E Shtunë, 10.12.2024, 07:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Në 24 vjetorin e varjes së “Martirit të Demokracisë” Havzi Nela
A VRITEN POETËT?
Nga RESHAT KRIPA

E Premte, 08.10.2012, 07:39pm (GMT+1)


 

U vranë poetët. Përse u vranë? Mos vallë kishin kryer ndonjë krim?Jo. Ata shkruanin vetëm vargje. Shkruanin për lirinë, për atdheun, për dashurinë.A mund të vritet poeti pseshkruan vargje? Një gjë e tillë ndodhte në shtetin që pretendonte se luftonte për  lumturinë e qytetarëve të vet, në shtetin qëthoshte se luftonte për të drejtat e njeriut, në shtetin ku po krijohej "njeriui ri" i socializmit që do të bëhej varrmihësi i këtij kombi. Megjithatë atambijetuan. Mbijetuan me vargjet e tyre. Mbijetuan me idealet e tyre.

Ata kishin një pasion, një dëshirë të madhe për të shkruar. Donin të shkruanin atë që mendonin, atë që ëndërronin.Por jetonin në një kohë ku sistemi totalitar mbyste mendimin e lirë që nëlindjen e tij. Për t'ia arritur kësaj ai kishte shpikur një formulë po kaqtotalitare të letërsisë dhe artit për t'ia kundërvënë mendimit të lirë, formulëne të ashtuquajturit "realizëm socialist", një formulë absurde që ndrydhitalentet e mëdha dhe u hapi rrugën veprave standarde pa asnjë vlerë.

Por nuk ia arriti qëllimit.Në morinë e madhe të atyre që talentin e vunë në shërbim të diktaturës, kishteedhe të tjerë që, megjithë masat shtrënguese, gjenin mënyrën për t'u shprehur.Talentet e mëdha i rezistuan çuditërisht shtrëngimeve absurde në format nga mëtë ndryshmet. Ata më stoikët pranuan më mirë plumbat në gjokset e tyre se sa përdhunimine lirisë. Ata nuk bënë kurrë art të imponuar, duke marrë mbi vete edhe pasojat.Arti i tyre kishte brenda vetes të koncentruar një kod të brendshëm tëdemokracisë, lirisë dhe bukurisë njerëzore. Brenda këtyre veprave, nëpërmjetalegorizimeve apo formave të tjera artistike indirekte, jepeshin mesazhe tëqarta të domosdoshmërisë së mendimit të lirë.

Dora e poetit i hidhte këto në letër. Autori i lexonte dhe i rilexonte me vete, pa guxuar t'ia tregontenjeriu. Ndonjëherë arrinte me shumë mundime t'i botonte. Në to shkruhej përdhimbjen, për mallin, për shpresën, për gjithçka. Në këto shkrime sundontebesimi për të ardhmen edhe atëherë kur shumëkush e kishte humbur atë. Në pjesënmë të madhe këto shkrime mbetën të panjohura për adhuruesit e letërsisë së vërtetë.Ato u shndërruan në "Kangë të pakëndueme", me të cilat kënaqej vetëm autori ityre dhe që prisnin një ditë "Me shpërthy dhe me u këndu pa frikë e pa zori".

            Para syve më dalin vargjete shquara të poetit të madh rus Mikhail Lermontov:

                        

                        U vra poeti! rob i nderit

                        Ndër shpifje e thashetheme u shtri,

                        Me etje hakmarrjeje prej vrerit,

                        U mposht krenar me plumb në gji.

                        Në shpirt poetit s'iu durua,

                        Dhunimin e turpshëm kur e pa,

                        Përkundër fyerjes u çua,

                        I vetëm si më parë...dhe ra!

 

            Kështuranë dhe poetët tanë. Ranë për të mos u harruar kurrë, për t'u lartësuar si njëmemorial madhështor në piedestalin e martirëve të këtij kombi.

 

            25 mars 1945. Para togës sëpushkatimit, zëri i "Poetit të Ambëlsisë", Dom Ndre Zadeja,  ushton:

 

            Shqypni, moj mizore, çka të baj ma shumë për ty?

 

            Dhebie për të mos u ngritur më. Bie së bashku me Preng Calin dhe dymbëdhjetë burratë tjerë. Në Shkodër kalon gojë më gojë lajmi i kobshëm:

 

            Kanë gri Dom Ndrenë! Kanë gri katërmbëdhjetë burra te Muri i Gjakut nërrëmajë.

 

            Çfarëkishte bërë Dom Ndre Zadeja? Asgjë më tepër veçse  e  kishte vënë  jetën  në shërbim   të

kombit. Në vjeshtën e vitit 1920 vihej në skenë melodrama e tij "Ora eShqypnisë" dhe vargjet e saj buçsnin në sallë:

 

                        Adrijes m'thuejkrenare,

                        Vlona asht tokë shqyptare!

