E Shtunë, 04.27.2024, 02:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Garbani mbrohet në gjykatë
E Martë, 08.25.2009, 12:00pm

Ish kryebashkiakja nojshateliane thirrur të përgjigjet për fyerje, kërcënime e dhunë

Voal-online –Ish kryebashkiakja nojshateliane Valerie Garbani është paraqitur sot në mëngjes para gjykatës së policisë të Neuchâtel për t’iu përgjigjur akuzës së dëmtimit, fyertjes, kërcënimeve, dhunës kundër autoriteteve dhe funksionarëve, si dhe për dehje në vende publike. Vendimi do të jepet pas një jave.

Episodi që ka vënë lëvizje drejtësinë dhe e ka detyruar avokaten nojshateliane të dorëhiqet nga detyra publike, ndodhi më 15 mars 2008: nën avujt e alkollit, kryebashkiakja socialiste kishte sulmuar personelin e një diskoteke dhe shkatërruar kabinën e një disc-jockey, para se ta merrnin prej andej tre policë.

Në sallë Garbani ka deklaruar se nuk i kujtohen mirë faktet, të cilat i kundërshton, por ka pranuar, së paku pjesërisht, përgjegjësitë e saj. Në mënyrë të veçantë ka theksuar se nuk mund të përjashtojë ta ketë quajtur barmanin e diskotekës “negër”. Për këtë asaj i ka ardhur keq.

Baba Federer kampion edhe në Cincinati
E Hënë, 08.24.2009, 11:44am

Një tjetër fitore bindëse e Federerit

Voal-online -Roger Federer ka fituar turin ATP-1000 në Cincinnati duke qenë në finale kundër Novak Djokovic me 6:1 dhe 7:5. Numri një i botës arrinte fitoren e turit të 61-të me një ndeshje sa në sulm, sa në mbrojtje. Pas betejës së ashpër kundër Andy Murray në gjysmëfinale Roger Federer nuk e pati të vështirë të fitonte përballë Novak Djokovic. Ky i fundit ishte mundur nga Federer së fundmi në pranverë në Key Biscayne dhe në Romë.

Federer e diktoi lojën që në fillim. Ai arriti deri në 5:0 ndaj kundërshtarit në setin e parë. Në 32 minuta Federer arriti ta fitonte setin e parë me rezultat të thellë 6:1. Në setin e dytë përplasja ishte më e madhe. Por Federer e fitoi 7:5.

SVP në kongres sulmon klasën politike
E Shtunë, 08.22.2009, 04:03pm

Shpallet një iniciativë për zgjedhje të drejtpërdrejtë të Këshillit Federal

Voal-online –Kritika të ashpëra klasës politike nga Schweizerische Volkspartei (SVP), pra Partia Popullore Zvicerane. Delegatët e mbledhur në Kur kanë folur për një bilanc katastofik të gjysmës së legjislaturës.

Duke folur për marrëveshjen për rastin UBS dhe pastaj për rasin me Libinë, demokratët e qendrës kanë ankuar Konfederatën se “është përgjunjur ndaj vendeve të huaja”.

Lidhur me zgjedhjen e pasuesit të Pascal Couchepin në Këshillin Federal është thënë se tashmë zgjedhja e Urs Schwaller e ka të sigurtë zgjedhjen dhe kështu “e majta do të jetë pesë vende nga shtatë në Qeveri”, ka theksuar kryetari Toni Brunner, sipas të cilat edhe një herë “bashkëpajtimi është shmangur".

Rasti Kadafi, Merc në Libi
E Enjte, 08.20.2009, 03:24pm

Vizita e presidentit të Konfederatës për të kërkuar të zgjidhë krizën me vendin afrikan

Voal-online –Presidenti i Konfederatës Hans-Rudolf Merz ka arritur sot në Tripoli, kanë bërë të ditur burime zyrtare libiane. Qëllimi i vizitës është shtensionimi i marrëdhënieve midis Zvicrës dhe Libisë përkeqësuar pas ndalimit të vjetshëm të Hannibal Ghedafi, biri i liderit libian, dhe të gruas së tij në një hotel gjenevas për keqtrajtime të dyshuara në dëm të dy shërbyeseve të tyre.

