Mënyra e Obamës Nga ROSS DOUTHAT
E Shtunë, 12.26.2009, 10:37am
Çdo presidencë është shenjesër karikaturizimi. Por gati një vit në mandatin e tij të parë, ka diçka veçanërisht të pakapshme në identetin politik të Barack Obama-s. Ai është një urëndërtues – nga ana tjetër një ideolog polarizues. Ai është një kripto-marksist radikal – përveç kur është një gur shahu i interesave të korporatave. Ai është një utopis amerikan – ose përndryshe një vegël e bindur në duart e sigurisë kombëtare.
Shtypi ka gatuar një teori të re çdo javë, duke e krahasuar Obama-n me John F. Kennedy e Franklin Roosevelt, me George H. W. Bush e Jimmy Carter – me çdo shef të shtetit të Shekullit XX, me përjashtim të krahasimit me njëfarë Gerald Ford. Por asnjë nga përngjasimet nuk ka gjetur vend. Ne jemi mirëfilli në epokën Obama, por as aleatët e tij, as arqmitë e tij nuk mund ta përcaktojnë saktësisht se çfarë përfaqëson presidenti ynë i 44-t.
Të dyja, e djathta dhe e majta, kishin shqetësime në konceptimin e institucionalizmit të Obamës. Konservatorët i kanë stërzmadhuar në radikalizëm instinktet e tij liberale, duke shpërfillur faktin se një president që merr këshilla nga Lawrence Summers e Robert Gates ka të ngjatë se nuk është një kthinë marksist-leniniste. E majta ka qenë gjithnjë e gjithnjë e zhgënjyer, nga hendeku midis parimeve të shpallura të Obama-s dhe kompromiseve që ai është i prirur t’i pranojë, dhe disa liberalë janë bindur se ai nuk është aspak një prej tyre.
E kanë gabim. Lënë mënjanë shtrëngimet politike, Obama ka të ngjarë se do të prirej ndaj liberalëve pothuaj në çdo çështje. Puna është se ai është më i plotvetëdijshëm për kufizimet e fuqive të tij dhe më pak i prirur të nisë betejat të cilat mund t’i humbë çka shumë prej përkrahësve do t’i parapëlqenin. Në këtë kontekst, ai është më pranë me Ronald Reagan-in dhe Edward Kennedy-n. Të dy ishin politikanë ideologjikë të cilët e stërvitën veten të punonin brenda sistemit. Të dy parapëlqyen arritjen e marrëveshjeve larg tavolinave të bisdimeve.
Ana e mbarë e kësaj sjellje është e qartë: Kryen punë. Midis paketës stimuluese, projektligjit për përkujdesjen shëndetësore dhe regullimeve të reja financiare, Obama së shpejti do të arrijë të jetë përmbushësi më i madh i miratimit të ligjeve se çdo demokrat që nga Lyndon Johnson.
|
|
|
IBRAHIM RUGOVA NJË EPOKË E PANDËRPRERË Nga Skënder Buçpapaj
E Mërkurë, 12.23.2009, 12:11pm
(Ribotohet me rastin e 20 vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës)
Ibrahim Rugova, në krye të lëvizjes kombëtare të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet, në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye të shtetit të Kosovës, mori plagë të panumërta. Asnjëherë ai nuk deshi t’i ekspozonte plagët që merrte. Ndërmjet betejave, si luani, ai mbyllej në vetvete dhe i merrte me të mirë, i vetëshëronte plagët e tij, të cilave papushim iu shtoheshin plagë të reja, pa lejuar njëra-tjetrën të vëjë kore. Shtresimi i tyre i panumërt çoi deri në sëmundjen e pashërueshme, të vetmen plagë të cilën ai e mbajti deri në fund të jetës të shpaluar përballë bashkëqytetarëve të tij dhe përballë bashkëkombësve. Pra, edhe kollosët më stoikë, nuk iu shpëtojnë dhimbjeve të plagëve. Duke u marrë me një kollos të tillë si Çarl De Golin biografët theksojnë se gjeneralin e plagoste më së shumti shpirtligësia e mediave kundër tij, e plagoste fakti që e akuzonin për krenarinë e tij të tepëruar. “Nuk e kishte të vetën këtë krenari, thonë ata. E kishte ngaqë ishte i bindur se e mishëronte Francën. Kur ai thoshte “Ne Çarl De Goliâ€, kjo ndodhte, sepse ishte shndërruar në simbol të atyre që luftonin dhe përpiqeshin për Francën.†Të mos harrojmë se Çarl De Goli kishte edhe një thënie tjetër krejt të veçantë: “Kur dua ta di se çfarë mendon Franca, pyes veten time.†Dhe Çarl De Goli është një ndër ata kollosë epoka e të cilëve është shtrirë përtej dhjetëra viteve në vendin e tij gjatë dhe pas jetës.
