Një anëtar i dyshuar i al-Kaidës vdiq, disa ditë para se të dilte në gjyq në Nju Jork në lidhje me sulmet me bomba në dy ambasada amerikane në vitin 1998.
Bernard Kleinman, avokati i Abu Anas al-Libit, tha se klienti i tij që kishte hepatitin C dhe vuante nga kanceri i mëlçisë, vdiq dje në një spital në zonën e Nju Jorkut.
Libi dhe Khalid al-Fawwaz, një saudit do të dilnin në gjyq më 12 janar për sulme në Kenia dhe Tanzani që shkaktuan vdekjen e mbi 200 vetëve.
Kleinman, avokati i Libit tha se gjendja shëndetësore e klientit të tij ishte keqësuar me shpejtësi muajin e kaluar.