Një nga tre përfaqësuesit e qeverisë në emisionin e së hënës 'Opinon' të TV
Klan, me temën e dëmshpërblimit të ish të burgosurve politikë të Shqipërisë,
tha se të burgosur politikë gjatë diktaturës kanë qenë edhe ata që ishin jashtë
burgjeve. Ky ishte një thellim i tezës aq të dëmshme të fillimeve të
tranzicionit se ne shqiptarët gjatë monizmit kemi qenë bashkëvuajtës dhe
bashkëfajtorë.
Unë, në një kuptim, pajtohem që populli shqiptar të ketë qenë popull i burgosur
politik. Përderisa, pa përjashtim, të gjithë i prisnin dyert e burgjeve. Ishte
vetëm çështje kohe. Absolutisht nuk pajtohem me këtë përpjekje dhe me çdo
përpjekje tjetër për të barazuar vuajtjen dhe fajin e shtresës së ish të
burgosurve dhe të përndjekurve politikë me vuajtën dhe fajin e pjesës jashtë
mureve të burgjeve dhe jashtë telave me gjemba të kampeve të përqëndrimit. E
konsideroj dëm flagrant dhe të qëllimshëm çdo mendësi të tillë dhe çdo veshje
me pushtet të mendësive të tilla.
Jashtë burgjeve politike dhe kampeve të përqëndrimit, populli shqiptar i kohës
së monizimit mund të ndahet në dy kategori të mëdha: në kategorinë e të
privilegjuarve, dhe në kategorinë e të paprivilegjuarve. Vetë regjimi,
jozyrtarisht, i ndante shqiptarët (1) në të kënaqur, (2) në të pakënaqur. Në
gjendje esëll armikun regjimi e gjente tek të pakënaqurit, në gjendje paranoje,
e gjente edhe tek të kënaqurit.
Nëse e shikojmë fatin e këtyre dy kategorive në periudhën e tranizicionit, mund
të themi pa droje se kategoria e të privilegjuarve e kohës së monizmit ka
mbetur kategori e privilegjuar edhe në kohën e tranzicionit. Nga viti 1990, pra
nga shfuqizimi i ligjit që e konsideronte tradhti kalimin e kufirit shtetëror,
e deri sot mund të themi se të privilegjuarve të monizmit jo vetëm që nuk iu ka
hyrë ferrë në këmbë, jo vetëm që tymi i duhanit iu ka shkuar përpjetë e më
përpjetë, por, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, e kanë gjetur gjithçka shesh me
lule, kanë bërë pasuri përrallore dhe jetë përrallore.
Të paprivilegjuarit e monizmit, nga ana tjetër, kanë mbetur të paprivilegjuar
të tranizicionit. Për më tepër, pjesa e tyre më e ndjeshme, shtresa e ish të
burgosurve dhe të përndjekurve politikë, ka vazhduar të jetë më e
diskriminuara, objekti më i madh i padrejtësive, objekti i të gjitha egërsive
dhe shfrimeve të çdo revanshi të kuq, komunist dhe kriptokomunist, në Shqipëri.
