*** Parulla demagogjike "jemi vëllezër myslimanë"
për nga feja (që nënkupton përçarjen, përvetësimin, mashtrimin dhe sfidimin e
shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Shqipërinë etnike), nuk ka
kurrfarë peshe te shqiptarët qoftë të besimitmysliman, katolik apo ortodoks,
sepse feja e tyre e përbashkët është KOMBI SHQIPTAR dhe SHQIPËRIA ETNIKE. Në
këtë kuptim, nuk mund të "fusin spica" të pëçarjes së shqiptarëve mbi
bazënfetare, as Irani, as Stambolla, as Athina, as Beogradi, as Moska
etj., sepse shqiptarët (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë) në shekuj,
kurrënjëherë nuk kanë pasur konflikt ndërfetar ngase gjithmonë i ka bashkuardhe
afruar vetëdija, ideali dhe ndërgjegjja e lartë kombëtare dhe atdhetare
shqiptare, si dhe lufta e përbashkët për liri dhe për pavarësi nga pushtuesit e
huaj, duke u bazuar në amanetin e pavdekshëm të Vaso Pashë Shkodranit: "Mos
shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptaria". Kjo është
KRYEVLERA fetare, politike, kombëtare, atdhetare, vëllazërore dhe paqësore,
të cilën, edhe sot, shqiptarët eruajnë dhe e mbrojnë si sytë e ballit. Prandaj,
për çdo lloj provokimi (qoftë mbi bazën fetare, qoftë mbi atëpolitike) të
kësaj vlere të shtrenjtëdhe të shenjtë, SHQIPTARËT në çdo çast e kanë
përgjigjën UNIKE si KOMB SHQIPTAR (myslimanë+katolik+ortodoks). Kjo
është vlera e tyre sublime, që në shekuj i ka mbrojtur nga
rrebeshet dhe nga stuhitë e sunduesve dhe të armiqve të ndryshëm të egër
kolonialistë. Kjo është "vija e kuqe", të cilën shqiptarët (myslimanë,
katolikë dhe ortodoksë) nuk lejojnë dhe nuk pranojnë që të davaritet për asnjë
çmim.
***Politika dhe diplomacia e Iranit, duhet ta kenë të qartë se shqiptarët në
Kosovë (myslimanë, katolikë dheortodoksë, të gjithë këta vëllezër për nga
gjaku, gjuha, kombi, kultura,historia, tradita, zakonet, atdheu etj.) nuk
pranojnë që me Serbinë kolonialiste, ta negociojnëlirinë, pavarësinë dhe
sovranitetin e Republikës së Kosovës, sepse mjaft kanë qenë plaçkë koloniale e
Serbisë,që nga vjeshta e vitit 1912 e deri më 10 qershor 1999, kur
përfundimisht Kosova vihet nën mandatin juridik ndërkombëtar të OKB-së (UNMIK),
sipas Rezolutës 1244të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që
përfshin edhe NATO-n (KFOR). Pikërisht në këtë datë të shënuar historike për
shqiptarët, njëherë e përgjithmonë mori fund sundimi barbarik, gjenocidal dhe
kolonial 100-vjeçar i Serbisë mbi Kosovën e Shqipërisë etnike.
Ndaj "leksionet" diplomatike tëIranit( të shpaluara nga Ali Amouei, ambasador i
Iranit në Shqipëri) nuk u nevojitenshqiptarëve të Kosovës, kur është fjala që
të pajtohen me Serbinë (ashtu si ukonevnon interesave të politikës
hegjemnoniste dhe imperialiste të Serbisë dhe të Rusisë, si dhe
aleatëve të tyre ndërkombëtarë), sepseUashingtoni e ka fjalën
kryesore,Uashingtoni është pararoja,"instruktori" dhe
shpëtimtarikryesor i tyre dhe i Kosovës, sepse aika sakrifikuar,
investuar dhe kontribuar më së shumti (si në kohë lufte, ashtuedhe në kohë
paqeje), që sot Kosova, të jetë e lirë, e pavarur dhe sovrane, joSerbia, as
Rusia, as Kina , as Arabia, as Kuba e as Irani... etj.
Kontestimii pavarësisë së Kosovës-justifikim i politikës kolonialiste të
Serbisë mbiKosovën!
