CHRIS MARTIN DHE RIHANNA E PËRKRAHIN KOMPANINË E JAY Z
E Martë, 03.31.2015, 11:28am (GMT+1)
Rihanna
Disa nga yjet më të njohura të muzikës në botë, përfshirë Beyonce, vokalisti i "Cold Play", Chris Martin dhe Rihanna, e kanë përkrahur kompaninë e transmetimit të këngëve në internet të Jay Z, Tidal.
Kompania ka nisur punën të hënën ndërsa është vetdeklaruar si kompania e parë e tillë që është pronë e një artisti.
Bashkpronarët e kompanisë, Kanye West, Daft Punk, Alicia Keys, Madonna dhe artistë të tjerë kanë qenë në New York që të nënshkruajnë një deklaratë bashkëpunimi të cilën e kanë quajtur, "një epokë tërësisht të re".
www.voal-online.ch
|