Përfaqësuesit e qeverisë në emisionin e lartpërmendur, si rëndom herëve të
tjera, ngulmuan se atë që është bërë gjatë tranzicionit për ish të burgosurit
dhe të përndjekurit politikë, e ka bërë Partia Demokratike. Dhe nuk përmendën
se kjo shtresë ka votuar për Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare dhe
ato lokale në vitin 1991, në vitin 1992 (dy herë), në vitin 1996 (dy herë), në
vitin 1997, në vitin 2000, në vitin 2001, në vitin 2004, në vitin 2005,
në vitin 2008 dhe në vitin 2009, pra 12 (dymbëdhjetë) herë. Madje ka votuar pa
iu trembur syri edhe para tytave të kallashnikovëve. Ata thanë edhe se Partia
Socialiste nuk ka bërë asgjë për ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë
të dikaturës moniste, ndërkohë që i ka dëmshpërblyer majm ish zyrtarët e lartë
komunistë të dënuar në vitet e para të tranzicionit. Partia Socialiste me
vetëdijë dhe qëllim nuk ka bërë asgjë për shtresën e ish të burgosurve dhe të
përndjekurve politikë të tranzicionit, nuk ka bërë asgjë për të
paprivilegjuarit e monizmit. Kjo parti ka aq mend sa ta kuptojë se nuk mund të
krijojë kapital as me grevën aktuale të isht të burgosurve politikë, as me
protesta të tjera të këtij lloji. Ajo mund të bëjë kapital politik fare mirë dhe
fare ligjshëm me gabimet e Partisë Demokratike, aq më tepër me gabime kaq
radikale si ato ndaj mbështetësve të saj të përhershëm. Ajo mund të bëjë kapital politik vendimtar vetëm duke iu bashkuar Partisë Demokratike dhe faktorëve të tjerë në zgjidhjen sa më të plotë e sa më të shpejtë të padrejtësisë ndaj shtresës së ish të burgosurve e të përndjekurve politikë dhe në zgjidhjen sa më të shpejtë e sa më të plotë të padrejtësive të tjera të bëra në monizëm dhe të thelluara në tranizicion.
Të përbashkët Partia Demokratike dhe Partia Socialiste në ato që kanë bërë ndaj
shtresës së ish të burgosurve e të përndjekurve politikë kanë ushtrimin e
praktikës klienteliste ndaj krerëve dhe eksponentëve të tjerë me ndikim të
shoqatave të shumta ku është organizuar kjo shtresë. Këto dy parti kanë të
përbashkët edhe se një të drejte të ligjshme ndaj kësaj shtrese, ia kanë dhënë
trajtën e një lëmoshe.
Qeveria fajësoi si organizatorë dhe nxitës të grevës Partinë Socialiste, Frymën
e Re Demokratike, Aleancën Kuq e Zi dhe ish Sigurimin e Shtetit. Për tri të
parat përdori edhe emra të përveçëm, për këtë të fundit jo. Dhe, për çudi, nuk
e fajësoi për grevën Lidhjen Socialiste për Integrim. Kjo parti ishte e vetmja
që u shpreh qartë për zbatimin e ligjit të dëmshpërblimit dhe për vendosjen e
dialogut politik. Ishte e vetmja që u apostrofua nga pjesëtarët e grevës së
urisë. Dhe, ndërkohë, as PS, as FRD, as AK nuk kanë shanse për ta rrëzuar këtë
qeveri para zgjedhjeve të pranverës. Këtë shans mund ta ketë vetëm LSI.
Përfaqësuesit e qeverisë në emisionin 'Opinion' thanë se Partia Demokratike ka
bërë më shumë për ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë se sa është
bërë gjatë tranzicionit për këtë shtresë në gjithë Evropën Lindore. Vetë PD e
ka përsëritur jo miliona po miliarda herë se komunizimi në Shqipëri ka qenë i
pakrahasueshëm me komunizmin në vendet e tjera të Evropës Lindore, ka qenë i
krahasueshëm vetëm Bashkimi Sovjetik i viteve më të këqija të Stalinit. Vendi
me diskriminimin më të madh në Evropën Lindore, përveç Shqipërisë, ka qenë
Kosova. Pra, as Kosova nuk mund të krahasohet me Shqipërinë për përbindshmërinë
e trajtimit të kësaj shtrese. Në Shqipëri 'fajin' e të burgosurve apo
përndjekurve e vuanin edhe katër breza të familjeve dhe të të afërmve të tyre.
