POLONI - SHTYHET PROCESI PËR EKSTRADIMIN E POLANSKIT
E Premte, 04.10.2015, 08:52am (GMT+1)
Regjisori Roman Polanski dhe Samantha Geimer, e cila pretendon se kur kishte 13 vjeçe ka kryer marrëdhënie me Polanskin
Një gjykatë polake e ka shtyer deri më 22 maj procesin gjatë të cilit do të vendoset nëse do të ekstradohet për në SHBA regjisori i njohur, Roman Polanski, raporton Reuters.
Polanski kërkohet në Shtetet e Bashkuara për shkak se në vitin 1977 dyshohet për një krim seksual.
Gjykatësi Dariusz Mazu, nga gjykata e qarkut në Krakov të Polonisë ka thënë se gjykata do të kërkojë nga autoritetet amerikane më shumë dokumente rreth kërkesës së tyre për ekstradim. rel
www.voal-online.ch
|