Këtë titull - Populli e di kë ka cub kë hero - do të kisha parapëlqyer për
poezinë e vitit 1989 të autorit Qerim Ujkani 'Populli i di të gjitha', një ndër
më të bukurat e kësaj teme në poezinë shqipe. Të më ndjejë lexuesi, përpara se
të kaloj në interpretimin artistik brenda dhe jashtë tekstit, do të doja të bëj
këtu shkurt historinë e lidhjes sime me këtë poezi.
Për herë të parë poezinë 'Populli i di të gjitha' ia kam propozuar lexuesit
para 24 vjetësh, kur e botonim, madje me një zgjidhje grafike tejet të posaçme,
në faqen e parë të gazetës 'Drita', organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe
Artistëve të Shqipërisë. E merrnim nga revista letrare e Prishtinës, 'Jeta e
re', ku sapo ishte botuar.
Krijimi dhe botimi në Prishtinë, pastaj në Tiranë, përkonin me një periudhë
tejet të ndjeshme dhe tejet vendimtare për atdheun dhe kombin tonë. Në qiellin
tonë, deri poshtë nëpër frymët tona, endeshin retë e zeza të heqjes së
autonomisë së Kosovës, akti i parë makabër që kurorëzonte Beogradi i
Millosheviçit. Kishte tetë vjet që Kosova ndodhej në gjendje të
jashtëzakonshme, herë të shpallur e herë të pashpallur, tetë vjet që
serbomëdhenjtë e kërcënonin me heqjen zyrtare të autonomisë së vitit 1974. Koha
provoi se heqja e autonomisë së Kosovës ishte debuti i kryekasapit Millosheviç
në kuadrin e goditjes së tij vendimtare ndaj federatës, ishte kobi që iu
paraprinte kasaphanave në zemër të Evropës për vite të tëra në mbarim të
Shekullit XX e në prag të Shekullit XXI dhe Mijëvjeçarit të Tretë, kobi që do
të përmbyllej plot dhjetë vjet më vonë, pikërisht në Kosovë, pas bombardimeve
79 ditore nga NATO, pra, me një kolonë zanore të paparë në histori.
Furia e verbër serbomadhe e mishëruar në të sëmurin e saj më kobzi,
Millosheviçin, kishte bërë mëkatin fatal - duke goditur të drejtën e shenjtë të
Kosovës, kishte goditur edhe vizionin e shenjtë të Evropës së Bashkuar,
'fantazma' e së cilës endej tashmë në kontinent, me shembjen e perdes së
hekurt, dhe kjo i ngutte hordhitë në krye të Beogradit për të kryer punë shpejt me
krjimin e Serbisë së Madhe, çka do të kishte pasë shënuar edhe funeralin e
Evropës së Bashkuar.
Në fillim të 1989 Kosovës i hiqej autonomia, në mbarim të atij viti, më 23
dhjetor, krijohej Lidhja Demokratike e Kosovës dhe populli i Kosovës vinte në
krye të tij Ibrahim Rugovën, vizionarin gjenial të Kosovës së pavarur dhe
sovrane, pa të cilën nuk mund të ketë Evropë paqësore, nuk mund të ketë Evropë
të Bashkuar. Realizohej kështu profecia e parë e poezisë së Ujkanit - Populli e
di kë ka cub kë hero. Për herë të parë në histori, idesë Kosovës së pavarur dhe
sovrane i printe një simbol i Evropës, Ibrahim Rugova, antitezë totale me
njeriun që i printe idesë së Serbisë së Madhe, Millosheviçin, varrmihësin e
Evropës së Bashkuar. Sa ishte shpëtimtare për Evropën ideja e Rugovës, aq ishte
fatale pë Evropën ideja e Millosehviçit.
