Tendencat e Serbisë për ndarjen e Kosovës është në vazhden e ndryshimeve
gjeopolitike që kanë ndodhur në të kaluarën dhe në kohët e fundit në Ballkan,
janë si rrjedhojë e aspiratave të saj territoriale për një Serbi të Madhe!
Është e kuptueshme se, çdo shtet në rajon ka synuar që të përfshijë sa më tepër
vend por, natyrisht, këtë është munduar ta realizojë në mënyrë diplomatike, por
jo edhe Serbia çdoherë.
Ky "shtet" i themeluar dhunshëm dhe akoma mbijeton dhunshëm i pozicionuar në
pjesën qendrore të Ballkanit, asnjëherë nuk ka qenë i kënaqur me hapësirën e
uzurpuar nga shqiptarët që pat përfshirë brenda kufijve të saj.
Duke e përkrahur idenë për krijimin e një Serbie të Madhe, ka qenë burimi
kryesor i paraqitjes së shumë konflikteve dhe luftërave të armatosura gjatë dy
shekujve të fundit.
Karakteristika kryesore e pretendimeve dhe e politikës serbe gjatë kësaj
periudhe ka qenë mosdurimi ndaj nacionaliteteve dhe përkatësive të tjera
fetare.
Është i paktë numri i shteteve në Evropë, të cilët prej vitit 1875 gjer më sot
të kenë shkaktuar kaqë konflikte të armatosura, dhe që, prej vitit 1804
(Kryengritja e parë serbe) gjer më 1991,për shumë herë ta ketë zgjeruar
territorin e vet me dhunë ndaj të tjerëve edhe prap të mos jetë e ngopur!!!
Nga kjo shihet se konfliktbërës, në të kaluarën e në kohët e fundit, është
vetëm Serbia e udhëhequr me politikën e vet nacionalshoviniste e
ekspanzioniste.
Gjithashtu, më duhet të theksoj se nuk ka shtete dhe popuj fqinjë në rajon me
të cilin nuk kanë luftuar serbët dhe që nuk i kanë marë dhunshëm territor gjatë
dy shekujve të fundit.
Serbia e Madhe vazhdimisht ka patur një qëndrim diskriminues bile edhe racist
ndaj grupeve etnike dhe pakicave kombëtare brenda territorit të Serbis së
Madhe. Rast i ktillë është me Shqiptarët, Hungarezët, Gjermanët dhe me Turqit e
muslimanët e Bosnës dhe në Sanxhak e në Malin e Zi.
Brenda kufijve të dhunshëm të saj është bërë edhe spastrim etnik.
Asnjëherë territori serb nuk ka qenë i rrezikuar nga vendet fqinj, por
gjithmonë ka ndodhë e kundërta, vendet fqinj kanë qenë të rrezikuar nga Serbia
e Madhe.
Që të jetë Ballkani i qetë,duhet të mos jetë Serbia e Madhe.
Duhet të ndahet Vojvodina,Sanxhaku,Toplica e Hashania me Kosovën Lindore.