Rasti UBS: kërkesë e re për ndihmë administrative në vend të masave të njëanshme
E Enjte, 08.20.2009, 08:43am

Komunikatë për mediat : Marrëveshja e nënshkruar midis Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hyrë në fuqi

Në rastin UBS Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i paraqesin Zvicrës një kërkesë të re ndihme administrative, duke hequr dorë nga çështja civile që synonte të merrte identitetin e 52 000 pronarëve të llogarive të UBS. Në shkëmbim, Zvicra do të përkushtohet për të trajtuar brenda një viti kërkesën e re të ndihmës administrative që iu përket rreth 4450 llogarive. Kjo është çfarë parashikon marrëveshja midis Zvicrës dhe SHBA, që zgjidh konfliktin e kanosur midis rendeve juridike të të dy shteteve.

Tatimi i dyfishtë, Berna miraton gjashtë marrëveshje
E Mërkurë, 08.19.2009, 05:51pm

Porosi dhomave të parlamentit në nëntor, shtatë marrëveshje të tjera në shqyrtim të Këshillit Federal

 

Voal-online –Këshilli Federal ka miratuar gjashtë marrëveshjet e para të taksimit të dyfishtë me Danimarkën, Luksemburgun, Norvegjinë, Francën, Meksikën dhe Britaninë e Madhe konform rregulloreve të OCSE.  

Pranvera e Pragës e Hans Rudolf Mercit
E Martë, 08.18.2009, 06:09pm

Më 1968 ndihmoi një çek të arratisej gjatë revoltës antisovjetike

Voal-online –Në gusht të vitit 1968 Hans Rudolf Merz ndihmoi një mik të dilte, në mënyrë klandestine, nga Çekosllovakia, e cila në atë kohë po përjetonte “Pranverën e Pragës”.

Një ushtri më e shkathët
E Hënë, 08.17.2009, 02:40pm

Është projekti që Ueli Maurer synon të realizojë vitet e ardhshme

Voal-online –Në SonntagsZeitung këshilltari federal Ueli Maurer shpall synimin për vitet e ardhshme të shkurtojë një të tretën e efektivave të ushtrisë. “Skenari i një lufte në Europë ka pak gjasa dhe, prandaj, justifikon një kurë dobësuese sidomos në sektorin e armëve të rënda (artileri dhe mjete të blindura.”

Leopardi i Artë i Lokarnos fluturon në Kinë
E Djelë, 08.16.2009, 08:38am

“She a Chinese” (Ajo një kineze) me regji të Xiaolu Guo fiton në edicionin e 62të të të Festivalit të Filmit të Lokarnos

Voal-online –Filmi “She, a Chinese”, me regji të Xiaolu Guo, një bashkëprodhim anglez, gjerman, francez ka fituar Leopardin e Artë në Konkursin ndërkombëtar të filmit në Lokarno (Locarno).

Shifra në rritje për Sunrise
E Premte, 08.14.2009, 01:48pm

Në gjashtëmujorin e parë rriten të ardhurat dhe xhiroja

Voal-online –Në gjashtëmujorin e parë Sunrise ka shënuar rritje 15,2% në 76 milionë franga. Edhe shifra e xhiros është rritur me 6,4 % ose 974 milionë franga. Një zhvillim i ngjashëm edhe sa I përket numrit të klientëve të operatorit të dytë të telekomit, të cilët janë shtuar me 23,5 %, falë edhe blerjes së Tele2.

  » UBS-SHBA, u arrit marrëveshja jashtëgjyqësore
  » Adecco humb 147 milionë euro
  » Këto janë binjaket e Roxher Federerit
  » Reportazh - Një ditë Shqipërie në Trogen të ZvicrësNga Elida Buçpapaj - Skënder Buçpapaj
  » 10 Vjetori i Swisscor-Zvicra tregon Zemrën - Këtë vit Swisskor mirëpret 80 fëmijë nga Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina 
  » Fëmijë nga Gërdeci kalojnë pushimet verore në Zvicër
  » Schweiz
  » Suisse
  » Svizzera
  » Zvicra



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]