E Shtunë, 04.27.2024, 09:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Austria kërkoi shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë dhe Kroacisë
E Premte, 07.31.2009, 08:45am

Në foto Dr. Michael Spindelegger

Evropa e ndjeshme ndaj Tiranës, pas Italisë, Suedisë dhe Britanisë vjen deklarata e fortë e Vienës. Austria kushtëzon negociatat mbi kërkesën e pranimit të Islandës në Bashkimin Europian me diskutimin mbi të njëjtën çështje për Shqipërinë dhe Kroacinë. Deklarata e fortë është e ministrit Federal të Punëve të Jashtme të Austrisë, Dr. Michael Spindelegger, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Vjenë. Kreu i diplomacisë austriake u shpreh se, "Çelja e negociatave mbi kërkesën e Islandës për t'u anëtarësuar në BE duhet të përfshijë detyrimisht edhe kërkesën e Kroacisë dhe Shqipërisë". Sipas tij, çelja e negociatave të Islandës me BE-në do të kushtëzohet vetëm nëse në këto negociata do të përfshihet bashkërisht edhe Kroacia dhe Shqipëria. Deklaratat e forta pro integrimit të dy vendeve tashmë anëtare të NATO-s, kanë patur jo pak jehonë në shtypin austriak.

Humbja, faji i Ramës

Nga Ben Blushi


E Mërkurë, 07.29.2009, 05:40pm

Të nderuar miq, Në radhë të parë dua t’ju falenderoj të gjithëve, pa asnjë përjashtim për betejën e përbashkët të datës 28 qershor, një betejë në të cilën pa asnjë dyshim secili prej nesh këtu bashkë me më shumë se 60 mijë anëtarë të PS, besoi dhe luftoi për një Shqipëri më të mirë dhe më të begatë se ajo që kishim dhe ajo që mesa duket do të kemi pas 28 qershorit. Kam parë kandidatë, komisionerë, gra, burra të rinj dhe të moshuar, fëmijë të cilët nuk kursyen asgjë për fitoren tonë. Ata sot duhen falënderuar, sepse ata ishin shpresa, qëllimi dhe e vërteta që na shtyu në këto zgjedhje. Ata ishin arsyeja e këtyre zgjedhjeve, dhe unë sot kam ardhur këtu të flas në emër të tyre.
***
Sot ne jemi mbledhur për të kuptuar se çfarë ndodhi në 28 qershor. Sot jemi mbledhur për të kuptuar arsyen e 28 qershorit. Sot jemi mbledhur për të folur në emër të së vërtetës, dhe unë do përpiqem të them të vërtetën time.

ANSA: Rama do të rikandidojë për kryetar të PS
E Mërkurë, 07.29.2009, 09:42am

Voal-online –Agjencia italiane e lajmeve ANSA, në një raportim nga Tirana pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste thotë se lideri i opozitës së majtë të Shqipërisë, Edi Rama, kryetari aktual i bashkisë së Tiranës do të rikandidojë për kryetar të Partisë Socialiste.

 

Rama, nënvizon agjencia, është detyruar të heqë dorë nga drejtimi I Partisë Socialiste (PS) pas humbjes në zgjedhjet politike të 28 qershorit: vendimi është marrë në mbrëmje në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, organi më i lartë drejtues i partisë, në pajtim me nenin e statutit që parashikon automatikisht ndërprerjen e mandatit të kryetarit të partisë në rast të humbjes zgjedhore.

 

Në sfidën e 28 qershorit, konsideruar nga opozita si “të deformuara rëndë nga vjedhjet dhe nga parregullsitë”, koalicioni i prirë nga Rama ka arritur të marrë vetëm 66 nga 140 vende të parlamentit shqiptar, ndërsa koalicioni i djathtë i kryeministrit Sali Berisha 70 vende, duke garantuar një mandat të dytë në krye të vendit falë një marrëveshjeje me partinë Lidhja Socialiste për Integrim, forcë e majtë që ka marrë 4 vende, vazhdon më tej ANSA.

PS duhet të forcojë institucionet, jo liderin

Nga Arben Malaj, deputet, anëtar i kryesisë së Asamblesë të PS


E Mërkurë, 07.29.2009, 07:25am

Për fatin e keq të shqiptarëve PS dhe koalicioni i saj nuk arriti ta largonte qeverinë Berisha nga pushteti. Kjo ndodhi, pavarësisht se pasojat e keqqeverisjes së saj u ndjenë që gjatë zgjedhjeve, vendi dështoi të përfitonte vizat, miliarda lekë investime elektorale janë keqpërdorur, kriza ekonomike i ka goditur rëndë shqiptarët, perspektiva ekonomike e vendit është në risk.

