E Premte, 04.26.2024, 02:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

NË PRITJE QË MJEGULLA TË SHKRIHET DHE FURIA E SYVE TË TU TË VIJË ME DIELLIN

Poezi nga SEBASTIANO GRASSO në shqip nga VISAR ZHITI


E Hënë, 11.08.2010, 11:32am

Nga sa enigma përbëhet historia jonë;/ prej sa magjish, anija me të cilën duhej/ të shkojë. Dialogu i thyer rinis: ëndërroj/ një kohë që nuk ishte në ëndërr. Gjurmë e tua/ mbi tapet shkatërrojnë fantazmat e shtëpisë, rrathë/ magjikë e pasqyra ku kërkohet fytyra jote,/ të vazhdosh një lojë dashurie e t'i japësh emrin/ tënd një ylli.

PËRPIQEM TË MBUSH PLOT KRAHËT E MI ME BUKURINË TËNDE, PËRPIQEM TA VJEDH ME PUTHJET E MIA BUZËQESHJEN TËNDE

Poezi nga RABINDRANATH TAGORE (1861-1941)


E Martë, 11.02.2010, 03:33pm

Ajo është kaq pranë zemrës sime/si një lule e vogël/pranë tokës.

Ajo është e ëmbël e ëmbël/si gjumi që vjen/nëpër trupin e lodhur.

NGA ELIDA BUÇPAPAJ
LIQENI I OHRIT DHE LIQENI LEMAN

E Enjte, 10.28.2010, 08:34am


Jam shi në Tiranë
Që bie rrëke
Nëpër rrugët
Mbi pluhurin
e harresës
Ku janë shkërmoqur
pluhur
Si fosile antike
ditët e mia

LARTOJE KOKËN, NUK LËKUNDET MË TOKA: ULËRI NGA DASHURIA, FITOJE, PO TË DUASH, BOTËN

Poezi nga SALVATORE QUASIMODO (1901-1968)


E Djelë, 10.24.2010, 06:01pm

EPITAF PËR BIÇE DONETIN



ELDORADO

NGA EDGAR ALLAN POE


E Hënë, 10.18.2010, 07:48am
Një trim i ngratë,  Kalorës  me shpatë,  Në pishë të diellit e hije kahmos,  Ngado kalëroi,   Me këngë në gojë,  Në kërkim të Eldorados.

NGA ELIDA  BUÇPAPAJ
POEMË PËR URËN E TABAKËV

E Hënë, 10.11.2010, 08:06am

Kudo qofsha / Qofsha 20 mijë milje larg / Qofsha 13 vite larg / Unë prapë e prapë / Kaloj e çkaloj / Mbi Urën e Tabakëve

 

kur iki, / kur shkoj, / kur nisem, / kur nuk kthehem, / kur kthehem me mendje / Ura e Tabakëve / harku magjik / i një violine Stradivari / Far / I përjetshëm/ I nënvetëdijës time.


RROFTË EVA! RROFTË EVA! RROFTË EVA!
NGA VEHBI SKËNDERI


E Mërkurë, 10.06.2010, 10:31am

Vërtet Eva kreu Faj, me mollën e ndaluar.
Dhe e dënoi Mëkati. Po si nuk i doli kush zot:
“Të mjerën në greminë e shtyu Lugati!” Përkundrazi: E nëmin edhe sot...

“Të mjerën në greminë e shtyu Lugati!” Përkundrazi: E nëmin edhe sot...

NË MUNDSH

Poezi nga RUDYARD KIPLING (Çmimi Nobel 1907) 

RROFTË EVA! RROFTË EVA! RROFTË EVA!
NGA VEHBI SKËNDERI


E Mërkurë, 10.06.2010, 10:31am

Vërtet Eva kreu Faj, me mollën e ndaluar.
Dhe e dënoi Mëkati. Po si nuk i doli kush zot:
“Të mjerën në greminë e shtyu Lugati!” Përkundrazi: E nëmin edhe sot...


NË MUNDSH

Poezi nga RUDYARD KIPLING (Çmimi Nobel 1907)


E Djelë, 10.03.2010, 09:26am
 

1. Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin

E fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh

Sa herë te ty dyshojnë e s’të përfillin

Por dhe dyshimet drejtë ti gjykosh

Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,

A, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh

Madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur

Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh

TË MENDOSH PËR KOHËN - POEMË NGA WALT WHITMAN (Uollt Uitman, 1819-1892)

Shqipëruar dhe pajisur me pasthënie nga UKË ZENEL BUÇPAPAJ


E Martë, 09.28.2010, 09:57am

TË MENDOSH PËR KOHËN - POEMË NGA WALT WHITMAN (Uollt Uitman, 1819-1892)

Shqipëruar dhe pajisur me pasthënie nga UKË ZENEL BUÇPAPAJ


E Martë, 09.28.2010, 09:57am
 

1

Të mendosh për KOHËN – për gjithë atë kohëparakalim, Të mendosh për të sotmen, dhe vitet që pastaj do të vinë.