Të gjithë ata, që mbështesin tezat dhe qëndrimet e politikëszyrtare të
Beogradit, të Moskës, të Pekinit, të Teheranit...etj., se kinëse pavarësimi
i Kosovës shqiptare ka dëmtuar interesat e Serbisë, si dhe ka vënë
në pikëpyetje, qëndrueshmërinë, paqen dhe sigurinë në Ballkan, nuk janë
dashamirë, as mbështetës së Kosovës sëpavarur dhe sovrane, por vetëm
përkrahëstë politikës kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë në disfavor
të sëdrejtës së vetëvendosjes, të drejtësisë, të lirisë, të paqes dhe të
pavarësimit të Kosovës shqiptare.
Prandaj, u erdhi mirë apo keq të tëgjithë oponentëve dhe kontestuesve
tëpavarësisë së Kosovës, -Vëllezër, miq dhe dashamirë të shqiptarëve në
Kosovë,janë Amerika, NATO-ja dhe aleatët e tyre evro-perëndimorë, që çliriuan
dheshpëtuan mbi 2 milionë shqiptarë ngaagresioni dhe nga gjenocidi
i Serbisë sëSlobodan Milosheviqit (1998/1999), jo askush tjetër, që hiqen si
vëllezër tëshqiptarëve në emër të fesë islame për të përfituar për interesa të
ndryshme politike, me qëllim që t'idistancojnë dhe t'i izolojnë nga Shtetet e
Bashkuara të Amerikës dhe tëpartnerëve të saj tradicionalë. Mirëpo, kjo
"llogari pa hanxhiun" e fundamentalizmave dhe e ekstremizave islamikënuk do të
jetësohet kurrë ngase Kosova gjeografikisht dhe gjeopolitikishtndodhet në
Ballkan, jo në Lindjen e Afërt, të Mesme a të Largët, as në Afrikë eas në Azi.
-Kush dëshiron që të ketëlidhje të ngushta dhe marrëdhënie të mira dhe miqësore
me shqiptarët, së pari,duhet ta kuptojë drejt e qartë këtë amanet historik të
patriotit të madhshqiptar, Vaso Pashë Shkodrani: "MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA,
SE FEJA ESHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA"!
Ndryshe nuk mund të ketë marrëdhënie të mira me shqiptarët,(edhe pse u
përkasin tre konfesionevefetare mysliman, katolik dhe ortodoks), të cilët
historikisht në jetën e tyretë pëbashkët kurrnjëherë nuk i kanë përzier
(ngatërruar) fetë e tyre me politikën, me kombin dhe me atdhuen e tyretë
shtrenjtë. Nuk ka dyshim se, kjo largpamësi e tyre ka ndikuar
pozitivisht në ruajtjen dhe në respektimin e tolerances, tëbashkëpunimit
dhe të bashkëjetesës sëshëndoshë kombëtare, politike, fetare dhe atdhetare
shqiptare. Një strategji ekëtillë vizionale progresive, embështetur në
vlerat kulminante kombëtare dhe atdhetare, ka luajtur rolin egarantit kryesor,
që shqiptarët (edhe pse iu takojnë tri feve të ndryshmemyslimane, katolike dhe
orotodokse), të mos përçahen, të mos luftojnë dhe tëmos konfrontohen mbi bazën
fetare. Kjo është fitorja më e madhe e shqiptarëve dhe e
Shqipërisëetnike. Nga ky shembull pozitiv unikat në botë, mund të mësojnë
të gjithë ata popuj, që kanë probleme dhekontradikta ndërmjet konfesioneve
tëndryshme fetare.
Të përfillet e drejta ndërkombëtare, jopolitika kolonialiste e Serbisë!
Sipas së drejtës ndërkombëtare, njohja e një shteti nga një shtettjetër, nuk
është akt i detyrueshëm, por akt i vullnetit të mirë dhe iinteresit të
ndërsjellë. Ndaj, në rastin konkret të Kosovës, kjo do të thotëse, edhe
Iranin, si dhe shtetet e tjeratë bashkësisë ndërkombëtare, (që ende nuk e kanë
njohur Kosovën), askush nuk mund t'i detyrojë që tanjohin
Republikën e pavarur të Kosovës,nëse ato kanë dilemat dhe rezervat e tyre
politike, diplomatike etj.