Kur lexuesit ia propozoja përherë të parë, nëpërmjet gazetës Drita poezinë
'Populli i di të gjitha', isha i sigurt që poezia i kushtohej asaj pjese të
popullit që nuk shkon kurrë pas politikanëve që e sundojnë, shkon gjithmonë pas
liderëve që ai i nxjerr nga gjiri i tij, nga kuota më e epërme e lartësisë më
të madhe të vetëdijës së tij. Isha i sigurt që poezia përkonte edhe me
psikologjinë e kohës në Tiranë dhe në krejt Republikën bunker të Shqipërisë, ku
gjendjes sonë të ngujimit i ishte mbaruar edhe bombola e fundit e oksigjenit.
Rreth 24 vjet më vonë lexuesit, poezinë 'Populli i di të gjitha', nëpërmjet
gazetës sime online, ia ripropozoja më 1 dhjetor 2012, pa ditë pas kulmimit të
festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në atë atmosferë ku
populli kishte zbritur në sheshe i tëri për të festuar, ndërsa sundimtarët e
tij, gjoja elitë politike apo tjetërfare, i çirreshin nëpër tribuna, secila
palë duke parë tek vetja heronjtë, ndërsa tek të tjerët duke parë cubat. Nëse
më 1989 'Populli i di të gjitha' kishte tingëllim kushtrues sa dhe profetik në
Kosovë dhe në trojet tona të tjera në ish Jugosllavi, në Republikën e
Shqipërisë ajo kishte një jehonë të mirëfilltë vetëdijësuese. Më 2012 dhe më
2013, ndërkaq, poezia ka një tingull krejtësisht aktual si në kohën kur është
shkruar, edhe pse në rrethana të tjera. Tej cipës festive, ato janë të
ngarkuara rëndë me sfida, nga të cilat përfitojnë sundimtarët dhe fundoset
populli, pikërisht ai popull që nuk shkon pas sundimtarëve dritëshkurtër, ai
populli që është në kërkim të prijësit vizionar, ai popull që ka misionin për
ta nxjerrë liderin.
Poezia e Qerim Ujkanit, në tërësi, është poezi e foljeve. Kjo do të tingëllonte
si akuzë, kur dihet sa guxim kërkon përdorimi i foljeve në poezi, sidomos
përdorimi i tyre në pozicione fundore (në rima) apo në pozicione logjike. Në
fakt, në kulmin e guximit të tyre, në kulmin e trallisë së tyre, poetët, edhe
formalistët më të skajshëm, ndodh që përqafojnë pikërisht foljet. Janë foljet,
pra, ato që ngërthejnë në vetvete tharmin hyjnore. Nga Bibla dihet se e para
ishte fjala. Dhe ajo fjalë ishte pikërisht folje - Të bëhet. Prandaj edhe vetë
fjala, nga vjen kalku shqip i 'folje', pra 'verb', me burim indoevropian dhe
përdorur në shkrime për herë të parë nga latinët, ka kryehere në të vërtetë
ngarkesën kuptimore 'fjala e Zotit', ka kuptimin e mesazhit hyjnor. Në
gramatikë ka kuptimin e pjesës së ligjëratës që shënon veprimin në trajtën e
kryer nga dikush dhe të pësuar nga ai vetë apo dikush a diçka tjetër.
Poezia e Ujkanit, poezi e veprimit, në misionin e saj kushtrimtar, ka në qendër
parimin i përshkallëzimit artistik, zbritës apo ngjitës apo zbritës-ngjitës e
anasjelltas. Dhe parim realizohet detyrimisht nëpërmjet foljeve. Tej formave
klasike, ajo nuk ka strofa, nuk ka rima, është e organizuar në katër kapituj
(katër kaptina) të shënuar me shifra romake. Secili kapitull përbëhet nga dy
paragrafe (kryeradhë) dhe paraprihet e përmbyllet nga një varg refren. E gjithë
poezia ka 64 vargje. Secili kapitull përmban 16 vargje, ku secili paragraf ka
nga 7 vargje. Që këtu merret vesh sensi formalist i poezisë.
