E Premte, 04.26.2024, 07:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Nderime në qeverinë dhe Parlamentin Federal për Roxher Federerin
E Hënë, 06.08.2009, 07:42pm

Rekord i publikut televiziv për tenistin

Voal-online – Finalet e luajtura në Roland Garros nga Roger Federer ka pasur një kulm maksimal dje me 635 mijë shikues në kanalin SF Info të Televizionit të Zvicrës. Mesatarja e shikueshmërisë së kësaj ndeshjeje tregon se para ekranit të vogël kanë qëndruar 476 mijë veta, me një kuotë tregu 41%.

 

Sot në fillim të seancës parlamentare i janë bërë nderime Federerit. „Është një shembull dhe me këtë fitore ai hyn në Olimpin e lojtarëve më të mëdhenj të botës,“ ka deklaruar presidentja e Dhomës së Ulët Chiara Simoneschi Cortesi, duke i hapur punimet.

Shkalla e papunësisë 5,7%?
E Shtunë, 06.06.2009, 11:40am

Sipas drejtorit të Unionit Zviceran të Sipërmarrësve (USI) gjendja do të jetë më e keqe se parashikimi

Voal-online – Sipas Unionit Zviceran të Sipërmarrësve (USI), rritja e papunësisë në vend pritet të kalojë pragun e parathënë nga Sekretariati i Shtetit i Ekonomisë (SECO): shkalla e njerëzve pa punë do të ishte diku rreth 5,7%, një 0,5% më shumë se ishte hamendur për vitin 2010 nga ekspertët e SECO. Alarmin e ka dhënë drejtori i USI, Thomas Daum, në një intervistë të dhënë në të përditshmen romande “Le Matin”, që nënvizon se, sipas parashikimeve të tij pesimiste, gjendja do të përkeqësohet në fillim të vjeshtës që vjen. Si shembull tipik së prirjes së ardhshme Daum merr vendimin e ndërmarrjes së orëve Frank Müller për t’i shkurtuar brenda fundit të muajit 200 vende pune nga 428 gjithësejt, duke treguar sesi situata të tilla mund të verifikohen “një herë në muaj”. Gjithsesi kreu i pronarëve e relativizon skenarin e së ardhmes duke afirmuar se “nuk jemi përballë një katastrofe absolute”.

Dhoma e Kantoneve iu thotë po minareve
E Premte, 06.05.2009, 02:34pm

Voal-online – Dhoma e kantoneve hedh poshtë iniciativën popullore kundër ndërtimit të minareve. Ajo i thotë po ndërtimit të tyre. Duke u pajtuar me mendimin e komisionit përkatës, Dhoma e Kantoneve ka hedhur poshtë me 36 vota kundër 3 iniciativën popullore të ndërmarrë për të ndaluar ndërtimin e minareve “sepse i shkel disa parime të përfshira në Kushtetutën Federaöe si liria e religjionit, barazia juridika dhe përpjesëtueshmëria”. Në mars Këshilli Nacional e kishte hedhur poshtë atë propozim.

Sipas shumicës së “senatorëve”, një ndalim i përgjithësuar i minareve do ta dëmtonte besueshmërinë ndërkombëtare të Zvicrës rrezikon ta favorizojë ekstremizmin në botën islame.

Dhoma e Kantoneve nuk e ka zhvlerësuar iniciativën popullore, duke thënë se ajo nuk e dhunon të drejtën ndërkombëtare përkatëse, pra ato norma të të drejtës ndërkombëtare për ruajtjen e vlerave që bashkësia e Shteteve i gjykon themelore e të paprekshme.

Kredit Suis heq dorë nga projekti për Hardturm
E Enjte, 06.04.2009, 02:29pm

Voal-online – Kundërshtarët e stadiumit të ri të Hardturm në Zyrih kanë fituar. Credit Suisse ka shpallur heqjen dorë nga projekti i paraqitur 8 vjetë më parë. Qyteti synon tani të ndërtojë një stadium me 20 000 vende pa qendër tregtare.