Në këtë vështrim, edheRepublika Islamike e Iranit ka të drejtën e saj, ta njohë
apo mos ta njohështetin e ri të pavarur të Kosovës. Mirëpo, shkak për
mosnjohjen e deritashme të Kosovës nga ana e Iranit,nuk mund të konisderohet
"zgjidhja e njëanshme, afatshkurtër, epaqëndrueshme dhe e imponuar njërës
palë"(domethënëSerbisë mh), ashtu siç ka pohuar ambasadori Iranian në
Tiranë, Ali Amouei,sepse kjo është tezë e falsifikuar dhe epaqëndrueshme
e politikës dhe ediplomacisë serbe, në saje të së cilës Beogradi
zyrtar po e kontestondhe po e mohon njohjen e pavarësisë së Kosovës në
kundërshtim flagrant meparimet e së drejtës ndërkombëtare, edhe pse Gjykata
Ndërkombëtare e Drejtësisë së Hagës (22 korrik 2010) vlerësoi se shpallja
e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, nuk përbën asnjëshkelje të normave,
të rregullave dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare.
Rezervat absurde të diplomacisë së Teheranitndaj Kosovës!
*** Ali Amouei (ambasador i Iranit në Tiranë),ka deklaruar se: "Ne kemi bindjen
se rrugëzgjidhja e qëndrueshme eçështjes së Kosovës janë bisedimet me Serbinë,
ndërsa anëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtarduhet të ndihmojnë në
lehtësimin e këtyre bisedimeve. Rrugë-zgjidhja e njëanshme dhe e imponuar mund
të jetë në interestë njërës palë për një periudhë afatshkurtër, por nuk do të
jetë e qëndrueshme." (Pjesë nga Intervista, dhënë gazetës së Tiranës"Shekulli"
të datës 5 gusht 2012).
Sipas përmbajtjes sëkëtij pasusi, dalin dy mesazhe sugjeruese për politikën dhe
për diplomacinë ekrerëve drejtues të Kosovës: Së pari,të vendosin kontake
dhe, të zhvillojnë negociata me Serbinë, kinëse për të gjeturndonjë "zgjidhje
të qëndrueshme dhe afatgjatë" për statusin e Kosovës dhe, sëdyti , të mos ketë
"zgjidhje të njëanshme, afatshkurtër dhe tëimponueshme"!?
Po,kështu thotë politika zyrtare e Beogradit, se kinëse me pavarësimin
eKosovës(17.02.2008), Serbisë iu paskësha "imponuar zgjidhja e njënashme"!?
Kjo nukështë e vërtetë, edhe pse Beogradi, Moska dhe Pekini, duke e
keqpërdorurKëshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e kanë bllokuar
njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, nëkundërshtim të
plotë me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me parimet e sëdrejtës
ndërkombëtare, duke mbrojtur ineteresat koloniale të Serbisë mbiKosovën
(1912-1999).
Që të mos ketë keqkuptime dhe keqinterpretime, autori nukpretendon që ta
ndryshojë këtë bindje tëgabuar të diplomacisë së Teheranit ndaj çështjes
së Kosovës, por e ka përdetyrë, të vërë në dukje faktet dhe argumentet se, një
bindje e tillë, është epapranueshme për shqiptarët e Kosovës ngase është
simetrike me "bindjen" dhe meqëndrimet e kursit të politikës, të propagandës
dhe të diplomacisë zyrtare të qarqeve drejtuese të Serbisë, që Kosovës po
ia kontestojnë dhe, po ia mohojnë tëdrejtën e vetëvendosjes si
mbibazën e së drejtës historike mbi Kosovëne Shqipërisë etnike, ashtu
edhe mbi atëtë së drejtës ndërkombëtare, duke e konsideruar si "pjesë të
territorit serb",përkatësisht si koloni të saj të dikurshme(1912-1999). Kjo
është "zgjidhja eqëndrueshme, afatgjatë e paqësore", që Serbiapostfestum
(me bishtbisedime herë në shkallë "teknike", e së fundi, edhe nënivelin më të
lartë shtetëror ) po kërkon t'ia imponojë Kosovës (duke upërpjekur që atë ta
rikthejë nën sovranitetin e saj kolonial 100-vjeçar), edhepas pavarësimit të
saj më 17 shkurt 2008. Mirëpo, një objektiv të tillëkolonial dhe hegjemonist
Serbiamë kurrë nuk ka shans, që ta kapitalizojë në favorin e politikës së
sajimeprialiste, sepse, tanimë, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i
njohurnga 91 shtete të bashkësisë ndërkombëtare.