Mungojnë krejtësisht shenjat e pikësimit. Madje, pasi ka lexuar poezinë, sekush
është e pamundur të mos dalë me mendimin - sa kot që janë shpikur shenjat e
pikësimit. Një përfundim më se i përligjur në këtë kontekst. Edhe kjo e
përforcon përfundimin e sapoarritur pak më lart.
Në tërësinë e vet krijimi i përmbahet përshkallëzimit artistik. Nga logjika ai
është zbritës, nga tonaliteti, nga kumti është ngjitës. Diçka karakteristike
kjo për poezinë e Ujkanit. Ky përshkallëzim, ndyshe nga poezitë e tjera të tij,
ku realizohet përmes disa foljeve, këtu realizohet tek e njëjta folje, 'di',
pra, një përshkallëzim i brendshëm. Folja 'di' zbërthehet nga paragrafi në
paragraf nëpërmjet kundrinorëve dhe kallëzuesorëve që merr, pra nëpërmjet
fjalëve ku bie veprimi i saj ose nëpërmjet fjalëve që e ftillojnë kuptimin e
saj. Ky përshkallëzim kalon nga "i di të gjitha", "di të flasë",
"di të heshtë", tek "i di të gjitha", "di të
jetojë", "di të vdesë", tek 'i di të gjitha', "di kë ka mik
kë armik", duke i finalizuar me "i di të gjitha", "di kë ka
cub kë hero".
Siç shihet më lart, përshkallëzimi realizohet nëpërmjet kontrastit, ku çdo
paragraf ka çiftin kundërvënës, pra nëpërmjet përballjes së antitezave "të
flasë-të heshtë", "të jetojë-të vdesë", "kë ka cub-kë
hero". Nëpërmjet këtyre kundërvënieve të pjesëshme realizohet edhe
kundërvënia e madhe, ajo midis popullit dhe sunduesve, kundërvënia midis koncepteve
filozofike kontrastuese që shprehin dhe mesazheve hyjnore kontrastuese që
mbartin. Populli del kështu me privilegjin dhe barrën e madhe të përjetësisë. Ndërsa sunduesit dalin me ndëshkimin e përkohësisë sa
mizore dhe fatale. Sa më larg misionit të tij të jetë populli, aq më e gjatë do
të jetë përkohësia e sunduesve. Sa më i pakuptuar të jetë misioni i popullit,
aq më mizore pamëshira e sunduesve.
Kjo brengë e poetit shprehet filozofikisht nëpërmjet një paradoksi në fund të
çdo paragrafi. Paragrafi i parë (kapitulli i parë) - 'kur flet populli' -
përfundon me vargun e papritur - 'sundimtarët janë të qetë'. Paragrafi i
dytë (kapitulli i njëjtë) - 'kur hesht populli' - 'sundimtarët i merr gjumi'.
Kjo e përforcon në tejskaj edhe kontrastin e nënkuptuar, nga del se sundimtarët
përbëjnë përbindëshin me shumëkokë dhe shqisa shumëfishe që e përgjojnë
popullin. Ndërsa populli përbën të pafajshmin që, kur hesht, ndryn në vetvete
të panjohurën, kijametin, së cilës ia kanë frikën për vdekje sundimtarët,
ndërsa kur flet - nuk është më enigma, është vetëm përditshmëria e rëndomtë,
prandaj kjo i qetëson sundimtarët.
Secili paragraf bazohet në figura të përqëndruara kryesisht në një varg të
vetëm a në pak vargje, ku vargjet e tjera vetëm sa sjellin detaje dhe rrethana
plotësuese, garnitura. Tek paragrafi i parë (kapitulli i parë) këtë e kryejnë
"gurëve të varreve u hyn shpirti dhe lëvizin", e "të nisurave iu
shfaqen fundit". Tek paragrafi i dytë këtë e kryejnë "Si gryka malesh
i kapërdin rrufetë/Mes dhëmbësh kërcëlluar i shkrepëtijnë vetëtimat/ Gjëmimet i
ndryn në vete". Kështu sundimtarët paralajmërohen se populli është
vetëtimë që nuk bubullon, është vetëtimë që vetëm zharit.
