"Të gjitha partitë politike do të vdesin më në fund duke i kapërdirë gënjeshtrat e tyre," thoshte para tre shekujsh fizikani skocez John Arbuthnot. "Rreth vitit 200 politika thjesht do të shuhet përfundimisht. Ne nuk do të shohim më ndonjë parti politike," thoshte në shekullin e kaluar Richard Buckminster Fuller, ndër të tjera futuristi i famshëm, pra parashikuesi profesionist amerikan.
Kah nuk dua t'i shtyj lexuesit në të tilla pritshmëri, të paktën hëpërhë, të pafrytshme, i ftoj t'iu hedhim së bashku një sy dy partive kryesore në Shqipëri, të cilat, pavarësisht se a janë parti apo nuk janë, përfaqësojnë këto njëzet e tri vite dy grupimet kryesore politike dhe jo politike të këtij vendi.
Pa shkuar më larg, këto gjashtëmbëdhjetë vitet e fundit, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë kanë bërë opozitë destruktive dhe qeverisje të keqe, praktikisht, ku kanë ardhur në qeveri, kanë imituar në qeverisjen e tyre revanshizmin e qeverisë paraardhëse, ndërsa kur kanë kaluar në opozitë kanë imituar destruktivitetin e opozitës paraardhëse.
A kanë sot, 23 vjet pas pluralizmit, 16 vjet pas 1997-ës, këto dy grupime politike dhe jopolitike, PS dhe PD, e para në qeveri pas tetë vjetësh opozitë, e dyta në opozitë pas tetë vjetësh në qeveri, mundësinë, dëshirën apo prirjen për t'u shkëputur nga e kaluara e tyre, e cila iu ka kushtuar kaq shumë shqiptarëve dhe e ka bërë Shqipërinë kaq të pajetueshme?
Partia Socialiste e Shqipërisë mëton se është parti e qendrës së majtë. A ka, pra, kjo parti mundësi të marrë si model të saj një ose disa nga partitë e qendrës së majtë të demokracive të konsoliduara bashkëkohore? Dhe kështu të shkëputet nga modeli i qeverisë paraardhëse? Sigurisht, edhe partitë simotra evropiane të PS-së kanë në përvojën e tyre përballje të suksesshme ndaj opozitave të tyre, pa rënë në tundimin e revanshizmit. Në disa nga veprimet e PS këta muaj të qeverisjes nuk mund të mos lexohen dëshirat dhe prirjet e qarta për t'u shkëputur nga modeli i mëparshëm. Në disa veprime të tjera, nuk mund të mos lexohen tundimet për të rënë sërish në imitim të PD-së.
Partia Demokratike e Shqipërisë mëton se është parti e qendrës së djathtë. A ka, pra, kjo parti mundësi të marrë si model të saj një ose disa nga partitë e qendrës së djathtë të demokracive të konsoliduara bashkëkohore? Dhe kështu të shkëputet nga model i opozitës paraardhëse? Në këta muaj të opozitës së saj, PD është pothuaj krejtësisht e palexueshme në mundësitë, dëshirat dhe prirjet e saj. Një parti me një elektorat të caktuar, sado të rrudhur, PD ende nuk duket e vendosur të jetë parti e elektoratit të saj.
Më shumë, pra, kalimi i PD-së drejt një opozite konstruktive, varet sa do t'ia detyrojë PS, nëpërmjet shkëputjes së saj prej modeleve të vjetra, pra, duke mos e imituar qeverisjen e PD-së. Mjeti kryesor i PS ndaj PD mendoj se është hapësira e duhur ndaj kësaj të fundit për t'u marrë me reformimin e saj. Një PD e reformuar, në thelb, do të ishte një opozitë konstruktive, një alternativë e qendrës së djathtë ndaj qendrës së majtë që përfaqëson PS.
Nga përvojat evropiane, ne kemi parë sa kanë ndikuar gjatë qeverisjes së tyre të djathtat, nëpërmjet hapësirave të krijuara, në reformimin e të të majtave. Po ashtu, kemi parë sa kanë ndikuar të majtat në qeverisje, pikërisht nëpërmjet krijimit të hapësirave, në reformimin e të djathtave.
