
Tokyo
XHONI dhe unë jemi kuzhinën tonë në Dakota në
mes të natës. Tri macet - Sasha, Misha dhe Sharo - nuk ia ndajnë sytë Xhonit, i
cili është duke bërë çaj për ne të dy.
Sasha është e gjitha e bardhë, Misha është e
tëra e zezë. Ato dyja janë mace të mrekullueshme të racës së kulluar persiane.
Sharo, nga ana tjetër, është një bastarde. Xhoni kishte një dashuri të veçantë
për Sharon. "Ti ke një fytyrë të hatashme, Sharo!" i thoshte ai asaj
duke e lëmuar.
"Ioko, Ioko, duhet t'i vësh fillimisht
qeset e çajit në filxhana, dhe pastaj të hedhësh ujë të valë." Xhoni mori
rolin e çajbërësit, duke qenë anglez. Kështu që ia lashë atij ta bëjë.
Ishte e bukur të ishe zgjuar deri në mes të
natës, kur nuk kishte asnjë tingull në shtëpi, dhe ta hurbësh çajin që do ta
bënte Xhoni. Një natë, megjithatë, Xhoni tha: "Po flisja me tezen Mimi
këtë pasdite dhe ajo thotë se duhet hedhur uji i valë më parë. Pastaj qeset e
çajit. Unë mund të betohem që ajo më mësoi për t'i vënë fillimisht qeset e
çajit, por ... "
"Pra, gjithë këtë kohë, ne e kemi bërë
atë gabim?"
"Epo ..."
Ne të dy u shkrimë bashkë. Kjo ndodhte më 1980. Asnjëri prej nesh nuk e dinte
se ai do të ishte viti i fundit i jetës sonë së bashku.
Ky i
sivjetmi do të kishte qenë 70 vjetori i ditëlindjes së Xhonit në qoftë se ai do
të ishte midis nesh. Por njerëzit nuk duan të dinë nëse ai është midis nesh apo
jo. Ata vetëm e duan atë dhe po e mbajnë të gjallë me dashurinë e tyre. Unë kam
marrë shënime nga njerëz në të gjitha qoshet e botës që më bëjnë mua të ditur
se ata po e kremtojnë këtë vit në shenjë falënderimi ndaj Xhonit që na dha aq
shumë në ato pak 40 vitet e tij mbi tokë.
Dhuratën
më e rëndësishme që kemi marrë nga ai nuk ishin fjalët, por veprat. Ai besonte
në të Vërtetën, dhe guxoi të flasë. Ne të gjithë e dinim se kështu ai i kishte
mërzitur disa njerëz të fuqishëm. Por ky ishte Xhoni. Ai nuk mund të ketë qenë
në ndonjë mënyrë tjetër. Nëse ai do të ishte këtu tani, unë mendoj se ai ende
do ta thoshte me zë të lartë të vërtetën. Pa të vërtetën, nuk do të ketë mënyrë
për të arritur paqen në botë.
Atë ditë,
ditën kur u vra, ajo që unë kujtoj është nata kur ne të dy u shkrimë bashkë
duke pirë çaj.
Thonë se
adoleshentët qeshin edhe pse bie një kapelë. Në ditët e sotme unë shoh shumë të
rinj të pikëlluar dhe zemëruar me njëri-tjetrin. Xhoni dhe unë ishim të rinj të
vështirë. Por në kujtesën time ne ishim një çift i cili qeshi./Elida Buçpapaj
-
Yoko Ono është artiste.