|
|
|
|
|
Ben Bernanki, arkitekti i parandalimit të një Depresioni të Madh tjetër
E Premte, 12.18.2009, 11:07am
Revista prestigjioze amerikane Time zgjodhi Kryetarin e Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ben Bernanke Njeriun e Vitit 2009. "Historia është e përbërë jo vetëm nga ajo që ka ndodhur, por edhe nga ajo që nuk ka ndodhur,†shkruante drejtori i revistës Time, Richard Stengel, në shpalljen e zgjedhjes së bërë. “E dimë se çfarë ka ndodhur në ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe të pjesës tjetër të botës përgjatë këtij viti nuk ka qenë e mirë. Ajo që nuk dimë është se çfarë do të kishte qenë ekonomia e çfarë do të kishte ndodhur me jetët tona nëse pak njerëz nuk do të kishin vepruar për të mirën tonë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhte, por unë jam i bindur se ekonomia do të kishte shkuar shumë, shumë keq.â€
|
|
|
Rrugëdalja nga ekstremizmi Nga Angelo Panebianco
E Enjte, 12.17.2009, 04:40pm
Ndërhyrja e Fabrizio Cicchitto-s në Dhomën e Deputetëve para dy ditësh, kushtuar identifikimit, me emra dhe mbiemra, të atyre që ai i konsideron “nxitësit moralë†të agresionit fizik ndaj kryeministrit, ka qenë krejtësisht e gabuar dhe e pavend. Nuke ndihmon klimën politike. Sidomos nuk e ndihmon Sekretarin e PD, Pier Luigi Bersani, për t’i zgjidhur nyjet që ai e di se duhet zgjidhur. Do të ishte edhe në interes të qendrës së djathtë dhe të vendit, nëse kjo do të ndodhte.
Mund ta përkufizojmë kështu problemin e opozitës. Krahu i saj ekstremist ka një shef të njohur, me profil të qartë, Antonio Di Pietro. Bersani, ndërkaq, duhet ende të dëshmojë se di të jetë, përtej karriges politike, shefi i pranuar i krahut demokratik të opozitës. Kur thuhet se PD do të duhej ta prishte aleancën me Di Pietron, thuhet një gjë e drejtë, por banale. Harrojnë se të “prishesh me Di Pietron†do të thotë të kryesh një operacion të tërë politik që, për të qenë i realizueshëm, ka nevojë për një udhëheqje të zonjën. Bëhet fjalë për një operacion që përfshin si bërjen e llogarive me “dipietrizmin e brendshëm†në Partinë Demokratike, si një rikalibrim të raporteve me forcat e jashtme (disa gjykatës, disa gazeta, e tjerë), të cilat mbi dipietrizmin e brendshëm në PD kanë bazuar qëndrimin e tyre për ta kushtëzuar politikën.
