VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHKODËR SHQYPNIA!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 12:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SHKODËR SHQYPNIA!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Hënë, 12.06.2010, 11:11am (GMT+1)

Për hyrje: Jo thjesht e veç për bukurtingëllim. Edhe për gjithçka tjetër, Shkodra asht vetmi qytet me i shkue për shtat shqyptimi i Shkodër Shqypnia. Dhe Shqypni i asht thanë gjithkahes "qysh prej Tivarit deri në Prevezë, gjithkundë lshon dielli vapë edhe rrezë" (Vaso Pasha, O moj Shypni, 1878). Shkodra na i ka dhanë mbretnit ma të lashtë, Bardhylin e Gentin, mbretneshën ma të lashtë, Teutën, na ka dhanë emën, dinjitet, qytetnim e kulturë ma shumë se kushdo tjetër.

Për parathënie: Nuk bën që për Shkodrën me u kujtue vetëm sa herë e mësyjnë fatkeqësitë. Nuk jam nga ata. Për Shkodrën duhet me u kujtue sa herë kujtohesh për Shqipërinë, pra në çdo çast. Në këta bëj pjesë unë.

Shkodra, nuk mund ta mohojë kurrkush, ka pozitën gjeografike dhe natyrore më të privilegjuar të mundshme: pranë liqenit më të madh në gadishull, njërit ndër më të mëdhejtë në Evropë, në gji të deltave të disa prej lumenjve më të veçantë, rrëzë Alpeve dhe krejt ngat detit, me ultësira, me reshje, me prurje ujërash, me plot ditë me diell, "mos me pas çka me lypë mâ", kishin me thënë në Shkodër. Nuk është hera e parë në botë Shkodra që privilegjet me iu kthye në bumerang.

Fatlumnitë e pozitës gjeografike e natyrore të Shkodrës u shndërruan përfundimisht në fatkeqësi prej ndryshimeve gjeopolitike, çka e bëri Shkodrën një qytet kufitar, me një liqen të ndarë, nga metropol e çoi drejt provincizimit, nga të adhuruar e të lavdëruar e çoi drejt mëllefit dhe mallkimit.

Shkodra, kryeqytet tradicional i shqiptarëve, metropol rajonal e evropian, mjerisht nuk u bë kryeqytet i Shqipërisë së pavarur. Me e pasë idenë e plotë se çfarë të mirash do t'i vinin qytetit, vendit dhe kombit, duhet me e lexue patjetër publicistikën shteruese të At Gjergj Fishtës, ai e ka hedhur dhe e ka mbrojtur me këmbëngulje e me argumentet më të përkryera e më të pakundërshtueshme atëherë dhe përherë idenë për Shkodrën kryeqytet. Përveç pozitës së privilegjuar, Fishta shihte tek Shkodra qytetin e ndodhur në Veriun e vendit, me pasuritë më të mëdha e më të pashtershme tokësore dhe mbitokësore. Fishta shihte tek Shkodra bastionin shqiptar dhe qytetërues kundruall fqinjëve veriorë antishqiptarë dhe antiqytetërues. Fishta shihte urën për tek e ardhmja, shihte urën për tek Perëndimi.

Fishta në satira ia parandiente Shkodrës edhe mallkimet e kobshme të paskëtajme, nëse përdorim këtu një fjalë aq të pëlqyer të Naimit, ndajfolje kohe e së ardhmes, futurit. Thoshte: "Çohet dreqi i kuq në prrue, vjen e fshin b.... për mue." Vinte pa vonuar komunizmi dhe do të kishte armikun më të madh Shkodrën, tokën, qiellin, ajrin, frymën, të shkuarën, të ardhmen, historinë, gjithçka. Çka bëri komunizmi në Shkodër gjysmë shekulli mund të konsiderohet pa drojë një genocid klasik, para së gjithash, kulturor.

Donte Zoti, kundër dëshirës së komunizmit, Shkodrës dhe veriut do t'iu dilte fati i hidrocentraleve të mëdhej mbi lumin Drin, duke e kthyer sadopak vëmendjen pozitive tek Shkodra dhe duke ndikuar sadopak në mbijetesën e Shkodrës. Megjithatë viti 1990 do ta gjente Shkodrën më të rrënuarën jo vetëm në Shqipëri e në hapësirën shqiptare, por edhe në gadishullin Ilirik, katandisur pamëshirshëm në Ballkan nga komunizmi sovjetik, çka nuk e kishin arritur dhe nuk kishin me e arritë kurrë Otomanët.

Demokracia në ardhje e sipër tek ne, hapja ndaj Perëndimit dhe ndaj botës, më në fund edhe hapja me fqinjët, do të duhej para së gjithash e mbi të gjitha t'ia kishin kthyer së pari dhe krye herës Shkodrës hiret e bjerrura, hiret e rrënuara, hiret e përdhosura, hiret e dhunuara, hiret e dikurshme. Duke ia kthyer Shkodrës hiret e veta, ashtu do t'iu ktheheshin hiret të gjithë Shqipërisë, do t'iu ktheheshin hiret të gjithë shqiptarëve. Nuk u bë ashtu, madje në 20 vjet pluralizëm të Shqipërisë, Shkodra ka qenë objekt i revanshizmit më të egër komunist të agonizuar, të teptisur dhe më të egërsuar se kurrë.