Në Kosovë, Adem Demaçi merrej nga burgu në burg, por fëmijët e tij
shkolloheshin dhe integroheshin në shoqëri. Këtë fat nuk mund ta kishin as
atëherë as sot familjarët ose të afërmit e Osman Kazazit, Pjetër Arbnorit dhe
të Mandelave të tjerë që ka nxjerrë Shqipëria. Kjo do të thotë se kjo shtresë
erdhi në periudhën e tranizicionit me një prapambetje të thellë në shkollim.
Katër breza ajo nuk ka arritur të ketë diploma të larta. Kjo e ndëshkonte atë
edhe në punësim. Investimi më i madh e më urgjent i shoqërisë shqiptare do të
duhej të ishte për integrimin e shtresës së ish të burgosurve dhe të
përndjekurve politikë, shtresës që ishte Pishtar kolektiv i Demokracisë dhe
Martir kolektiv i Demokracisë, edhe në rastin e atyre që mbijetuan, edhe në
rastin e atyre që nuk mbijetuan.
Shoqata Mbarëkombëtare e Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve
Politikë, paraqiste këto ditë bilancin tragjik të përndjekjes politike shqipare
të viteve 1944-1991 (korsive):
"5577 burra të pushkatuar me ose pa gjyq si "armiq të popullit e të
partisë".
450 gra të pushkatuara me ose pa
gjyq si "armike të popullit e të partisë".
998 burra dhe 45 gra të vdekura në burgjet politike.
308 burra dhe gra të çmendura në hetuesi nga tortura çnjerzore si "armiq të
popullit e të partisë".
50.000 familje të internuara dhe pjesa më e madhe fëmijë dhe gra pleq e fëmijë
nga mosha 0-1 vjeç e deri në moshën 85 vjeçare, ku 7.022 kanë vdekur ne kampet
moçalore, një version shqiptar i gulageve siberiane leniniste-staliniste si
"armiq të popullit e partisë".
Studime jo të plota tregojnë se çdo "tri ditë" një shqiptar ekzekutohej me ose
pa gjyq si "armik i popullit dhe partisë".
Çdo javë një "i burgosur politik" vdiste ne burg nga torturat.
Çdo dy ditë internoheshin tre persona për motive politike.
Çdo dy muaj një i burgosur politik pësonte gjymtime trupore për shkak të
keqtrajtimit në hetuesi, burg ose kampe përqëndrimi.
Ndërsa tre milionë shqiptarë jetonin frikën e përhershme të persekucionit pa
ligje..."
Ndërsa, po këto ditë, në shkrimin e tij 'Ç'duhet bërë' Reshat Kripa, ish i
burgosur politik dhe drejtues i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve
Politikë Demokratë të Shqipërisë, thekson (korsive):
"Kemi një rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë të miratuar qysh në vitin
2006 por, për fat të keq apo, ndoshta, për mungesë vullneti, pothuajse asnjë
pikë e saj nuk ka gjetur zbatim.
Një gjë e tillë ka shqetësuar edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara që në
marsin e vitit 2010 i ka kërkuar Shqipërisë dënimin e krimeve të komunizmit.
Shqipëria nuk është bashkuar as me nismën e gjashtë ministrave të jashtëm të
Europës Lindore, Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe
Çekisë, me nismën e Ministrit të Jashtëm Lituanez, zotit Audronius Azubalis.
drejtuar Komisares Europiane për Çështjet e Drejtësisë, zonjës Vivian Reding,
letër që Komisioni i Be-së, të cilit i ishte drejtuar letra, kishte marrë
përsipër shqyrtimin e saj me seriozitetin më të madh. Letra në fjalë përmbante
propozimin për ngritjen e një gjykate ndërkombëtare për dënimin e krimeve të
komunizmit.
