E Shtunë, 10.12.2024, 01:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TË RINJTË NË MAQEDONI PERSPEKIVËN E SHOHIN NË MËRGIM

E Enjte, 08.14.2014, 06:47am (GMT+1)



Të rinjtë në Maqedoni kanë vetëm dy rrugë për të zgjedhur, njëra është të pajisen me librezë partiake, që nënkupton mundësinë e vetme për t`u punësuar në administratën shtetërore, ose të zgjedhin rrugën e mërgimit, vlerëson Marjan Zabërçanec, drejtor i Forumit për Arsimim të të Rinjve.

"Një numër i madh i hulumtimeve tregojnë se të rinjtë nuk e shohin perspektiven e tyre këtu në Maqedoni. Arsyeja kryesore që i çon ata kah ideja për të migruar ka të bëjë me cilësinë e jetës. Këtu kemi dhe faktin që mbi 60 për qind e të rinjve të ardhmen e tyre nuk e shohin në vend".

"Nëse më parë kishim tendencën e migrimit të brendshëm nga qytetet më të vogla dhe rrethina, kah kryeqendra, tani edhe Shkupi, si kryeqytet nuk është atraktiv, nuk ofron shumë mundësi, andaj dhe rinjtë synojnë vendet evropiane apo Shtetet e Bashkuara", vlerëson Zabërçanec.

Ai thekson faktin se nga të rinjtë, ngritja profesionale pa mbështetjen politike, shihet si mision i pamundur.

"Si fajtor kryesor për situatën e këtillë, do të fokusoja sistemin shtetëror, i cili qeveriset nga kjo garniturë politike. Por, edhe ata, që ishin më parë, të cilët në bazë të politikave qeveritare margjinalizuan interesat e të rinjve me qëllim që grupmoshat më të reja t`i vënë në funksion të interesave të tyre partiake dhe jo të rinjtë t`i trajtojnë si partnerë të zhvillimeve të ndryshme që ndodhin në shoqëri", thekson Zabërçanec.

Edhe Valon Kurtishi, nga organizata joqeveritare "Yliricum" nga Tetova konsideron se politizimi i skajshëm i shoqërisë është ajo që ngulfat perspektivën e të rinjve në Maqedoni.

"Si rrjedhojë e tensioneve ndëretnike, një pjesë e të rinjve, veçanërisht në zonat, thënë kushtimisht, ku etniteti të cilit i përkasin është pakicë, nuk shohin perspektivë aty dhe tentojnë të largohen. Pra, kombinimi i faktorëve politikë me ata politiko-etnik mendoj se është ajo që shkakton largimin e të rinjve nga vendi", konsideron Kurtishi.

Ai shton se të rinjtë në Maqedoni kanë shumë potencial, si në aspektin e njohurive dhe ideve, ashtu dhe guximin për të kontribuar në shoqëri, po vetëm nëse atyre u lihet hapësirë, duke përjashtuar tërësisht presionin politik.

"Rinia e këtij vendi duke qenë një rini evropiane, por edhe e edukuar dhe e shkolluar deri diku kënaqshëm, është e pasur me ide, disponon ide të shumta për të dalë nga ky ngërç socio-politik që ka kapluar tërë shoqërinë tonë. Por, një shumësi e faktorëve që përmenda më lart, si ata ekonomik dhe politik,i  pengojnë këto ide të implementohen në praktikë", vlerëson Kurtishi.

Për dallim nga qëndrimet e sektorit civil që trajton të drejtat e të rinjve, autoritetet zyrtare të Maqedonisë theksojnë se masat e fundit të qeverisë për të liruar nga taksat ato kompani, të cilat punësojnë të rinj, ka rezultuar me sukses, me atë që, sipas tyre, pothuajse çdo ditë në vend punësohen nga 20 të rinj.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VJEDHJA E THSARIT, DOSJA E PLOTË PËR ÇOLLAKUN - RREZIKON DERI 7 VJET BURG (08.14.2014)
FAMILJA E PISTËS I SHKRUAN THACIT - KËRKON DREJTËSI (08.14.2014)
MAQEDONI - NDASITË ETNIKE, EVIDENTE EDHE 13 VJET PAS MARRËVESHJES SË OHRIT (08.13.2014)
NDASI ETNIKE - EVIDENTE EDHE 13 VJET PAS (08.13.2014)
KOSOVË - PRITET VENDIMI I GJYKATËS PËR 40 TË ARRESTUARIT PËR TERRORIZËM (08.13.2014)
NDIKIMI I KRIZËS POLITIKE TË KOSOVËS NË PROCESET E SERBISË (08.13.2014)
KOSOVË - PRITEN SË PAKU EDHE 20 ARRESTIME (08.13.2014)
GJERMANIA NUK LËSHON PE - KOSOVA DO TË JETË NË OKB (08.13.2014)
ISHUJT SOLOMONE E NJOHIN KOSOVËN (08.13.2014)
OLIVER IVANOVIC DHE KATËR TË TJERË AKUZOHEN PËR KRIME LUFTE DHE VRASJE (08.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]