 Në synimet e bankës ishte ndërtimi i stadiumit me 30 000 vende, poshtë të cilit do të realizohej qendra tregtare.

Por ky projekt është përballur me shumë kundërshtime, disa sosh madje kanë arritur deri në Gjykatën Federale.

 Këto kundërshtime e kanë bërë të parealizueshëm në praktikë projektin fillestar të Credit Suisse. Prandaj banka ka vendosur të heqë dorë. Ishte folur për një projekt të ri, me një qendër tregtare të ripërmasuar, por sipas gjykimit të Credit Suisse kjo zgjidhje nuk ishte e leverdishme.

Edhe gratë në pension 65 vjeçe
E Mërkurë, 06.03.2009, 05:26pm

E propozon Këshilli i Shteteve me 29 vota kundër 7

Voal-online – Këshilli i Shteteve është shpallur sot në favor, me 29 vota kundër 7, mbi rritjen e moshës së pensionimit të grave. Në të ardhmen edhe ato, si burrat, duhet të dalin në pension 65 vjeçe, ndërkohë që ligji në fuqi e parashikon në moshën 64 vjeçe. Dhoma e Kantoneve e ka justifikuar amendamentin me evolucionin demografik të popullsisë. Ky përcaktim është kundërshtuar fuqishëm nga e majta. Sipas Partisë Socialiste rishikimi i AVS nuk paraqet në fakt barazi reale për punëtoret, të cilat janë edhe sot e kësaj dite të diskriminuara në krahasim me kolegët meshkuj sa i përket nivelit të rrogave.

Edhe 400 milionë franga kundër papunësisë
E Martë, 06.02.2009, 01:48pm

Voal-online – Ministrja e Ekonomisë Doris Leuthard dëshiron të luftojë edhe më fort se deri tani kundër papunësisë. „Ne na duhen edhe 300 deri 400 milionë franga – si shtojcë ndaj 600 milionëve, në kuadrin e marrjes së masave të veçanta për buxhetin e AHV, pra të sigurisë së papunësisë (Arbeitslosenversicherung),“ tha Doris Leuthard në një intervistë me gazetën „Sonntagszeitung“. Këshilltarja Nacionale tha se duhet të merren masa të gjithanshme për të luftuar papunësinë. Më parë Ministrja e Ekonomisë ka kërkuar masa të veçanta në ndihmë të të rinjve, në mënyrë që të parandalohet prekja e tyre në shkallë të lartë nga dukuria e papunësisë dhe të jenë më të integrueshëm se deri tani në tregun e punës gjithnjë e më të vështirësuar për shkak të krizës ekonomike botërore, e cila i ka prekur në shkallë të ndryshme të gjitha vendet e botës.

Taksat hipotekare ulen në 3,25%
E Martë, 06.02.2009, 10:35am

Qiramarrësit mund të kërkojnë një reduktim të qirasë.

 

Voal-online – Taksa e re hipotekare për sa i përket zbatimit të kontratave të qirave do të ulet në 3,25% duke filluar nga 3 qershori. Kështu ka bërë të ditur sot (e martë) Zyra Federale e Banesave (UFAB) ose Bundesamt für Wohnungswesen (BWO). Deri tani ato kishin arritur në 3,5%. Ulja e taksës mund të lindë të drejtën e një uljeje të qirasë.

 Nga 10 shtatori 2008 qiratë janë fiksuar në të gjithë Zvicrën mbi bazën e një takse interesi të një përkatësi unike. Kjo takse i ka zëvendësuar taksat për hipotekat e reja në taksa të ndryshueshme të vlefshsme deri në këtë moment në të gjitha kantonet. Taksat hipotekare përkatëse, të tilla si taksat hipotekare të mesime mbi të cilat bazohen të para, janë publikuar nga UFAB katër herë në vit. Publikimi i taksave të ardhshëm është parashikuar për 1 shtator 2009. Sa i përket uljes së qirave, shoqata zvicerane e pronarëve ka rekomanduar verifikimin e çmimit të qirasë në bazë të taksave të reja, por në të njëjtën kohë sqaron se në shumë raste nuk do të ndryshojë asgjë. Nëse një ulje është e mundshme, koha e njoftimit të kësaj është në të paktën tre muaj, pra në periudhën miminale të shfuqizimit të ligjit të mëparshëm.