Kapitulli i dytë shënon edhe ndërkohën lirike të kësaj epike, teksa shënon
kontrastin jetë-vdekje, shënon prehjen para stuhisë. Këtu vetëm sa përligjet
emërtimi nga unë i pjesëve të poezisë me terma që përdoren në llojet e gjinisë
epike, sidomos në romane.
Kapitulli i tretë është edhe kapitulli më filozofik i poezisë. Përballë mikut
ai është përballë besës - prandaj mikun nuk e provon kurrë në ditë të mirë, e
ruan për ditë të vështirë. Përballë armikut ai është përballë pabesisë, prandaj
populli "Njësoj shikon prapa si përpara/ Rreziku që i bie ndesh është një
herë rrezik/ Rreziku prapa shpine dy herë". Duke qenë përjetësia populli
është edhe përvoja gjithëjetësore e njerëzimit. Prandaj nuk ia fal vetes
përqindjen sado të papërfillshme të gabueshmërisë. Mbi këtë filozofi ai e
ndërton edhe triumfin ndaj armikut, njëherësh triumfin ndaj përkohësisë.
Poezia e Ujkanit është poezi e vargut të bardhë. Kjo, megjithatë nuk përbën
rregull rigoroz për të. Kur vjen natyrshëm rima, kur e shikon të domosdoshme,
poeti nuk e shmang atë. Në kapitullin e katërt, në paragrafin e parë, poezia ka
vargjet "Në një mijë ngjyra/ Të lyhet e të ngjyhet/ Në një mijë fytyra/ Të
shtiret/ Ai cubin e njeh/ E hedh në pleh". Për të përftuar ironinë dhe
sarkazmën, poeti nuk i shmang, përkundrazi i fton rimat e puthitura dhe të
alternuara, asonancat, aliteracionet. Kjo ngarkesë vetëm sa e
dendëson mesazhin artistik dhe filozofik të poezisë.
Ndërkohë përthyerjet e tyre janë një asimetri tejet e domosdoshme dhe tejet e
mirëpritur në një simetri nga më të përkryerat në poezinë e tij të natyrës
epike, të toneve madhështore dhe mesazheve kushtruese, ku formalizmi i skajshëm
dhe përmbajtja e fuqishme janë vënë në një harmoni mjeshtërore.
Me të drejtë, poeti dhe kritiku dhe poeti i madh bashkëkohor amerikan John Hollander, e konsideron poezinë kryesisht një çështje të ritmit, të riorganizimit të gjuhës dhe të vizioneve, në një mënyrë thelbësisht të ndryshme nga ajo e prozës. Qerim Ujkani është poet i ritmit të vizioneve, ritmit të ideve, të figuracionit, herë nëpërmjet përsëritjes, herë nëpërmjet numërimit, herë nëpërmjet eliptimit të tyre.
Pikërisht gjallëria e ritmeve, figuracionit, theksave logjikë, madje disi edhe e theksave ritmikë bëjnë që 'Populli i di të gjitha' të jetë poezi e një komunikim të gjerë, pra për lexim të heshtur, poezi për lexim artistike (në shkollë, në radio, në ekranin e vogël), poezi për recitim artistik (në skenën e teatrit poetik).
Autori i "Populli i di të gjitha", Qerim Ujkani, nuk i ka munguar
poezisë shqipe që nga vitet '50. Gjithnjë besnik ndaj temës së tij, që e bën
ndër krijimtarinë e tij ndër më të angazhuarat e poezisë sonë, poeti nuk ka
hequr dorë kurrë nga mjeshtëria, nuk ka rënë rob i ideve të tij. Drejtvizor sa dhe kërkues brenda vetvetes në udhëtimin
e tij krijues, Qerim Ujkani mbetet një zë i rëndësishëm, i pashpërfillshëm në poezinë tonë.