 

            Ishtekoha kur në Vlorë zhvillohej lufta patriotike kundër pushtueve italianë dhe nësallën e shfaqjes në Shkodër buçisnin zërat e shkodranëve:

 

            Rrnoftë Vlona shqyptare! Rrnoftë Vlona jonë!

 

            Kjoishte Shqipëria nacionaliste. Kyishte populli shqiptar nacionalist. Por komunistët e kishin vënë Dom Ndre Zadenënë shënjestrën e shigjetave të tyre të helmuara. Ata nuk mund të harronin se kishteqenë pikërisht ai që në meshën e Kishës së Shirokës, ditën e Shën Rrokut,kishte deklaruar:

 

            Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me ju, o të rinj. Nji re e zezë me ideologjitë kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndërmend të shprazet mbi ju, por atëherës'keni me pasë shka me i ba, veç me bajtë e me i sprovue të këqijat, se përveçtë zezave të tjera qi ka, ajo mohon edhe Zotin.

 

            Përkëto fjalë shkoi në plumb ky martir. Por, a ishte fajtor? Le t'ia lemë fjalën tënderuarit Daniel Gazuli dhe të gjykojmë:

 

            Dom Ndre Zadeja ishte fajtor! Fajtor se e desht Shqypninë deri nëflijim. Fajtor pse nuk u pajtue kurrë me xhahilët. Fajtor pse qau e fshau kurfashizmi shkeli tokën arbnore. Fajtor sepse nuk dijti me falë ata që fyenkombin. Fajtor se paralajmëroi ardhjen e kolerës së kuqe sllavo-komuniste qyshnë verën e vitit 1942 dhe të gjitha rrjedhojat e tij tragjike. Fajtor se tëdeshi ty si pak kush , o Flamur Kuq eZi.. Ai ishte fajtor e mbet fajtor.

 

            Njëpasdite të ftohtë dhjetori të vitit 1963, në Tiranë do të përhapej lajmi seishte pushkatuar poeti  Trifon Xhagjika.Ky lajm shpejt do të merrte dhenë në lagjen afër kafe "Florës", pasi aty kishtebanuar dikur i martirizuari. Së bashku me këtë lajm qarkullonin edhe vargjet ezjarrta të poetit:

 

                        Pa besuar thërrasin:"Urra!"

                       
Mos keni lidur të bindeni?

                        Ja ligji sotëm: Beso pa menduar!

                        Po mua më duhet të mendojë,

                        Mendimi lirë të mbretërojë!

 

                        O perëndi!

                        Tërbimi juaj askujt nuk i duhet,

                        Me ju askush nuk e ndjen veten mirë,

                        Dhe unë bashkë me ta, lamtumirë!

 

            Ishteamaneti i një njeriu të madh, i një njeriu që nuk u thye edhe në çastin eekzekutimit. Zëri i tij do t'i trondiste gjyqtarët servilë të regjimit kur aido të deklaronte në fjalën e tij të fundit:

 

            Po ku është liria? Po të më jepni një top, do të qëlloja mbi regjimintuaj!

 

             Trifon Xhagjika u ekzekutua për letërsinëdekadente që kishte krijuar. Regjimi komunist nuk mund të pajtohej me një letërsitë tillë. Ai e kishte më të lehtë t'i shpinte autorët e tyre në plumb. Megjithatëkëto vargje ushtonin gjithmonë e më me forcë:

 

                        E shkreta ti, o Republikë!

                        U baltosesh zotërve.

                        Dritën  ditën ta ndezin.

                        Natën  ta shuajnë në terr,

                        Bukën ta shtrojnë në sofër,

                        Dhe duart t'i presin...

 

            Kështuiku ky martir, që nuk kishte mbushur ende 30 vjeç dhe kur priste të bënte fejesënme Linën, vajzën së cilës i kishte thurrur me qindra vargje.

 

            Vilsoni dhe Genci ranë njëditë korriku të vitit 1977 rrëzë një përroi në Librazhd. Më duket sikur ende dëgjojhapin e rëndë të gardianit që kontrollon qelitë dhe më shfaqen mijra tëburgosur politikë që i kanë provuar mbi shpinat e tyre tmerret e atyre qelive.Vështroj dhe para syve më dalin dy vizione: djajtë dhe engjëjt, vampirët dhepreja, xhelatët dhe viktimat dhe bëj karahasimin. Nga njëra anë terri, ndërsanga tjetra drita.  Nga njëra anë ferri,ndërsa nga tjetra parajsa.

