Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara vendosi që procesi i gjykimit për të dyshuarin e vendosjes së bombës gjatë Maratonës së Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, do të fillojë ditën e hënë, duke refuzuar kështu kërkesën e palës mbrojtëse për një ndryshim të vendit dhe për shtyrje të fillimit të gjyqit deri në muajin shtator.
Avokatët e Tsarnaevit mbështetën argumentin se publiciteti i lartë për çështjen do të pengonte zhvillimin e një procesi të drejtë gjyqësor.
Tsarnaev përballet me akuza për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e më shumë se 260 të tjerëve gjatë maratonës më 15 prill 2013, nga shpërthimi i bombave të prodhuara prej tij.
Ai ka deklaruar se është i pafajshëm.
Vëllai i tij, Tamerlan Tsarnaev, i dyshuari i dytë në këtë çështje, u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.