Në pajtim me misionin e artit të tij dhe të ideve të tij, Qerim Ujkani, qoftë
me poezitë, qoftë me esetë e tij nuk pranon të heshtë përballë dukurive të
papranueshme të kohës sonë.
E shkruar më 1989, poezia e Qerim Ujkanit "Populli i di të gjitha",
nuk mund t'i shpëtonte krejtësisht autocensurës. Në këtë kontekst, me
"sundimtarët" gjithnjë kiheshin parasysh "pushtuesit".
Megjithatë kjo censurë e detyruar e bën poezinë të tingëllojë krejtësisht
aktuale tek shqiptarët, qoftë atje ku ka ende pushtues, qoftë atje ku ka ende
sundimtarë. Mjerisht, kombi ynë heronjtë i ka në varre, ndërsa cubat i ka në
piedestalet e pushtetit.
Poezinë e tij "Populli i di të gjitha", prandaj, ia propozoj për herë
të tretë lexuesit, tashmë në vitin 2013, i cili na e kujton ndërkaq edhe
historinë tonë të para 100 viteve, të atij viti 1913, të mbushur me padrejtësi
dhe mizori fatale, të padrejta dhe të pamerituara. Të atij viti 1913 që na
kujton filozofikisht se, sa herë i kanë marrë në shenjë shqiptarët, në trojet
tona, snajperët e kanë vënë në shenjestër edhe Evropën.
--
POPULLI I DI TË GJITHA
Poezi e vitit 1989 nga Qerim Ujkani
I
Populli i di të gjitha di të flasë di të heshtë
Kur flet
Gurëve të varrezave u hyn shpirti dhe lëvizin
Midis flamujsh dhe rrëmetesh
Ushtojnë sheshet
Bien daullet
Të nisurave iu shfaqen fundet
Sundimtarët janë të qetë
Kur hesht
Si gryka malesh kapërdin rrufetë
Mes dhëmbësh kërcëlluar i shkrepëtijnë vetëtimat
Gjëmimet i ndrydh në vete
U thotë fjalë të urta i qetëson
Durimin e vet e krahason me të malit me borë
Sundimtarët s'i merr gjumi
Populli i di të gjitha di të flasë di të heshtë
II
Populli i di të gjitha di të jetojë di të vdesë
Herët në mëngjes
Hukat duart të mos i bjerë përthonjsh nis punën
Te kroi te shelgu pret të bukurën belkëputurën
Bën dasmë gëzimin e ndan me të gjithë
Shtëpinë e mbush me fëmijë
Brez më brez
Shpie kujtimin
E shkon në luftë
Thirrja për liri të atdheut i hyn drejt në histori
Me vete merr armën trastën këngën
E s'pritet e s'ndalet
Veçse në fitore dhe përmendore
Liria s'pret
Duhet për çdo çast
Populli i di të gjitha di të jetojë di të vdesë
III
Populli i di të gjitha di kë ka mik kë armik
Hap derën e shtëpisë
Ndez zjarrin shtron sofrën
E në sofër bukë kripë e zemër
Kurrë s'e provon në ditë të mira
E ruan për ditë të vështirë
Ia mban besën
Ai e di se edhe uji fle po armiku s'fle
S'ia harron shprehinë e vjetër
Shpatë e zinxhirë farkon për të
Njësoj shikon prapa si përpara
Rreziku që i bie ndesh është një herë rrezik
Rreziku prapa shpine dy herë
Populli i di të gjitha e di kë ka mik kë armik
IV
Populli i di të gjitha e di kë ka cub kë hero
Në një mijë ngjyra
Të lyhet e të ngjyhet
Në një mijë fytyra
Të shtiret
Ai cubin e njeh
E hedh në pleh
Në përmendore që ligjëron historinë në shesh
E vendos heroin e vet
Në këngë trimërore
Në metafora
Në fjalë të urtë në konak
E në gjak përjetë
Populli i di të gjitha e di kë ka cub kë hero
-
©
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©