Prej vitit 2005 qeveria ka bërë jo pak për Shkodrën. Shkodra është kthyer sërish në vëmendjen pozitive. Kjo duket se nuk mjafton. Shkodra duhet me u kthye sa më në qendër të vëmendjes pozitive. Kjo domethënë që Shkodra me qenë tashmë sa më në qendër të projekteve të mëdha qendrore zhvillimore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Fatkeqësia e fundit natyrore, një ndërthurje projektimesh harrikane dhe cunami në tentativë, është një paralajmërim që, sa nuk është vonë a tepër vonë, Shkodra si projekt qendror gjithë kombëtarë me u vënë sa më në qendër të vëmendjes pozitive.

Pse jo? Shkodra ka një liqen të sajën të përbashkët me qytete e vendbanime tashmë të Malit të Zi. Në kushtet e hapjes sa më të plotë mes fqinjëve tashmë evropianë, pse Liqeni i Shkodrës të shpëtojë nga kënetëzimi dhe të mos shndërrohet në një nga pikat më të ndritshme në hartën e sotme të turizmit bashkëkohor. Ju lutem përfytyrojeni pak Liqenin e Shkodrës në mes të Shqipërisë dhe të Malit të Zi sikur të kishte qenë midis Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë, aty ku ndodhet Liqeni i Konstancës. A nuk do të ishte një nga perlat më të hatashme të Evropës?

Raportet e reja të detyrueshme tashmë nga raportet me ciklet e reja klimatike tashmë të pranishme edhe në Shqipëri. Shqipëria është buzë dy deteve, me dy temperamente të ndryshme. Njëri, Adriatiku, në mos një ditë - një tjetër, në mos një natë - një tjetër, do t'ia behë nëpër qendrat e qyteteve në pjesën më të populluar të Shqipërisë nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Laç, Tiranë, Elbasan e Berat. Shqipëria është pellg i shumë lumenjve dhe mbart deltat e shumë lumenjve, të gjithë me temperamente të papërmbajtura. Ato janë pasuri e pashtershme natyrore për hidrocentrale, për liqene artificiale, për rritje të sipërfaqes ujore, për rritje të lundrueshmërisë, për larmi të komunikacionit, për sistemime të reja urbanistike, për infrastuktura të reja brenda dhe jashtë qyteteve, për hope të reja turistike, për metropolizim të Shqipërisë në kontekst rajonal. Dhe ky projekt nuk mund të mos zinte fill si ide dhe si realizim tek Shkodra, prej nga dilet jo vetëm në veriun e Shqipërisë e të shqiptarëve, por edhe drejt Malit të Zi dhe Kroacisë me veçori të vetat nga duhet përfituar dhe nuk duhet humbur. Ashtu liqeni, lumenjtë, deltat, Alpt, me atë ndërthurrje e ndërlikim të pafundëm deri në fantazinë më të pakontrolluar tek Shkodra të shndërrohen në pasuri të pallogaritshme si për Shkodrën, ashtu edhe për gjithë projektin kombëtar e rajonal, ku Shkodra në mos qendër, të paktën të jetë nyjë e madhe qendrore.

(Tiranës, për dijeni Prishtinës dhe gjithandej Shqipërisë, ua rekomandoj për këtë edhe literaturën përkatëse: Ju lutem lexojeni publicistikën e Fishtës për Shkodrën, të cekur nga kreu i këtij shkrimi. Është absolutisht e kohës.)

Pa përmbyllje dhe pa pasthënie: Për këtë duhet të pajtohen të gjithë faktorët politikë, të gjithë faktorët shqiptarë, sa nuk është vonë. Harrikanat dhe cunamet në tentativë duke iu vërsulur Shkodrës, prej andej gjithë Shqipërisë, janë kambana gjithnjë më shurdhuese. E ata po bien për ne, nëse kemi veshë, nëse kemi mend.

(Botuar në Bota Sot më 5 dhjetor 2010)

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FUNDI I DIPLOMACISË SIÇ E NJOHIM?Nga WOLFGANG ISCHINGER, New York Times, ish diplomat gjerman (12.06.2010)
66-Vjetori i Lindjes sëPresidentit legjendar të Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova NGA FRANK SHKRELI (12.05.2010)
NE U NDIEM TË PLAÇKITURNga ROGER COHEN, New York Times (12.05.2010)
RUGOVA MUNGON ELEKTORATI MË RUGOVIAN SE KURRËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.05.2010)
EDHE KËTË FUNDNËNTOR POLITIKA NË SHQIPËRI KONSUMOI FOLKLORNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.03.2010)
FENOMENI WIKILEAKS DHE MARRËDHËNIET MIDIS SHTETEVE TË BASHKUARA DHE SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI (12.02.2010)
PREJ UIKIKINANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (12.02.2010)
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.01.2010)
BISEDOJ ME NËNËN NË LETËRNga MIMOZA DAJÇI (12.01.2010)
NJË DINASTI KOMUNISTE QË DUHET TË SHEMBETNga FRANK SHKRELI (11.30.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]