Pra, nuk kemi se çfarë të bisedojmë, as të dakordohemi me Serbinë, kurështë
fjala për statusin e pavarësisë së Kosovës, sepse ai, tanimë, ështëmbyllur që
nga 17 shkurti 2008, kur Kosova shpallet si shtet i pavarur dhesovran. Këtë
gjendje faktike dhe juridike, të bazueshme dhe të jusitifikueshme sipas
normave dhe parimevetë së drejtës ndërkombëtare, e ka konstatuar edhe Gjykata
Ndërkombëtare eHagës, më 22 korrik 2010.
Kosova si koloni e Serbisë, do të digjteBallkanin!
Pavarësisht se çfarë motivesh, rezervash, bindjesh
dhedilemash politike kanë Irani,Pakistani, Maroko, India,
Argjentina..., etj. lidhur me mosnjohjen e statusit të Kosovës së
pavarur dhe sovrane, ne nuk kemindërmend t'i kërkojmë falje Serbisë,
pse kemi luftuar për çlirimin, për shpëtimin dhe për pavarësimin eKosovës
shqiptare, që të mos ketë mëstatusin kolonial dhe vasal nën Serbi (1912-1999).
Nolens volens, e pranoi aponuk e pranoi Serbiakëtë realitetit-shkëputjen
e Kosovës ngasundimi i saj i egër kolonial njëqindvjeçar, kjo është
zgjdhja përfundimtare edrejtë, e qëndrueshme dhe paqësore, që në afat të gjatë,
do ta qetësojë dhestabilizojë Ballkanin. Çdo zgjidhje tjetër politike në favor
të kolonializmit tëSerbisë, do të thoshte luftë, flakë dhe zjarr i pashuar për
Ballkanin.
Prandaj, nuk ka asnjë dyshim se pavarësimi i Kosovës ngaSerbia kolonialiste (17
shkurt 2008), është zgjidhja më e mirë, më e drejtë, më racionale dhe më
dobiprurërëse jo vetëm për shqiptarët, por për gjithëpopujt e Ballkanit,
sepse është nëfunksion të rujatjes së paqes, të sigurisë dhe të
stabilitetit të Ballkanit, qëështë e ndërlidhur me stabilitetin, me sigurinë
dhe me paqen e Evropës.
Kjo është e vërteta e qëndrueshmedhe e pamohueshme, të cilën në momentin e
rëndësishëm historiko-politik përfatin e Kosovës, e ka pohuar edhe
Condoleezza Rice (ish-sekretarja e Departamentit Shtetëror
Amerikan), duke nënvizuar se "Vetëm pavarësia e Kosovës mund të
sjellë stabilitetin në Ballkan"("Only independence for Kosovo canbring
stability in the Balkans")!
Në këtë kontekst, diplomacia iraniane nuk ka pse ta vërë në
pikëpyetje pavarësimin eKosovës, ashtu siç është shprehur ambasadori iranian,
Ali Amouei se gjoja " kur autoritetet iraniane të arrijnë nëpërfundimin
se njohja e Kosovës i shërben edhe vendosjes së paqes dhestabilitetit në
Ballkan, edhe realizimit të të drejtave legjitime të myslimanëve tëKosovës, nuk
do të ngurrojnë në njohjen zyrtare të Kosovës."(
http://www.shekulli.com.al/website/05.08/2012).
Në këtë pasus, është bërë njëprovokim mbi bazën fetare, që nuk ka asnjë lidhje
me të drejtënndërkombëtare, kur është fjala për njohjen epavarësisë së Kosovës
nga ana e Iranit. Madje, në kuptim të ngushtë, mund tëkuptohet edhe si
kusht për njohjen eKosovës, gjoja Teherani popret "...edhe realizimin e të
drejtave legjitime të myslimanëve të Kosovës".(Po aty)!?
Lidhur me këtë konstatimtë gabuar, shtrohet pyetja, cilët janë ata myslimanë në
Kosovë, që ende nuk po i realizuakanë të "drejtat e tyre legjitime"
sipas ambasadorit Ali Amouei, kur Kushteta eRepublikës së Kosovës, flet
ndryshe, si viojn:
" 1. Liria e besimit, endërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar.