T’i kundërvihen personit të Berlusconi-it apo t’i kundërvihen politikës së qeverisë? Përgjigja shpalos koncüetimin e luftës politik, përveçse gjykimin mbi gjendjen e demokracisë sonë, të cilitdo opozitor të veçantë. Prej kur është Berlusconi të dy shpirtërat kanë bashkëjetuar e, pothuaj gjithnjë, shpirti antiberluskonian ka mbizotëruar fort, duke qenë deri tani antiberluskonizmi ankorimi i vërtetë identitar i së majtës.
|
|
|
Zonja Klinton duhet të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës në Shqipëri
Nga Elida Buçpapaj
E Martë, 12.15.2009, 08:23pm
Për ta bindur Ed
Ramën që të lejojë deputetët e majtë të futen në Kuvend kanë bërë përpjekjet e
tyre edhe diplomatët e huaj në Tiranë. Midis tyre edhe Ambasadori Amerikan Uidhërs. Në
takimin që ka patur me Zonjën Topalli në mes të Nëntorit që shkoi, Zoti Uidhërs ka kërkuar që “T’i jepet fund krizës
politike“, duke nënvizuar se „krerët e
politikës duhet të zgjidhin problemin e bojkotit të opozitësâ€. Ky deklarim i
Ambasadorit Amerikan që nuk është eksplicit, është komentuar nga të dyja krahët
si mbështetje për secilin krah. (për më shumë kliko në titull
|
|
|
SILVIO BERLUSKONI: DASHURIA FITON GJITHMONË MBI URREJTJEN
E Martë, 12.15.2009, 06:30pm
Kryeministri italian i falënderon përkrahësit, nesër del nga spitali
Voal-online -"Falënderime nga zemra atyre aq të shumtë që më kanë dërguar mesazhe të dashurisë dhe të përkrahjes. U them përsëri të jeni të qetë dhe të sigurtë. Dashuria fiton gjithmonë mbi zilinë dhe mbi urrejtjenâ€: është ky mesazhi i kryeministrit Silvio Berlusconi në faqen e parë të uebsajtit zyrtar të Partisë së Lirisë –PDL- (www.pdl.it). Mesazhi mban datën 15 dhjetor. Në flamurin e madh që e përmban mesazhin ndërrohen paprâ edhe mesazhe të tjera, ndër të cilat edhe ai që fton të vizitohet uebsajti tjetër www.forzasilvio.it prej nga është e mundur t’i dërgohet një mesazh solidariteti Kryeministrit të Italisë.
|
|
|
SIKUR TË JENË TË ORKESTRUAR NGA ANTIMIQTË
Nga Elida Buçpapaj
E Shtunë, 12.12.2009, 08:17pm
Është mjerim, është fatkeqësi, është çmenduri
që ky popull aq tolerant, aq i kultivuar të jetë i destinuar të mbetet leckë
tregu për miting. Rrënja e kësaj fjale me origjinë nga gjuha angleze ka një
kuptim shumë të ngrohtë „to meet“ – „me u takue“ – me u takue për të biseduar për
motin, se çfarë do të gatuash për nesër, se çfarë filmi do të shohësh nesër, se
çfarë shfaqje ke parë një natë më parë në Teatrin Kombëtar, për t’u takuar e
biseduar për kohën e humbur, për ata që s’patën kurrë një kohë të tillë kaq afër
normalitetit dhe njëkohësisht kaq larg, tmerrësisht larg, çmendurisht larg, katër
vjet mitingje larg, njëzet vjet mitingje larg. Natyrisht që ka mitingje ku ia vlen të mos
mungosh, ku duhet të bësh gjithçka që të jesh, si për shembull ai i 22 Marsit
1992 apo ai i 8 Dhjetorit 2009. Ia vlente të merrje avionin për të qenë në
sheshin Skënderbe. Janë mitingje sinjifikative ku njerëzit mblidhen për hir të
normalitetit, për hir të jetës së tyre, që prej të nesërmes së mitingut të
vazhdojë jeta - apo të fillojë nga „A“-ja, - pasi asnjëherë nuk ka nisur, pasi
vazhdon të mbetet skllave e mitingjeve. Është e trishtueshme kur mendoj se nesër në
Tiranë mund të fillojnë rishtaz mitingjet, është trishtim i vërtetë, kur prej
nesër njerëzit si robotë apo lej fenë do t’i ikin përditshmërisë së tyre për t’ia
dedikuar orët e jetës së tyre një mitingu të ri, që s’dihet sa do të zgjasë, që
dihet se do të fillojë por nuk dihet se kur do të mbarojë.
