KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL! Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 08.07.2012, 11:20am (GMT+1)
Më tepër se një dekadë më parë, në SHBA u zhvillua një gjyq i pazakontë kundër
Presidentit të SHBA, për shkarkimin e tij, Bill Clinton'Impeachment, për
afera private, që për mendimin tim ishin pjesë e një konspiracioni politik.
Clinton e fitoi pafajësinë vetëm përmes votës të Senatit. Gjithsesi ai
gjyq dëshmoi se edhe Presidentii SHBA, burri më i fuqishëm i botës, është i
barabartë si të gjithë qytetarët përpara ligjit.
Në Mbretërinë e Bashkuar përdoret Westminster system, ku parlamentarët
janë të mbrojtur nga e drejta civile vetëm sa iu përket shpifjeve, ndërsa nuk
gëzojnë asnjë privilegj sa i përket ndjekjes penale. Mungesa e imunitetit sa i
përket ndjekjes penale derivon nga parimi kyç i Kushtetutës Britanike se të
gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Kushtetuta Amerikane po ashtu nuk mbron
asnjë ligjvënës në kushte të tilla. Ligjvënësi Eliot Engel, duke i bërë thirrje
parlamentit të Shqipërisë përmendte se në SHBA "asnjë kongresmen apo senator nuk gëzon
mbrojtje nga imuniteti". Kaq do t'i kishte mjaftuar këta njëzet vjet që
deputetët e parlamentit të Shqipërisë të gjenin arsye për ta vendosur në
kushtetutën e Shqipërisë heqjen e imunitetit.
Kam dëgjuar dje tek ABCNEWS Genc Pollon, (një nga xhonglerët më tipikë të
politikanëve të Shqipërisë, që herë i është hedhur në krahë Berishës dhe herë e
ka gjuajtur me domate të kalbura, sipas interesave personale), se si i përkëdhelej
opozitës shqiptare duke e konsideruar mosvotimin e djeshëm jo si xhest
antipatriotik apo mosintegrimdashës, por vetëm për arsye politike!
20 vjet lëngatë, kënetë, moçal, mospërgjegjshmëri, kthim prapa më 1997,
tentativa për të rrëzuar shtetin e së drejtës, vonesa drastike për integrim, tmerr tranzicioni pa fund. Kjo
është sëmundja e Parlamentit të Shqipërisë!
Dhe këtë e tregoi më së miri dita e djeshme kur iu arratis votimit të heqjes
së imunitetit një klasë politike e cila ka 20 vjet që ka uzurpuar politikën
shqiptare, vetëm për të fituar privilegje, por asnjëherë për të përmbushur
detyrime; vetëm për të vjelë përfitime, tendera, rroga të majme,vila e shtëpi
nëpër plazhe, lluks të shfrenuar, ndërsa më shumë se gjysmëmilioni e
shqiptarëve pensionistë, nënat dhe baballarët tanë, më të përvuajturit, më të
lodhurit, më të sfiliturit marrin vetëm 100 Euro pension në muaj, kur këta
zotërinj vetëm rrogat i kanë të paktën 20 herë më të mëdhaja.
Ku po shkon kështu Shqipëria, ku po shkojnë kështu shqiptarët.
Problemi bëhet edhe më alarmant, sepse mungon njëra nga shtyllat kryesore të
demokracisë, siç është shtypi i lirë, pasi mediat e Tiranës janë të kontrolluara
totalisht djathtas dhe majtas dhe nuk mund të bësh as cicërimin më të vogël pa
urdhërat e bosëve, që janë lidërshipi politik djathtas dhe majtas, duke e vënë
kështu në rrezik të plotë sistemin.
Lajmet makabre që vijnë nga kronika e zezë janë shprehja më e qartë e degradimit
të sistemit ligjor dhe politik, sepse në Shqipëri nuk njihet më faji dhe
fajtori, as kultura dhe detyrimi i ndëshkueshmërisë të fajtorit, për faj të
klasës politike. Sot jemi në këtë stad ku mungesa e shtetit të së drejtës e ka
ka bërë shoqërinë shqiptare që të përjetojë për çdo ditë horrorin jo si film,
por si realitet.
Problemi tjetër i madh është se shoqëria civile është derivat i klasës politike,
janë njerëzit e tyre të afërt, të klaneve dhe aferave të përbashkëta, me
prejardhje që nga koha kur përfitonin privilegje nga institucionet e
superstrukturës staliniste.
E çfarë mbetet? Mbetet ndërgjegjësimi i sovranit përmes mjeteve të reja të
komunikimit masiv, përmes forumeve sociale dhe zgjimit të ndërgjegjes qytetare
për të mos toleruar më që të sundohet nga një klasë e tillë mizerabël.
Tjetër e çfarë mbetet, ndërgjegjësim të asaj pjesë me integritet të
politikanëve, të cilët kanë hyrë në politikë jo si klanorë, por me vullnetin e
mirë për t'i kontribuar ndërtimit të shtetit ligjor, pa të cilin, jeta e çdo
shqiptari është në rrezik!
Tjetër çfarë mbetet, zgjimi i elitës shqiptare, pa marrë parasysh distancat, në
diasporë, shtetin amë, apo atje ku jetojnë shqiptarët. Sot dejure jemi të
çliruar nga diktatura dhe nga pushtuesi, por de facto jemi të pushtuar nga një klasë
politike së cilës nuk i intereson shteti ligjor, që ka frikë prej tij, që kërkon
të qëndrojë përjetësisht në pushtet, duke iu arratisur detyrimeve ligjore, krejt
në të kundërt nga sa veprojnë kolegët e tyre në Britaninë e Madhe, SHBA apo BE.
Ne nuk kemi nevojë për një klon të tillë të politikanit shqiptar, sepse përbën veç
rrezik për shoqërinë, të gjithë ne jemi për një politikan të ndershëm me
integritet, i cili të vijë në politikë për shkak të meritokracisë dhe
integritetit, sepse është më i mirë në garën ku maten vlerat, dhe ku politikani nuk ka frikë nga drejtësia!
© PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSION Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.04.2012, 10:08am MISTER,
HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI
BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN
HOLLANDE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.22.2012, 10:56am Çdo ditë një temë NËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI » Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 07.17.2012, 12:31pm Çdo ditë një temë DORËZONI IMUNITETIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.16.2012, 09:57am Çdo ditë një temë MIMOZA KUSARJA Nga ELIDA BUÇPAPAJ Çdo ditë një temë JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË -Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe » Nga ELIDA BUÇPAPAJ
In Memoriam BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Martë, 06.05.2012, 07:34am
SHQIPËRISË I DUHET PRESIDENTI NË MËNYRË EKSPLICITE SIPAS PROFILIT TË JOACHIM GAUCK Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 05.17.2012, 02:07pm
DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Martë, 04.10.2012, 11:14am
REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 04.05.2012, 07:27am
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Martë, 03.20.2012, 10:09am
Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve
SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm
Analizë
për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI,
THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET
T'IU BESOJË SHBA-ve!
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT
- Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Hënë, 02.20.2012, 09:41am
NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm
Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO
NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL
OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT
IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Esse
HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET
Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës
PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror
NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR
VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin" BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 - INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
|