E Djelë, 12.08.2024, 01:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VAZHDOJNË PROTESTAT KUNDËR RASTIT 'MONSTRA'

E Premte, 08.08.2014, 09:23am (GMT+1)



MAQEDONI - Këshilli Organizativ i Protestave kundër rastit "Monstra" përmes një konference për media ka përsëritur edhe një herë kërkesat e tyre për drejtësi të pavarur dhe objektive në Maqedoni. Anëtari i Këshillit Organizativ, Daim Luçi deklaroi se shteti maqedonas po ushtron dhunë dhe presion ndaj popullit shqiptar në Maqedoni.

"Derisa ky shtet ushtron dhunë mbi pjesën dërmuese të popullatës së saj, derisa ky shtet nuk e respekton ligjin dhe të drejtat e qytetarëve të saj, ne kuptojmë se në këtë shtet një populli të tërë i mohohet e drejta dhe liria e tij, ne besojmë se shteti dhe ligji është në mbrojtje vetëm të një etnie. Nëse koncepti i demokracisë është vetëm akt formal në letër dhe shprehje, atëherë vlen të besojmë se pushteti në këtë shtet është centralist me funksionimin e njëjtë të sistemit të dikurshëm diktatorial komunist", tha Daim Luçi nga këshilli organizativ.

Ai lexoi edhe gjashtë pika me të cilat kërkohet lirimi i 6 të arrestuarve në rastin "Monstra" dhe 6 protestuesve, të cilët u dënuan me nga tre vjet burg, dorëheqja e prokurores dhe gjykatësit në rastin "Monstra", si dhe ministres së Punëve të Brendshme. "˜Përveç këtyre, të enjten u kërkua edhe mbikëqyrje permanente edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë mbi sistemin juridik në Maqedoni, si dhe prononcim publik nga ministri i drejtësisë për dënimet e shqiptuara ndaj 6 shqiptarëve me burg të përjetshëm dhe po kështu protestuesve me nga 3 vjet burg'-shkruan Agjencia e Lajmeve INA.

Familjari i të arrestuarve, Bedri Ajdari, tha se protestat do të vazhdojnë dhe ajo e radhës do të mbahet edhe këtë të premte nga ora 13:45. Ai i ftoi studentët, intelektualët dhe të gjithë shqiptarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë që të mbështesin këto protesta.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
S'DIHET KUSH DO TA PËRFAQËSOJË KOSOVËN NË KËSHILLIN E SIGURIMIT (08.08.2014)
USHTARËT GREKË KËNDOJNË - MALEVE PA BUKË, DO PIJMË GJAK SHQIPTAR E TURK (08.08.2014)
RIFILLOJNË GËRMIMET NË RASHKË (08.08.2014)
PËRPJEKJET INTEGRUESE NË VERI TË MITROVICËS (08.08.2014)
KATHIMERINI - HETIMET PËR PAKTIN DETAR TENDOSIN MARRËDHËNIET SHQIPËRI-GREQI (08.08.2014)
KOALICIONI LDK-AAK-NISMA I INTERESUAR PËR QEVERI STABËL - ME VETËVENDOSJEN (08.08.2014)
VV DHE AAK MENDOJNË SE VENDIMET E QEVERISË NË LARGIM JANË ANTIKUSHTETUESE (08.07.2014)
Protesta për dorëheqjen e guvernatorit FullaniZËRI I AMERIKËS - NË KËSHILLIN MBIKQYRËS NUK U PROPOZUA SHKARKIMI I FULLANIT (08.07.2014)
MARIAN GJERMENI, BURRI I MINISTRES EGLANTINA GJERMENI, ËSHTË DREJTORI KRYESOR I OPERACIONEVE FINANCIARE NË BSH (08.07.2014)
NË TIRANË KA FILLUAR PROTESTA E PARALAJMËRUAR PËR LARGIMIN E FULLANIT NGA BANKA E SHQIPËRISË DHE VËNIEN E TIJ PARA DREJTËSISËKa filluar në orën 14 dhe vazhdon deri në orën 20 (08.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]