A ju ka shkuar ndërmend se do t’ju duhet të ndaloni?

A ju kanë tmerruar brumbujt e dheut?

A jeni frikësuar se Ardhmja do të jetë një hiç për ju?

A është e Sotmja një hiç? A është e Shkuara pa fillim një hiç?

Nëse e Ardhmja është një hiç, me siguri, edhe këto janë hiçi i hiçit.

Të mendosh se dielli lindte në lindje – se burrat dhe gratë ishin

Të epshëm, të vërtetë, të gjallë – se çdo gjë ishte gjallë,

Të mendosh se unë edhe ti nuk shikonim, nuk ndjenim, nuk mendonim, nuk lindnim, as nuk vdisnim,

Të mendosh se tani jemi këtu, lindim dhe vdesim.

2

Asnjë ditë, asnjë minutë, asnjë sekondë nuk kalon pa një foshnje,

Asnjë ditë, asnjë minutë, asnjë sekondë nuk kalon pa një kufomë.

Netët e mërzitshme treten tutje, tutje treten edhe ditët e mërzitshme

Hidhërimi i lëngimit shumë gjatë në shtrat hidhet pas shpine,

Mjeku, pasi e ka shtyrë e shtyrë përgjigjen, në vend të saj, lëshon vështrimin e heshtur dhe të tmerrshëm

ROMANI "DRITËHIJET E MEDALJES ENIGMË", NJË ARRITJE E SUKSESSHME E SHKRIMTARES VILHELME VRANARI - HAXHIRAJ

Nga MEXHIT HAXHIU, Mjeshtër i Madh i Sportit


E Hënë, 09.27.2010, 10:21am
 

Më entuziazmojnë shumë vlerësimet e merituara të ekspertëve profesionistë në fushën e letrave si të publicistit, poetit, shkrimtarit, kineastit dhe kritikut prestigjioz shqiptar, që jeton dhe punon në Britaninë e Madhe, Dr. Fatmir Terziu, të z. Mujo Buçpapaj, poet, analist dhe përkthyes, si dhe e të gjithë oratorëve të tjerë, të cilët analizuan romanin e ri të suksesshëm me titull "Ditëhijet e medaljes enigmë…", të zonjës Vilhelme Vranari Haxhiraj.

Së pari, dua ta falenderoj personalisht autoren, sepse përmes librave të saj, më ka bërë me shumë "miq të mirë". Autorja ka meritën e madhe të trajtimit të një çështjeje fondamentale tek njeriu, lirinë e mendimit dhe sidomos lirinë e shpirtit. Kjo tregon se këto liri të rifituara, e kanë zhveshur atë nga çdo lloj paragjykimi patriarkal që mbart secili prej nesh nga e kaluara.

MAGJIA E NJË ZËRI

Tregim nga ALBANA LIFSCHIN


E Shtunë, 09.18.2010, 09:56am

Rrallë ndodh që puna që bën, të jetë njëkohësisht edhe hobi yt. Unë e pata këtë fat. Prej dy dekadash si gazetar i Radios, jam marrë me regjistrime zërash, intervistime njerëzish të ndryshëm. Kam krijuar një arkivë përrallore. Fillimisht kisha një magnetofon të vogël portativ. Me pas, me kohë krijova një koleksion të tërë aparatesh regjistrimi. Kam programe ku përpunoj zëra, i zbus dhe i egërsoj, u heq zhurmat, apo ua shtoj. Kështu, i njoh thellë ata. Kam arritur në përfundimin që nga zëri mund të përcaktosh karakterin e tjetrit deri në skajet e tij. Zëri është ADN-ja e shpirtit.

  » MAGJIA E NJË ZËRITregim nga ALBANA LIFSCHIN
  » GRUAJA QË UNË E DUAPoezi nga HAFIZ SHIRAZI (1326-1390)
  » JAM SHI NË TIRANËNGA ELIDA BUÇPAPAJ
  » QYTETIT TIM!Poezi nga PIERRE-PANDELI SIMSIA
  » RËRA E PLAZHEVENga Elida Buçpapaj
  » MALLI I ATDHEUT Tregim nga ALEKO LIKAJ
  » ZVERDHJA E GUSHTIT - PËRKUSHTIM DHIMBORSkicë- Elegji nga RAIMONDA MOISIU
  » NË TRUPIN TIM KAM VESHUR XHUBLETA ME OJNA DIELLIPoezi nga FATIME KULLI
  » POETI MË I MADH I BOTËSTregim i ROBERT ZEND përkthyer nga FARUK MYRTAJ
  » JU TREGOJ BONON, LAG NGA SKENAProzë nga ROBERTO SAVIANO



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]