin privat për 25 milionë funte kur
kuptoi se burri i saj nuk do të mund të fluturojë asnjëherë dhe shiti
shtëpinë e pushimeve në
Norvegji më herët gjatë vitit pasi e kuptoi se burri i saj nuk do të
mund të shkojë kurrë atje, raporton revista gjermane "Bunte".
Corinna është duke konsideruar edhe shitjen e shtëpisë në Meribel në Francë, ku ndodhi aksidenti me ski.
Doktorët thonë se progresi është shumë i vogël te 47-vjeçari. Ai akoma është i palëvizshëm dhe nuk mund të flasë.
Shtëpia e tij në Zvicër është përshtatur vetëm për Michaelin. Aty
qëndrojnë një grup doktorësh dhe teknikësh që punojnë gjatë gjithë
kohës.