Megjithatë le të përqëndrohemi në kërkesat e grevistëve. Është miratuar një
ligj, ai Nr. 9831 datë 12.11. 2007 "Për dëmshpërblimin e ish-të Përndjekurve
Politikë nga Regjimi Komunist", i ndryshuar, ku përcaktohet një afat tetëvjeçar
për zbatimin e tij. Ka filluar zbatimi i tij qysh në vitin 2009, por, për
shkaqe të pashpjegueshme, megjithse kanë kaluar katër vjet kësti i parë i tij
ende nuk ka përfunduar dhe, po të vazhdohet me këtë mënyrë zbatimi i këtij
ligji, i bie që ai të përfundojë pas më shumë se 30 vjetësh, atëherë kur jo
vetëm ata që e kanë hequar dënimin, por edhe fëmijtë e tyre, ndoshta, nuk do të
jetojnë më.
Doja të bëja disa pyetje: "A e morën parasysh përpiluesit e këtij ligji koston
financiare të tij? Në rast se po, atëherë pse nuk zbatohet që çdo këst të
shlyhet brenda një viti? Në rast se buxheti i shtetit nuk është në gjendje ta
përballojë këtë kosto për tetë vjet, përse nuk e vunë afatin 10 apo 12 vjet?
Përfaqësuesit e qeverisë përse nuk u thonë hapur të përndjekurve arsyen e mos
zbatimit të ligjit?" Qysh në muajin prill filloi shpërndarja e këstit të dytë.
Nga ana e qeverisë u mendua që më parë të dëmshpërbleheshin ata që janë gjallë.
Ky ishte një vendim shumë i drejtë. Por, çuditërisht, u vu një klauzolë që edhe
ndërmjet këtyre të kishte një ndarje, mbi dhe nën 65 vjeç. Përse? Kanë kaluar
mbi gjashtë muaj dhe dëmshpërblimi nuk ka filluar ende për ata nën 65 vjeç. Kur
do t'i marrin? Kur do të përfundojë kësti i dytë për të gjithë të përndjekurit
politikë? Këto pyetje kërkojnë një përgjigje.
Tani le të bëjmë një llogaritje. Nuk jam ekonomist por po bëj një llogaritje të
thjeshtë matematikore që nuk ka nevojë për llogaritje ekonomike. Sipas të
dhënave të Sektorit të Dëmshpërblimit pranë Ministrisë së Financave të gjallë
që kanë përfituar dëmshpërblimin janë gjithsej 3200 persona. Qysh nga ajo kohë
dhe deri më sot, janë ndarë nga jeta rreth 500 persona, kështu që mbeten për
t'u dëmshpërblyer të parët 2700 persona. Nëqoftëse për secilin prej tyre marrim
një vuajtje dënimi prej tetë vjetësh dhe duke zbritur një vit që e kanë marrë
me këstin e parë, atëherë rezulton si më poshtë: Persona 2700 X 7 vjet X 365
ditë X 2000 lek/dita = 13.797.000.000 lekë, e konvertuar në dollarë =
137.970.000 $ dhe në Euro 98.550.000 Në rast se këtë shumë e ndajmë në dy këste
atëhere do të kemi: 6.898.500.000 lekë ose 68.985.000 $ ose 49.275.000 Euro.
A i ka mundësitë financiare shteti shqiptar për të përballuar këto shuma? Unë
mendoj se po. Sipas deklaratës së Ministrisë së Financave vetëm për këstin e
parë janë shpërndarë 56 milion dollarë. Përveç kësaj jemi në pragun e
privatizimit të shoqërisë "Albetrol" për një shumë prej 850 milion Euro. Një llogaritje
e thjeshtë tregon se vetëm me 8% të saj mund të dëmshpërblehen të gjithë të
dënuarit politikë që ende janë gjallë për dy këste. Unë mendoj se një gjë e
tillë duhet patur parasysh nga qeveria shqiptare.
