
Isa Mustafa do të
kujtohet si lideri që u dominua nga ai krah i LDK-së, që ai e dominoi dhe e
mposhti me votën e elektoratit, i cili votoi për të me qëllim reformimin e partisë.
Sot në LDK nuk ka ndryshuar asgjë, veç
largimit të Fatmir Sejdiut, i cili u zëvendësua me Isa Mustafën. Pjesa tjetër ka mbetur si më parë. Sot Fatmir
Sejdiu ngjan me një viktimë, ndërsa Isa Mustafa me një renegat. Sepse Isa
Mustafa i mashtroi ata që e votuan në Kuvendin e Shtatë, i hëngri me bukë
fjalët e tij për reformim të partisë e doli krejt nga fjala që dha.
Problemi i LDK-së nuk
ishte Fatmir Sejdiu, por lidërshipi, klani, bajraku, organizimi tribal që e çoi
LDK-në në katastrofë në zgjedhjet e 2007, i cili mbeti po aq i fortë edhe në
zgjedhjet e 2010. Sot Isa Mustafa është në të njëjtin rol që kishte Sejdiu, me
ndryshimin se këtë pozicion e merr nga pozitat e renegatit, pasi i ndryshoi
idealet, fjalët dhe flamujt, duke u shitur e trafikuar tek kundërshtarët. Sepse
nëse Isa Mustafa ishte kundërshtar me Fatmir Sejdiun, ai do të duhej të ishte
kundërshtar edhe me Ekrem Kryeziun apo me ata me të cilët sot del krah për krah
e qafë për qafë në fushatë.
Isa Mustafa në vend të ringjalljes të partisë, zgjodhi të
kthehet në renegat, sepse iu përvodh premtimeve, i mashtroi ata të cilëve u
premtoi reformim e ndryshim, dhe dezertoi duke u bashkuar me ata me të cilët
ishte kundër deri në momentin kur u bë kryetar, çka do të ketë çmimin adeguat për
Mustafën si lider e për partinë që ai e udhëheq.
Çiftëzimi i Isa Mustafës
me Ekrem Kryeziun, duke iu kundërvënë Ukë Rugovës, është mjerimi më i madh për ish-partinë
më të madhe të Kosovës, e cila në këtë mënyrë shkon e sigurt drejt një humbje
të re, që do ta detyrojë Isa Mustafën të japë dorëheqjen, por do t'i sigurojë
atij dhe klanit që mban partinë me dorë të hekurt, ndejtëse në Kuvendin e ri të
Kosovës, që do të dalë prej këtyre zgjedhjeve.
Orientimi i fushatës së
LDK-së në sulme gjoja kundër PDK-së është farsë e mjerë, pasi klani i Sejdiut,
i cili e ka bërë sot Isa Mustafën t'i harrojë premtimet e të kthehet në
renegat, ishte ai që e qeverisi bashkë me PDK për tre vjet Kosovën, dhe nëse
kjo qeverisje ka dështuar, me të ka dështuar edhe klani, i cili e detyron Isa
Mustafën të harrojë se është Isa Mustafa,
personi që i premtoi elektoratit reformim dhe ndryshim të LDK-së.
Isa Mustafa nga
kritikues i metodave përçarëse dhe klanore të Sejdiut, u kthye në trashëgimtar
dhe vijues i këtyre metodave dhe këtij stili, të cilat do të vazhdojnë ta
tkurrin LDK-në dhe nuk do t'i japin më 12 Dhjetor veç disfatën.
E kam thënë edhe në një
shkrim më parë, dhe e përsëris, se Isa Mustafa e kishte fitoren në dorë, se
fitorja e Isa Mustafës do të ishte më e lehta, nëse do të distancohej nga kasta
e vjetër e do të mjaftohej të shtrinte dorën për bashkëpunim e të hapte derën e
partisë e të mirepriste, si zot i shtëpisë.
Por ai në vend se të
jetë zot i shtëpisë zgjodhi rolin e maxhordomit ( maggiordomo ) shërbyesit; në vend që të zgjidhte rolin e liderit
ndryshe nga ai i humbësit pararendës, liderit me ide dhe vizion
gjithëpërfshirës, ai zgjodhi të dalë
nëpër fushatë në një duet të papërshtatshëm, bajat dhe anakronik me Ekrem
Kryeziun, figurën më të shplarë dhe më intrigante të klanit të Sejdiut. Isa
Mustafa zgjodhi të kthehet në renegat. Në vend që ta bënte këtë fushatë me sa
më tepër aleatë e me sa më tepër miq, të cilët i zgjatën dorën, ai zgjodhi të
jetë kryetari solitar i LDK-së, duke vazhduar e mbajtur në izolim e karantinë
LDK-në, e duke zgjedhur të presë biletën e humbësit.
( Ky opinion u botua tek Bota Sot më 8 Dhjetor)
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