Maji ishte zhuritës në Zvicër
E Hënë, 06.01.2009, 05:36pm

Voal-online – Maji ishte një muaj rekord në rrafshin meteoroligjik, me temperatura 3 deri 4 gradë më shumë se mesatarja shumëvjeçarje.

Sipas të dhënave të shërbyera nga MeteoNews temperaturat më te¨larta janë regjistruar këtë muaj në Kur dhe në Luganoa, ku temperaturat mesatare ishin 4,2 gradë më shumë se zakonisht.

Moti i mirë gjithsesi i ka interesuar gjithë Zvicrës: janë vënë re orë diellore në shtim të konsiderueshëm në krahasim me të zakonshëm Gjeneva (+72%), Berna (+56%) dhe Lucerna (+50%).
Dritë jeshile importeve paralele
E Premte, 05.29.2009, 12:44pm

Voal- online - Në Zvicër nga 1 korriku do të jenë të autorizuara importet paralele nga Europa. Bëhet fjalë për prodhimet e mbrojtura nga patenta, me përjashtim të barnave. Këshilli Federal ka vendosur të premten hyrjen në fuqi të ndryshimit normativ që do të jepte si rezultat një ulje të çmimeve, çka vlerësohet në masën 150 milionë franga në vit. Rrjedha deri në miratimin e ligjit ka qenë disi e vështirë për shkak të kundërshtimit nga ana e mjediseve ekonomike, në mënyrë të veçantë atyre farmaceutike. Prandaj është arritur një zgjidhje kompromisi, që përjashton sektorin farmaceutik nga ky vendim i Këshillit Federal. Në rrafshin politik këtij ligji i janë kundërvënë sidomos radikalët dhe demokristianët (të mbështetur nga qeveria) të cilët druanin një dobësim në parim të pronësisë intelektuale.

Doris Loitard: Bankat duhet ta ndihmojnë industrinë e makinerive
E Enjte, 05.28.2009, 05:08pm
Voal-online – Industria e makinave dhe ajo e metalurgjisë në Zvicër po përjeton pasoja veçanërisht të rënda. Filiali i Swissmem kërkon përkrahje nga federata nga fondi i ndihmave, pra nëpërmjet krediteve. Ministrja e Ekonomisë Doris Leuthard e kalon topin tek bankat. „Ne e kemi mbyllur tashmë paketën e ndihmave,“ tha Leuthard në emisionin televiziv «Tagesschau» në përgjigje të pyetjes lidhur me mundësinë e një pakete të veçantë për industrinë e makinave. Por kjo ndihmë ka rrethanat dhe kushtet e saj jashtë të cilave nuk mund të përfytyrohet. „“Ekziston vetëdija se burimet e krediteve janë të kufizuara, prandaj qeveria iu ka bërë thirrje gjithmonë për këtë gjë bankave.“ Një rol të rëndësishëm luan në këtë drejtim Banka Kombëtare Zvicerane (Schweizerische Nationalbank - SNB).
  » Masimo Buzaka sonte në Romë gjykon ndeshjen e tij më të rëndësishme
  » Zvicra arrin dy marrëveshje për taksë të dyfishtë konform OCDEsë
  » Filloni sot sesioni veror i Dhomave të Parlamentit
  » Hans-Rudolf Merc në Arabinë Saudite
  » Një skiator spanjoll i mbijeton rënies nga një lartësi 500 metrash
  » Bie rreziku i përmbytjes në Grindelvald
  » Vështirë të hiqet dorë nga energjia bërthamore
  » Zvicra nuk do të ketë asnjë kufizim emigracionit të punës nga Europa Perëndimore
  » Encefalopatia nga rriqrat
  » Dy referendumet zvicerane përfunduan me "po"



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]