2. Liria e besimit, endërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar
dhe për tëmanifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të
drejtënpër të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose
grupifetar.
3. Askush nuk mund tëdetyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e
vet, që të marrëpjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose
besimin etij/saj.
4. Liria e manifestimittë fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet
me ligj, nëse një gjë etillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe
rendit publik, tëshëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë(Neni 38).
Ndërkaq, në Nenin 39, thuhet:
"1. Republika e Kosovëssiguron dhe mbron autonominë fetare dhe monumentet
fetare brenda territorit tësaj.
2. Konfesionet fetare janëtë lira që të rregullojnë pavarësisht organizimin e
vet të brendshëm,veprimtaritë fetare, si dhe ritet fetare.
3. Konfesionet fetarekanë të drejtë të themelojnë shkolla fetare dhe
institucione bamirëse në pajtimme këtë Kushtetutë dhe me ligj."
(http://www.assembly-kosova.org/common/docs/Kushtetuta_sh.pdf).
Të gjithë këtaparagrafë, të cituar të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
hudhin poshtë çdo dyshim dhe çdo tezë hipotetike qëllimkeqe se gjoja në
Kosovë" ekziston mosrealizimi i të drejtavelegjitime të myslimanëve".
Përkundrazi, ashtu siç thuhet në mënyrë taksative nëKushtetutën në fuqi, "liria
e besimit, e ndërgjegjes, e fesës, është egarantuar, jo vetëm për myslimanët, por
për të gjitha konfesionet fetare nëKosovë.
Në këtë pikëvështrim nukka se çfarë të spekulohet me të drejtate
myslimanëve të Kosovës, kur dihet se shumica dërrmuese e tyre janë pjesëtarë të
këtijkonfesioni, të cilët (ashtu si konfesionet e tjera fetare) në mënyrë të
plotë i gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre fetare sipas kushtetutës dhe
ligjit.Prandaj, nuk ekzisotn kurrfarë jusitifikimi i qëndrueshëm i bindjes së
gabuartë diplomacisë së Iranit se gjoja për ta njohur pavarësinë e Kosovës, " popritet
edhe realizimi i të drejtave legjitime të myslimanëve të Kosovës".!? Ky është
nonsense politik, diplomatikdhe juridik, i papranueshëm për të drejtën
ndërkombëtare, kur është fjalapër zbatimin e procedurës së njohjes
sënjë shteti nga ndonjë shtet tjetër.
Të mos shpifetproblemi mysliman në Kosovë!
Pavarësisht se çfarë prêt dhe, çfarë bindje kadiplomacia e Iranit ndaj
myslimanëve të Kosovës, në mënyrë që ta "kompletojë bindjen"
politike dhe diplomatikepër ta njohjur Republikën e Kosovës, në Kosovë nuk ka
kurrfarë problemimysliman. Për më tepër, kur dihet se në Kosovë shumica e
shqiptarëve i përkasinkonfesionit mysliman, të cilët nuk janë të rrezikuar në
asnjë aspekt fetar.Prandaj, myslimanët e Kosovës nukkanë nevojë për
paternalizmin islamik tëIranit dhe, të asnjë shteti tjetër islamik, sepse
i gëzojnë dhe i realizojnë të gjitha të drejtat dheliritë fetare të tyre me
kushtetutë dhe me ligj. Këtë e di gjithë bota.
Pra, për t'u bindur se nuk ekziston një problem i tillë imyslimanëve në Kosovë,
ambasadori iranian Ali Amouei mund të shkojë në Prishtinë,që të kontaktojë me
kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, sidhe me përfaqësues të
tjerë zyrtarë të qeverisë së Kosovës për t'u binudratypëraty se myslimanët e
Kosovës i gëzojnë të të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre fetare.