            Lexoj një poezi tëVilsonit:

 

                        Saharaja s'di të ëndërrojë,

                        Ajo bluan gurrë në mendt e saj,

                        Saharaja s'ka këngë të këndojë,

                        Saharaja s'ka as lot të qajë!

 

            "Ekspertiletrar" Myzafer Xhaxhiu shkruante:

 

            Këto si dhe vjersha të ndryshme, fragmente të shkëputur nga libra tëndryshëm, flasin qartë për një tendencë nihiliste, pesimiste, flasin për mërzitjen,për vdekjen. Mohojnë jetën, kuptimin e punës së dobishme.

 

            Ndërsa"eksperti" tjetër Koçi Petriti vazhdonte:

 

            Vjersha ka frymë pesimiste, nihiliste, mohon gjithçka që lidhet meaktivitetin e njerëzve. Simbolika e bën atë një alegori me një përmbajtjereaksionare.

 

            Lexojedhe një poezi të Gencit:

 

                        E sa gjurmë mbetënkësaj ane,

                        (E sa miq ka pritur ky oxhak...)

                        Këtu rrodhën këngë partizane,

                        Diku rrodhën disa pika gjak!

 

            Porpër "eksperten" Diana Çulli këto vargje tingëllonin ndryshe:

 

            Oxhaku ruan diçka të shtrenjtë. Kjo diçka nuk përcaktohet. Gjithashtuvargu "Diku rrodhën disa pika gjak" është i errët sepse autori, nëse e kafjalën për kohën e Luftës Nacional-çlirimtare, në atë kohë nuk kanë rrjedhurvetëm disa pika gjak.

 

            Dhekjo poete, më vonë, do të fitonte famë, ndoshta edhe për "meritë" të kësajekspertize, madje do të zgjidhej edhe deputete e parlamentit shqiptar. Për më tepër,Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, e drejtuar nga një "ish iburgosur politikë" do ta propozonte për çmimin Nobel. Paradokset do tëvazhdonin edhe më tej. Dy "ekspertët" e Vilsonit do të vazhdonin tëlartësoheshin, madje njeri prej tyre do të dekorohej edhe nga Presidenti i Republikës,siç duket, edhe ai, për meritë të kësaj ekspertize. Kjo është Shqipëria e sotmeku në të njëjtin stan bashkëjetojnë ujqërit me dhëntë. A është e mundur?

 

            Viti 1979, një viktimëtjetër e satërit komunist. Një nacionalist i vërtetë, nipi i një firmëtari tëAktit të Pavarësisë krahas Plakut të Vlorës, një tjetër poet, i paharruariXhelal Koprencka do të ekzekutohej dhe kjo vetëm për shkakun se pati kurajont'i shkruante diktatorit për tmerret e kampeve të punës së detyruar.

            Pesë dënime kishte marrëky martir. I pari në dhjetor 1957, i dyti në mars 1967, i treti në nëntor 1976,i katërti në mars 1979 dhe i pesti pas tre muajsh, në maj 1979. Ndërsa katër dënimete para jepeshin për të zgjatur kohën e dënimit, i fundit ishte dënim kapital.

            Biri i nacionalistit SamiKoprencka, luftëtarit  trim  të  Ballit Kombëtar,  që  kishte luftuar  edhe

kundër italianëve, edhe kundër gjermanëve nuk mund të ishte ndryshe. Ai kambetur përjetësisht një simbol i guximit dhe trimërisë shqiptare. Ai ka hyrëtashmë në altarin e dëshmorëve të lirisë.

            Ky martir ka hyrë , si dheshokët e tij, në plejadën e poetëve heronj të kombit tonë. Është detyrë  e studjuesve dhe miqve e familjarëve t'imbledhin dhe t'i botojnë krijimet e tij. Ato nuk duhet të humbasin.

            Ja si shkruan për të ish iburgosuri politikë, publicisti i njohur Luan Myftiu:

 

            Kush nderon sot Xhelal Koprenckën, nderon veten. Nderon veten, sepsetregon se në shpirtin e tij ka etje për dinjitet të lartë njerëzor e fisnikërishqiptare. Xhelal Koprencka ka hyrë në altarin e atyre heronjve që meritojnë tëmbeten të paharruar, jo vetëm për aspiratën e tyre liridashëse, por ngaqë e kanëdashur Shqipërinë më tepër se veten e tyre.

 

            10gusht 1988. Sistemi komunist kishte marrë rrokullimën. Në të gjithë vendetkomuniste të lindjes kishin shpërthyer revoltat që do të shembnin sistemin. PorShqipëria, si dhe herë të tjera do të ishte e vonuar. Pikërisht në këto ditëkomunizmi shqiptar do të tregonte fytyrën e tij të vërtetë. Në mes të Kukësitdo të varej në litar, vini veshin, do të varej në litar një tjetër poet, njëtjetër bir i kësaj toke, Havzi Nela. Një jetë e tërë me të përpjeta e të tatëpjeta.Ishte jeta e njeriut që kishte dëshirë të mësonte dhe nuk e linin për të mësuar,që kishte dëshirë të punonte dhe nuk e linin për të punuar, që kishte dëshirë tëjetonte dhe nuk e linin as për të jetuar.