Sa më shumë t'iu përmbahet parimeve dhe programeve të qendrës së majtë Partia Socialiste në qeverisje, aq më shumë do të jetë e detyruar Partia Demokratike të marrë një profil të qendrës së djathtë. Sa më e paqartë - eklektike - të jetë në parimet dhe programet e saj PS, aq më e paqartë, konfuze, do të mbetet në profilin e saj PD. Kjo do t'i kushtojë shumë PS-së gjatë qeverisjes së saj. Kjo do t'iu kushtojë pa masë fateve të vendit dhe të demokracisë. Sepse PS dhe PD do të vazhdojnë të jenë kliente të njëra tjetrës, do të vazhdojnë t'i sakrifikojnë interesat e elektorateve dhe interesat e vendit për hir të interesave të ngushta të grupimeve që përfaqësojnë. Dhe nuk do të jenë partnere ndaj njëra tjetrës, nuk do të jenë alterativa ndaj njëra tjetrës.
Vite më parë, unë kam përshëndetur opozitën e atëhershme, pra Partinë Socialiste, për qëndrimin konstruktiv ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Këtë qëndrim nuk e mbajti PS kur vinte puna për anëtarësimin në BE. Në këtë ndikoi mënyra si PD e pronësoi në përfitim të vet dhe në dëm të opozitës anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. PD gjatë fushatës së pranverës 2013 e vuri theksin tek ky qëndrim i PS-së, në mënyrë që t'ia kthente asaj në bumerang, por ne pamë se elektorati mbajti anën e PS-së dhe nuk ia vuri veshin propagandës tashmë të shpëlarë të PD-së.
PS në qeveri e ka të domosdoshme një opozitë konstruktive, e cila në thelb t'i kuptojë dhe t'iu japë përkrahjen e duhur, natyrisht duke mbajtur rezervat e veta si alternativë politike, një numri reformash të cilat janë të dhimbshme, jopopullore për momentin, por janë të domosdoshme, jetike për perspektivën. Janë reforma pa të cilat nuk përfytyrohet fati i vendit dhe i demokracisë.
Aktualisht, PS është duke ndërmarrë një përpjekje pa kompromis kundër trafiqeve të drogës, çka nuk e ka bërë kështu PD në qeveri. Po ashtu PS po bën përpjekje të dukshme kundër informalitetit. Në të dyja rastet është e domosdoshme që opozita të mos bjerë në pozitat e përfitueses së çastit, në dëm të pallogaritshëm kështu ndaj perspektivës. PS ka nevojë për një mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e PD-së për të bërë një reformë të vazhdueshme në administratën e vendit, e cila është e tejfryrë dhe parazite. PS dhe PD është e domosdoshme të pajtohen për një strategji të përbashkët që administrata të mos jetë më burimi i vetëm apo burimi kryesor i punësimit të njerëzve.
Duke pasur një profil të qartë, të qendrës së majtë, PS në qeveri dhe një profil të qartë të qendrës së djathtë PD në opozitë, do të arrijnë të gjejnë, më në fund, pajtimin për të arritur një planifikim të afatizuar të zhdukjes së plagëve ekzistuese dhe të objektivave të zhvillimit të vendit në të ardhmen e afërt, të mesme dhe të largët.
Së fundi, vetëm duke u bërë e jetueshme për të gjithë qytetarët e saj dhe për të gjithë banorët e saj - dhe jo vetëm për klanet e bunkerizuara - Shqipëria do të fillojë të hedhë hapa të sigurtë drejt përparimit. Përndryshe, fundi prej gënjeshtrave të mbetura në fyt nuk do të jetë i largët për politikën aktuale shqiptare.
©Këndi këtu
SI TË UROJMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.17.2014, 06:50pmSHPEND MOS U ÇMEND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am
FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 01.29.2014, 11:37am
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Enjte, 01.02.2014, 11:19am
NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 12.02.2013, 08:58am
TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.17.2013, 10:10am
BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am
COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 09.15.2013, 09:50am
Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am
TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm
SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 06.28.2013, 09:42am
A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 06.16.2013, 07:12am
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.10.2013, 10:23am
TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 04.14.2013, 08:41am
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.21.2013, 08:43am
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©