VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HILLARY CLINTON GËZON MBËSHTETJE TË LARTË

                                                                                      

E Hënë, 11.11.2024, 06:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
HILLARY CLINTON GËZON MBËSHTETJE TË LARTË

E Enjte, 05.14.2015, 11:28am (GMT+1)



Anketa të kohëve të fundit tregojnë se demokratja Hillary Clinton mbetet një kandidate e fortë për Shtepinë e Bardhë pavarësisht pikëpyetjeve lidhur me praktikat për grumbullim fondesh nga Fondacioni Clinton dhe përdorimi nga ajo i emailit privat ndërsa shërbente si sekretare shteti. Ndërkohë, në krahun republikan janë gjashtë kandidatë, që kanë filluar zyrtarisht fushatat.

Gjatë një vizite në Las Vegas, objektivi i zonjës Clinton ishte imigracioni dhe mbështetja e saj që imigrantët ilegalë të kenë mundësi  të marrin nënshtetësinë:

"Deri më sot, asnjë kandidat republikan, nuk e ka mbështetur hapur marrjen e nënshtetësisë."

Anketat e fundit tregojnë për rënien e besimit të votuesve për shkak të praktikave të grumbullimit të fondeve nga Fondacioni Clinton dhe debateve për emailin e saj privat.

Por duket që demokratët do ta mbështesin zonjën Clinton, thotë analisti John Fortier:

"Ajo gëzon mbështetje të fuqishme nga partia dhe udhëheqësit e tjerë, si dhe nga ata që dhurojnë fonde për partinë. Kjo është një pozitë e fuqishme për të."

Por, pas më shumë se 20 vitesh në skenën amerikane, zonja Clinton mund të përaballet me sfida në zgjedhjet e përgjithshme, thotë eksperti Charlie Cook:

"Një njëfarë pike do të përballet me vetveten. Duhet të tregojë se i përket shekullit 21. Duhet të jetë më e orientuar për të ardhmen, se sa të kaluarën."

Ndërkohë, kandidatët republianë po shtohen. Kirurgu ne pension, Ben Carson, u bë i pari afrikano-amerikan që futet në garën presidenciale 2016:

"Është koha që njerëzit të ngrihen dhe të rimarrin qeverinë."

Ish shefja e kompanisë Hewlett Packard Carly Fiorina u bë e para grua që ju bashkua konkurentëve republikanë:

"Qeveria duhet të pasqyrojë drejtuesin e saj."

Po ashtu edhe ish guvernatori i Arkasas Mike Huckabee u bë kandidati i gjashtë që i bashkohet fushatës republikane.

"Na u premtua shpresë, po ishin vetëm fjalë. Na duhet ai ndryshim që do të trasformojë Amerikën nga shpresa tek arritjet."  

Pritet që edhe kandidatë të tjerë të futen në garë, përshi dy republikanët që kryesojnë nëpër anketa, ish guvernatori i Floridës Jeb Bush dhe guvernatori i Uiskonsin Scott Walker.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËNGËTARJA BRITANIKE E SHTYN UDHËTIMIN NË HAPËSIRË (05.14.2015)
GRUAJA E SCHUMACHERIT SHET NJË AEROPLAN DHE NJË SHTËPI PUSHIMI TË FAMILJES (05.09.2015)
PELE SËRISH NË SPITAL - BRAZILI NË ANKTH (05.08.2015)
PUTIN GËNJEN PËR TË KALUARËN - ZBULOHET NËNA E VËRTETË (05.08.2015)
LIROHET KHADR - DIKUR I BURGOSURI MË I RI NË GUANTANAMO (05.07.2015)
HETUESIT - LUBITZ KISHTE BËRË PROVA PËR RRËZIMIN E AVIONIT (05.06.2015)
GARLAND I TEKSASIT - PROVOKUESJA GELLER DHE FAMA E SAJ (05.05.2015)
SHBA - EMRA TË RINJ NË GARËN PRESIDENCIALE (05.04.2015)
CHARLOTTE ELIZABETH DIANA - EMRI I PRINCESHËS SË POSALINDUR (05.04.2015)
LE PEN IA NDALON BABAIT TË SAJ DEKLARATAT NË PUBLIK (05.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]