Fundja, ky elemnt i ndërfutur fetar me prapavijë politikeprovokuese, i shtruar
nga diplomati Ali Amouei, sipas së drejtës ndërkombëtare,nuk mund të jetë
kurrfarë kushti për njohjen e Republikës së Kosovës.Shqiptarët nuk presin që
Irani ose ndonjë shtet tjetër islamik apo jo islamik,ta njohin Kosovën
mbi "bazën fetare",por vetëm mbi bazën juridike shtetërore(ashtu siç
parashikon e drejta ndërkombëtare), domethënë, ta njohë si shtet ejo, assesi si
"komunitet mysliman", sepse de fakto dhe de jure, dhe, sipas Kushtetutës në
fuqi (15.06.2008),Kosova nuk është shtet islamik, por " ështështet
i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm. Republika e Kosovësështë
shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e sajbazuar
në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe tëgjithë
individëve brenda kufijve të saj."(Shih: Kushtetuta e Kosovës, Neni
1,paragrafët 1 dhe 2, kapitulli I, dispozitat themelore).
Thjesht, nëse Iraniështë i interesuar që ta njohë Republikën e Kosovës këtë
mund ta bëjë, ashtusiç kanë vepruar 91 shtete të bashkësisë ndërkombëtare me në
krye Shtetet eBashkuara të Amerikës, vetëm mbi bazën juridike
ndërkombëtare sipas parimittë reciprocitetit, ashtu siç parashikon e drejta
ndërkombëtare, jo kursesi mbi bazën fetare, vëllazërore a miqësore, sepse
asnjëra prej këtyre elementeve nuk përbëjnë rregullat, kriteret,
standardet dhe parimet esë drejtës ndërkombëtare, kur është fjala për njohjen e
një shteti nga ana enjë shteti tjetër. Fundja, në Kosovë nuk jetojnë vetëm
shqiptarët myslimanë,por edhe shqiptarët katolikë dhe ortodoksë, si dhe grupe
të tjera siç janë serbët, turqit, kroatët, malazezët,boshnjakët, romët,
ashkalinjtë, egjiptianët goranët etj. Të gjithë këtaqytetarë përbëjnë shtetin
unik të Kosovës (jo vetëm shumica dërrmuese eshqiptarëve me përkatësi
myslimane). Pra, njohja e deritashme ndërkombëtare e Kosovës nga
91shtete, është bërë, duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare, jo mbi ndonjëbazë
tjetër sipas përkatësisë fetare etj.
Sa më sipër, është çështje ebrendshme e Iranit se, kur do ta
njohëRepublikën e Kosovës, por statusi isaj ekzistues, në asnjë
formë të sëdrejtës ndërkombëtare nuk është i diskutueshëm, ashtu siç po gënjen,
poimprovizon dhe po spekulon politika,propaganda, diplomacia e
Beogradit, eMoskës. Prandaj, diplomacia e Iranit nukka asnjë arsye valide
që të "viktimizohet" nga " e vërteta" e aksitBeograd-Moskë, se gjoja pavarësimi
i Kosovës, "është bërë në shpërputhje me tëdrejtën ndërkombëtare".Dhe, për më
tepër, sipas tyre, Kosova e pavarur "po e destabilizuakaBallkanin"!? - Kjo nuk
është e vërtetë, por vetëm një gënjeshtër e
paskrupulltpolitiko-propagandistike ruso-serbe, tëcilën prerazi e ka
hudhur poshtë edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e Kombevetë Bashkuara,
sepse nuk ka të bëjë fareme zbatimin dhe me përfilljen e sëdrejtës
ndërkombëtarem as me Kartën e Kombevetë Bashkuara, por vetëm interesat
kompelementare hegjemoniste dhe imperialistetë Rusisë dhe të Serbisë në
Ballkan, dhe më gjerë në Evropë.
Derisa Gjykata Ndërkombëtare eDrejtësisë së Hagës, më 22 korrik
2010 e ka dhënë verdiktine saj kualifikues pozitiv jurdikndërkombëtar
se Rezoluta e Parlamentittë Kosovës për shpalljen e Republikës së pavarur
dhe sovrane (17 shkurt 2008),nuk është në kolonizion me parimet dhe me normat e
së drejtës ndërkombëtare, dotë thotë "kanë rënë ujë" si
tëpavlefshme të gjitha bindjet, dyshimet, rezervat, ankesat,
tezat,pikëpamjet dhe qëndrimet e gabueshme tëSerbisë, të Rusisë, të
Kinës, të Argjentinës, të Iranit, të Libisë, të Kubës,të Sllovakisë, të
Spanjës, të Qipros, të Rumanisë, të Greqisë, si dhe tëvendeve të tjera që ende
nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.