SOMARUGA NË VJENË KËRKON NDIHMË PËR DIALOGUN POLITIK ME BASHKIMIN EVROPIAN Presidentja zvicerane - Duam të jemi pjesë e sistemit evropian të shpërndarjes së azilkërkuesve
E Enjte, 05.07.2015, 06:28am (GMT+1)
VOAL - VJENË - Zvicra dëshiron të jetë e integruar në një sistem evropian të shpërndarjes gjeografike të refugjatëve në kërkim të azilit në Evropë.
Kështu deklaroi sot në Vjenë presidentja e Konfederatës Simoneta Somaruga, e cila gjithashtu ka kërkuar nga Austria ta mbështesë Zvicrën në dialogun me BE-në, i cili është bërë i vështirë nga po-ja popullore ndaj iniciativës 'kundër emigracionit në masë'.
Presidentja e Konfederatës ka takuar homologun austriak Hainc Fisher dhe kancelarin Verner Fayman. Të gjithë 'pajtohen në gjykimin se marrëdhëniet dypalëshe mes Zvicrës dhe Austrisë janë të shkëlqyera', thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Berna.sda/ats
www.voal-online.ch
|