            Një odise e gjatë përpjekjae tij për dije. Vjedhurazi mbaroi Institutin e Lartë Pedagogjik me korespondencënë Shkodër. U end fshat më fshat ku, nëpërmjet poezive të tij, u mësonte fëmijëvedashurinë për atdheun. Arrestohet dhe dënohet me akuzën e arratisjes së tij nëJugosllavi.  Pas 11 vjetësh lirohet dheinternohet në fshatin Arrëz.

            24 qershor 1988. Gjykata eLartë e Shqipërisë, e përbërë nga ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe tanigjyqtar i kësaj gjykate, Fehmi Avdiu dhe nga gjyqtarët Vili Robo dhe FatmiraLaskaj, vulosi dënimin e tij me varje në litar. Edhe varrimi i tij ishte cinik.Ai u fut në dhe në këmbë në një gropë të hapur nga shkulja e një shtylle.Regjimi i mohoi edhe të drejtën e një varri si gjithë të tjerëve. Si shpërblimtë kësaj mizorie, disa vite më vonë, kurnë vend do të ishte vendosur sistemi demokratik, këta gjykatës do tëdekoroheshin nga Presidentët e Republikës. Kjo është Shqipëria e sotme,Shqipëria në botën e çudirave.

            Ekzekutimi i Havzi Nelës ndodhtenë një kohë kur vendet e tjera komuniste kishin vite që e kishin harruar dëniminme vdekje për motive politike. Sipas deklaratës së bërë nga përfaqësuesisllovak, Piter Bielek,  në Kongresin eShoqatës Ndërkombëtare të të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit, mbajturnë Tiranë në vitin 2009, dënimi i fundit me vdekje për motive politike nëSllovaki ishte dhënë në vitin 1956. Krahasimin bëjeni vetë, të nderuarpjesëmarrës.

            Megjithatë vargjet e tijmbijetuan. Ato vazhdojnë edhe sot të gjëmojnë me nje forcë të jashtëzakonshme:

 

                        Kur të mësoni se kam vdekë,

                        Kur të thoni "Ndjesë pastë!"

                        A e dini çfarë kam hjekë,

                        Unë, poeti zemërzjarrtë?

 

                        Kur të pyesni: - Ku e ka vorrin?-

                       
Kur t'kërkoni me ma gjetë,

                        Thoni: - Ai urreu mizorin! -

                        Thoni: - Dheu s'ka me e tretë!

 

            Kyishte Havzi Nela, poeti i madh i dhimbjes njerëzore.

            Ndaj m'u kujtuan tanivargjet e famshme të Lermontovit që citova në fillim të kësaj kumtese. Brendavetes time ndjej një revoltë. Dua të thërras, dua të çirrem. Askush nuk më jeppërgjigje. Heshtja sundon kudo. Më dhemb zemra për këta poetë që Atroposi upreu fillin e jetës. Ndaj pyes:

-        Derikur do t'i kemi mbi krye vrasësit e poetëve? Deri kur?

Kjo pyetje kërkon përgjigje.

 

 

            Kumtesë mbajtur në datën10 gusht 2012 në konferencën përkujtimore në sallën e Akademisë së Shkencave,me rastin e 24 vjetorit të varjes në litar nga regjimi komunist të "Martirit tëDemokracisë" Havzi Nela.


RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.10.2012)
Barometri diplomatikKOSOVA NUK KA NEVOJË PËR “LEKSIONE” TË TEHERANIT, AS TË SERBISTANIT, POR VETËM TË UASHINGTONIT!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.10.2012)
NJË TRIUMF TJETËR AMERIKAN NË HAPËSIRËNga FRANK SHKRELI (08.08.2012)
KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2012)
DOSJET E SERBISË - LITARI NË QAFËN E KOMBITNga SHABAN MURATI (08.07.2012)
MEDIA SOCIALE DHE LUFTA E RE E FTOHTËNga PHILIP N. HOWARD, Reuters (08.06.2012)
PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSIONNga ELIDA BUÇPAPAJ    (08.04.2012)
VRITET EDHE NJËHERË AT ANTON HARAPINga FRANK SHKRELI (08.03.2012)
TURPET E KOMBEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (07.31.2012)
SHAKAJA DIPLOMATIKE E KRYEMINISTRIT TURK DHE BENga SHABAN MURATI (07.30.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]