ËSHTË ARI EMBLEMA E VËRTETË E ZVICRËS Në Zvicër gjenden katër rafineritë më të rëndësishme të arit në botë
E Premte, 05.08.2015, 03:41pm (GMT+1)
VOAL - Kur është fjala për Zvicrën, mendja shkon menjëherë tek prodhime si orët, çokollatat apo edhe bankat. Por rrallë herë Konfederata përqaset me arin. E pra, Zvicra është tregtarja më e madhe e metalit të verdhë në botë.
Miniera e fundit e arit në Zvicër u mbyll përfundimisht para më se 50 vitesh, më 1961. Rrëkeja e mineralit, që ndodhej mes Astanos dhe Sesos në Tiçino, tashmë ishte shterruar. Sot vetëm disa qindra kërkues amatorë të arit i kushtohen kësaj aventure, kryesisht në rajonin e Napfit, mes kantoneve Bernë e Lucernë, ku ende është e mundur të gjenden grimca ari.
Por mungesa e metalit të çmuar në nëntokën e saj - e më gjerësisht e lëndëve të saj të para - nuk e ka penguar Zvicrën të bëhet një fuqi e vërtetë dhe e mirëfilltë e shitblerjes së arit. Aq sa të jetë në krye të klasifikimit të tregtisë ndërkombëtare të arit, me një pjesë të tregut që shkon rreth 15%, sipas shifrave të dhëna më 2012 nga BACII International Trade Database e Observatory of Economic Complexity.
Të dhënat e dorëzuara nga këto dy institute ndërkombëtare me qëllim që të përputhin metodologjitë e statistikave të cilat ndryshojnë nga një vend në tjetrin si dhe shifrat nganjëherë të zmadhuara, nuk e pasqyrojnë megjithatë plotësisht rëndësinë e Zvicrës në këto transaksione. Shifrat e komunikuara nga Administrata Federale e Doganave (AFD) në fakt janë edhe më mbresëlënëse. Nëse merret parasysh gjithnjë vitit 2012, importet kanë shkuar në 2200 tonë, me një vlerë prej 88 miliardë frangash, dhe eksportet në 1500 tonë (80 miliardë). Në vitin 2014, sasitë e importuara e të eksportuara regjistruan një rekord historik, me respektivisht 3500 e 3900 tonë, më shumë se sasia e arit e nxjerrë çdo vit në botë, baras përafërissht me 2500 tonë. Por, për shkak të zhvlerësimit të metalit të verdhë, vlera u zvogëlua.
Evolucioni ka qenë fenomenal sidomos duke filluar nga viti 2007, pas shpërthimit të krizës ekonomike. Ari në fakt është bërë një fakt përsëri një vlerë interesante ngushëlluese.
Si ia ka arritur Zvicra të bëhet një platformë e dorës së parë në tregun botëror të arit? Para së gjithash falë traditës historike. Tregu i arit i Zyrihut ka qenë gjithmonë shumë i rëndësishëm dhe deri para disa vitesh ishte lobi kryesor i arit, World Gold Council, e kishte selinë në Gjenevë.
Zvicra është udhëkalimi i arit
Pjesa më e madhe e arit të prodhuar në botë kalon fizikisht nga Zvicra dhe në mënyrë të veçantë në Tiçino. Ritheksojmë se katër rafineritë më të rëndësishme të arit botëror gjenden në Zvicër. Këto rafinojnë praktikisht 2 të tretat e arit botëror.
Për vite të tëra, autoritet federale e kanë përjashtuar tregtinë e metaleve të çmuara nga statistikat e tregtisë së jashtme, ngaqë mendonte se "lëvizjet e metaleve të çmuara iu korrespondonin më shumë transferimeve të mjeteve të pagesave, zëvendësuar nga kaetëmonedha, sesa qarkullimit të mallrave për përpunim apo përdorim", thuhet në raportin e nëntorit 2013.
Kjo praktikë ndryshoi më 2014. Sot AFD publikon edhe një statistikë të tregut të jashtëm ku përfshihet edhe tregu i metaleve dhe gurëve të çmuar.
Duke i paasur parasysh edhe këto transaksione, kuadri ekonomik i Zvicrës na del gjithsesi i ndryshuar. Ari përfaqëson në fakt plot një të pestën e vlerës tërësore të tregut të jashtëm të Zvicrës, shumë më tepër se prodhimet tradicionale si barnat dhe orët.
Më shumë transparencë në statistikat
Prej disa muajsh një tjetër praktikë ka ndryshuar. Pas më se 30 vitesh, autoritet helvetike vendosën t'i publikojnë vendet e importit dhe të eksportit të metalit të verdhë.
Në vitin 1981, qeveria zvicerane vendosur të mos i bënte të njohura më këtë të dhëna. Në bazë të këtij vendimi, u përmendën disa faktorë. Nga njëra anë, nuk duhej dhënë tepër informacione lidhur me piacën financiare londineze, konkurenten kryesore të Zyrihut. Nga ana tjetër, duhej para së gjithash të shmangej dhënia e informacioneve të ndjeshme, si im porti i arit nga Bashkimi Sovjetik dhe nga Afrika e Jugut e Aparteidit, e vënë nën embargon ndërkombëtare.
Nga të dhënat e publikuara në mars, del se pikërisht Afrika e Jugut kishte qenë deri në fillim të viteve '90 furnizuesje kryesore e mtealit të verdhë.
Statistikat nuk mundësojnë megjithatë të hidhet dritë e plotë në shtetet nga vjen realisht ari. Doganat zvicerane japin thjesht vendin e fundit të tranzitit. Kështu shpjegohet rëndësia e Britanisë së Madhe. London Bullion Market Association (LBMA) është qendra kryesore botërore e tregut të arit dhe argjendit.
Një aspekt i kritikuar nga organizatat joqeveritare, ngaqë është e pamundur të dihet nëse metali vjen, për shembull, nga zona konfliktesh ose nga miniera të paligjshme. Edhe eksportet zvicerane shkojnë drejt qendrave kryesore të tregut të arit, siç është Hong Kongu. Mbretëria e Bashkuar e sidomos India, 'konsumatorja' më e madhe e arit në botë. Vitet e fundit pastaj është rritur fuqimisht shtimi i ekportit drejt Kinës e Singaporit. Për t'u vënë re, ndërkaq, është rënia e madhe e kspoteve drejt Italisë. Nëse deri në filimit të viteve 2000, Gadishulli fqnj gëlltiste ende rreth 30% të eksportit helvetik (me deri rreth 340 tonë ari më 1998), sot ky treg ka shkuar në shifrat më minimale. Në vitin 2013 në fakt u eksportuan 40 tonë ari. (swissinfo)
www.voal-online.ch
|