Ky është një moment shumë kritik për të gjithë ne socialistët. Çdo forcë politike lufton me tërë kapacitetet e saj që të jetë pjesë e momenteve historike të vendit. Sot vendi ka si moment historik anëtarësimet në institucionet ndërkombëtare. Edhe pse e nxorëm vendin nga kriza e tij më e rëndë sociale, edhe pse u kthyem shqiptarëve lirinë e munguar dhe shpresën për të ardhmen, edhe pse plotësuam 8 nga dhjetë planet e veprimit për anëtarësimin në NATO, ne nuk u gjendëm në mazhorancë në këtë moment historik.

Historia politike do të bëjë analizat e saj, Partia Socialiste e meritonte të ishte mazhorancë në zgjedhjet e vitit 2009 dhe të përshpejtonte proceset e ngadalësuara të përfitimit të lëvizjes së lirë apo të përfitimit të statusit të vendit kandidat.

Blushi: Nuk shoh doza vetkorigjimi brenda Partisë Socialiste
E Martë, 07.28.2009, 09:14pm
Në Shqipëri, Socialistët do të thërresin kongresin e jashtëzakonshëm për të përcaktuar kandidaturat për kryetarin e ri, datën e zgjedhjeve për këtë post si dhe miratimin e linjës që kjo parti do të mbajë lidhur me zgjedhjet. Sot, në asamblenë e kësaj partie u paraqitën dy rezoluta: njëra nga zoti Edi Rama dhe tjetra nga një grup përfaqësuesish të tjerë mes të cilëve spikasin emra të njohur si Ben Blushi apo Arben Malaj, të cilat dallojnë në vlerësimin mbi zgjedhjet dhe kërkesën për nxjerrjen e përgjegjësive për rezultatin e 28 qershorit. Zoti Blushi, anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste dhe një nga zërat e parë që ka kërkuar publikisht që kjo parti të njohë humbjen në zgjedhje, i dha sot një intervistë Zërit të Amerikës:

Zëri i Amerikës: Në rezolutën e përkrahur nga ju por edhe në fjalën tuaj kërkohet nxjerrja e përgjegjësive për rezultatet e zgjedhjeve. Nga debatet e sotme a ka shenja që Partia Socialiste apo kryetari i saj Edi Rama do ta bëjnë këtë analizë?
Malaj: Jo bojkotimit
E Martë, 07.28.2009, 06:58am

"Çdo forcë politike në një kohë moderne mund të realizojë misionin e saj shumë më mirë në institucionet parlamentare sesa në bojkotimet parlamentare", thotë Arben Malaj, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

 

RADIO EVROPA E LIRË: Zoti Malaj, çfarë do të diskutojë nesër Asambleja e Partisë Soicialiste? Flitet për një projekt rezolutë që prasheh mosnjohjen e zgjedhjeve dhe mospjesmarrjen e Partisë Socialiste në Kuvend?
ARBEN MALAJ: Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, pas përfundimit të procesit ankimor, është proces normal dhe i detyrueshëm për çdo forcë politike. Besoj që në këtë forum të Partisë Socialiste do të ketë një diskutim të plotë për standardet e këtyre zgjedhjeve, dështimin e këtyre standardeve dhe deri tash nuk ka ndonjë draft dokument të përgatitur nga Asambleja Kombëtare për t’u miratuar.
Nënkryetari Ramosaj dha dorëheqjen nga LDD
E Hënë, 07.27.2009, 09:15pm

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Berim Ramosaj, ka braktisur radhët e kësaj partie, duke dhënë dorëheqje të parevokueshme. Në një konferencë për media, Ramosaj sot ka sqaruar se ai largohet nga LDD për shkak të mungesës së debatit rreth propozimit të tij për bashkim të LDD-së me LDK-në.

"Dorëheqja ime le të jetë motiv shtesë dhe inkurajim për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LDD-së për të promovuar dhe zhvilluar idenë e bashkimit dhe integrimit si vlera të papërjashtueshme të filozofisë politike Rugoviane", ka thënë Berim Ramosaj.
Ramosaj tha se do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.
LDD ka pranuar dorëheqjen e nënkryetarit te saj Berim Ramosaj nga kjo pozite dhe nga anëtarësimi ne parti, tha sekretari i përgjithshëm i LDD-se, Lulzim Zenelaj në një konference per media.