Një çështje tjetër e pashpjegueshme është se përse nuk kalon në seancë plenare
amendamenti i Këshillit të Ministrave, i miratuar qysh para më shumë se gjashtë
muajsh nga komisioni ekonomisë dhe ai i ligjeve për moshën e të dënuarve që
përfitojnë, heqjen e nenit të terrorizmit, zgjatjen e afatit të dorëzimit të
kërkesave e të tjera. Një vonesë e tillë është e pashpjegueshme. Për këtë
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë i ka
dërguar një shkresë, qysh para dy javësh, Kryetares së Kuvendit shkresë për të
cilën ende nuk kemi marrë përgjigje."
Grevën aktuale të ish të burgosurve politikë, përveç faktit se ata janë
kategori politike konstante e vendit dhe shoqërisë, asgjë tjetër nuk e
politizon. Kjo grevë nuk mund të paragjykohet as të dënohet as për kohën, as
për vendin, as për mënyrën, as për pjesëmarrjen, as për mbështetësit. Nuk shkon greva
kundër interesave integruese apo interesave të tjera kombëtare. Vetëm
administrimi i saj i gabuar nga përgjegjësit e vendit mund të shkojë kundër
interesave të përmendura.
Unë nuk i them Partisë Demokratike të dëgjojë zërat e PS, FRD, AKZ e tjerë, por
i them të dëgjojë zërat e Reshat Kripës, të cituar aq gjatë këtu më lart, të
Visar Zhitit, i cili përkrah thelbin e kërkesave të grevës së urisë, e cila
është dëmshpërblimi dhe rehabilitimi i plotë i kësaj shtrese, të Sami Repishtit
dhe të gjithë të tjerëve ish të burgosur e të përndjekur politikë që kanë qenë
gjithnjë pranë Partisë Demokratike dhe pranë zhvillimeve të ndodhura në
Shqipërinë e tranizicionit.
Një rol tejet konstruktiv, racional dhe tejet të domosdoshëm në kuptimin e
drejtë dhe trajtimin e drejtë të grevës së urisë dhe të çështjes që përfaqëson
ajo për të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve, është duke luajtur ambasadori
i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Aleksandër Arvizu. Roli
konstruktiv i Ambasadorit Arvizu ka dy vjet që ndihet në Shqipëri, në respekt
me vlerat e demokracisë të shtetit që përfaqëson dhe në respekt të plotë me
opinionin publik shqiptar. Kjo gjë acaron politikën në të dy krahët, por ai
vazhdon me sukses angazhimin e tij.
Duke iu kthyer fillimit të këtij shkrimi, dua të kujtoj se, ndërsa të
burgosurit dhe të përndjekurit politikë të monizmit tashmë, prej njëzet e një
vitesh, janë përfundimisht ish të burgosur dhe të përndjekur politikë,
mjerisht, populli i tyre vazhdon të jetë i burgosur politik, vazhdon të jetë
shpirtërisht në prangat e dogmave dhe praktikave që vulosën jetën e Shqipërisë
gjatë monizimit dhe që nuk i hiqen asaj as në këtë tranizicion kaq të gjatë
postmonist. Këtë e dëshmon katërcipërisht edhe ngurimi çerekshekullor për t'ua dhënë dorën më të dobtëve, më të diskriminuarve, më të përndjekurve, më të shtypurve. Pa rehabilituar plotësisht shtresën e ish të burgosurve dhe të
përndjekurve politikë të diktaturës së monizmit, pa e ngushtuar hendekun
marramendës mes kësaj shtrese dhe pjesës tjetër të shoqërisë, të thelluar pa
mëshirë gjatë këtij tranzicioni, populli shqiptar nuk mund ta ndjejë veten të
çliruar nga prangat politike dhe nuk mund t'i përjashtojë nga horizonti i tij
pikëpyetjet e së ardhmes. Deri atëherë liria e tij dhe e ardhmja e tij janë
thjesht iluzore, si në shfaqjet e sofistikuara me prestidigjitatorë. Ky hap,
popull, nuk është një detyrim ndaj një pjese tënde të shpërfilluar e të
alienizuar, është një detyrim ndaj vetes tënde.
-
©
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©