Janë mitingje orwelliane, me çadra, pa çadra,
me çadra në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me çadra tek Kryeministria, përpara
ish selisë së Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, si në një teatër, si në një komedi,
si në një kllouniadë, duke pritur zgjuar mëngjesin, jo për të filluar jetën, jo
për të rifituar kohën e humbur, por për të vazhduar rishtas mitingun, quaje si
të duash, miting, protestë, manifestim,
manifestim, protestë, miting. Një maskaradë.
Lëre pastaj, nëse na duhet të mendojmë se në
Kosovë demokracia është tejet fraxhile, apo në Maqedoni shqiptarët si palë
shtetformuese vazhdojnë të përjetojnë absurditetet nga më absurdet, sepse
shteti amë, politikanët e shtetit amë në
vend që tregojnë maturi politike, dëshmojnë një papjekuri të pafalshme, sikur të
jenë orkestruar nga antimiqtë, më assesi miqësorët, absolutisht jo miqësorët e
shqiptarëve. (Kliko në titull për ta lexuar të plotë)
|
|
|
NJË E VËRTETË E ARRITSHME Nga PAUL KRUGMAN, New York Times
E Hënë, 12.07.2009, 09:19am
Ndoshta unë jam naiv, por jam duke u ndjerë optimist për bisedimet e klimës që fillojnë në Kopenhagë të hënën. Presidenti Obama ka në plan t’i drejtohet me një fjalim konferencës ditën e fundit, çka bën të mendosh se Shtëpia e Bardhë pret përparim real. Është gjithashtu trimëruese të shohësh vendet në zhvillim – përfshirë Kinën, prodhuesin më të madh në botë të dioksidit të karbonit – duke u pajtuar, tekembramja në parim, se ata duhet të jenë pjesë e zgjidhjes.
|
|
|
Triptik shqiptar malli dhe meditimesh në Lozanë Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
E Premte, 11.27.2009, 06:40pm
Foto: Mësuese Shpresa me autorët e këtij reportazhi dhe Ilir Buçpapën i cili regjistroi takimin
Parathënie
Lozana është po ajo, gjithnjë mbresëlënëse. E lartuar përgjatë liqenit Leman. Si gjithnjë, me të njëjtën lehtësi, ajo ngre apo ul siparin prej mjegulle apo dielli. Të tillë e kemi lënë dhe e kemi gjetur Lozanën sa herë kemi kaluar nëpër këtë qytet dhe sa herë që kemi qëndruar këtu.
Vijmë për të kushedisatën herë në Lozanë. Nuk mund të harrojmë kurrë se këtu kemi takuar për herë të fundit mikun e shtrenjtë, piktorin, intelektualin dhe strategun e UÇK-së Agim Ramadani, i cili në verën e vitit 1997, do të na ftonte të merrnim pjesë në hapjen e ekspozitës të tij të pikturave, ku dominonte e kuqja dhe e zeza, e kuqja e flamurit shqiptar dhe e zeza e zhgabës dykrenore.
Në Lozanë jeton një pjesë e komunitetit të shqiptarëve në Zvicër, i cili integrimin e tij e sheh të lidhur edhe me ruajtjen e identitetit shqiptar të brezit dhe gjeneratës më të re, atë të fëmijëve.
Dhe nuk mund të ketë identitet kombëtar pa gjuhë amtare, ashtu si nuk ka gjuhë amtare pa mësim të saj. Dhe nuk ka gjuhë amtare pa mësuesit e gjuhës shqipe, ashtu si nuk ka gjuhë amtare pa interesimin e madh të prindërve për të çuar tek këta mësues fëmijët e tyre. Dhe nuk ka gjuhë amtare dhe identitet kombëtar pa interesimin e të gjithë intelektualëve dhe të gjithë komunitetit për përfshirjen e fëmijëve në shkollat e gjuhës shqipe, ashtu si nuk ka gjuhë amtare, pa shkollat shqipe, të të gjitha niveleve, prej shkollës fillore, shkollës nëntëvjeçare, gjimnazeve dhe shkollave të mesme profesionale, deri tek univeristetet shqiptare. ...
|
|
|
Faqe 113/119: « :: ... 110 111 112 113 114 115 116 ... :: »
|