Asambleja e Partisë Socialiste do të shpallë mosnjohjen e zgjedhjeve
E Hënë, 07.27.2009, 08:59am
Voal-online -Në mbledhjen e nesërme të Asamblesë së Partisë Socialiste, që mbahet për të përcaktuar qëndrimin e socialistëve mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, kryetari socialist Edi Rama do të kërkojë miratimin e një rezolute e cila do të argumentojë qëndrimin e PS-së për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe të qeverisë së dalë prej tyre. Në vijim të këtij qëndrimi, Rama pritet të kërkojë mos hyrjen në Parlamentin e Shqipërisë. Nga ana tjetër, këto qëndrime kundërshtohen nga grupimi me dy zërat kryesorë, Ben Blushin dhe Arben Malajn që kërkojnë analizë të thellë dhe përgjegjësi për humbjen e PS-së. Sipas këtij grupimi, qeveria e re ka legjitimitet, rezultati i zgjedhjeve është tashmë i qartë, pavarësisht disa parregullsive që sipas tyre nuk kanë cenuar në tërësi procesin. Kjo rrymë kërkon zbatimin e statutit të partisë për dorëheqjen e kryetarit të PS-së në rast të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme legjislative dhe është kundër idesë së mos hyrjes në Parlament. Arben Malaj është i vetmi që ka pranuar publikisht se do të kandidojë për kryetar partie. Ndërsa, eksponenti i lartë i PS-së, Ben Blushi ende nuk e ka artikuluar ambicien e tij.
Majko: Nuk zgjidhim gjë duke i thënë Ramës "ik"
E Djelë, 07.26.2009, 09:12am
Anëtari i kryesisë së PS-së, ish-kryeministri Pandeli Majko justifikon në një intervistë për ‘BBC’-në, mospranimin ende të humbjes nga koalicioni i udhëhequr nga PS-ja.

Zoti Majko, cili është mendimi juaj për këtë proces?
Një histori e vjetër, e cila pavarësisht nga ndryshimet që ndodhin, mbetet e njëjta. Kjo situatë tregon që kemi ende një sistem politik i cili nuk ka prodhuar zgjedhje të cilat brenda 24 orëve të japin fituesin apo humbësin, të cilat në një farë mënyre e lodhin qytetarin e Shqipërisë. Disa ditë më parë kishim përfaqësuesin e qeverisë i cili thoshte se maxhoranca ka fituar 71 vota, dhe tani këto vota hap pas hapi janë duke marrë numërimin mbrapsht. U fitua mandati i 9-të në Fier nga PS-ja dhe sigurisht, pritet hapja e kutive në Tiranë, Shkodër dhe në Berat.

Blushi e Malaj kërkojnë pranimin e humbjes

E Hënë, 07.20.2009, 08:19am
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi ndaj eksponentëve brenda selisë rozë që kërkojnë prej tij të pranojë humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe të hapë rrugën në garën për kryetarin e ri të partisë. “Ben Blushi dhe Arben Malaj nxitohen me deklaratat e tyre”, - ka qenë përgjigjja e Ramës ndaj dy figurave kryesore të PS-së, duke argumentuar se në 28 qershor, partia që ai drejton mori numrin më të madh të votave se çdo parti tjetër. Rama tha gjithashtu se, ai i ka të qarta detyrimet dhe radhët e punës, në të cilat sipas tij veç pozicionit për të mos lejuar grabitjen e mandateve të PS-së nga Berisha, nuk ka asgjë tjetër. “Unë jam kryetar i Partisë Socialiste, e cila nga zgjedhjet e 28 qershorit doli forca më e madhe në vend. Unë i kam të qarta detyrimet dhe radhët e punës time. Sot detyrimi dhe radha e punës kërkon që unë dhe Partia Socialiste të jemi në këtë pozicion, qartësisht të vendosur dhe të hapur përpara publikut, për të mos lejuar që ajo që ndodhi në 28 qershor, të përfundojë me grabitjen e mandateve tona dhe me asgjësimin e një të drejte që ne na i jep ligji zgjedhor. Të tjerët mund të nguten, por mua kjo nuk më lejohet”, - është shprehur Rama.
  » Rama nuk i njeh zgjedhjet
  » Qeveria e re të punojë për të gjithë shqiptarët
  » Sot numerohen 6 kutitë e Fushë-Kuqes
  » BE vë re përmirësim në zgjedhje
  » Raporti i ndërkombëtarëve: Zgjedhjet shënuan progres të prekshëm
  » Berisha dhe Rama thonë se fitoi Shqipëria evropiane
  » Ecuria e politikës në Shqipëri prej dhjetorit 1990
  » Ka votuar Presidenti Topi
  » Ka votuar Rama
  » Ka votuar kryeministri Berisha



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]