E Premte, 04.26.2024, 06:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Hekurudhat federale bëjnë blerjen më të madhe në histori
E Hënë, 04.20.2009, 03:11pm

Voal-online – Hekurudhat Federale të Zvicrës ndërmorën sot, e hënë, tenderin për 59 trena të linjave të gjata (Intercity e InterRegion), për një investim të barbartë me 2,1 miliardë franga. Kjo është blerja më e madhe në histori.

„Respektojmë premtimin dhe investojmë sërish në favor të klientelës,“ lexohet në komunikatën e Hekurudhave Federale të Zvicrës, të cilat deri në vitin 20030 do të shpenzojnë 20 miliardë franga në pajisjet për hekurudhat.

Prej dhjetorit të vitit 2004 numri i udhëtarëve është rritur me 30%, ndërsa oferta e trenave është rritur vetëm 26%. Në njëzet vitet e ardhshme parashikohet që oferta të shtohet me 50%.

UBS ua pret fondet partive
E Djelë, 04.19.2009, 04:56pm

Voal-online – UBS ua heq mbështetjen financiare partive politike, “një vendim që justifikohet derisa banka nuk varet nga ndihma e Shtetit Â», ka thënë presidenti i ri i këshillit administrativ Kaspar Villiger në Sonntagblick.

Ish këshilltari federal ka saktësuar më tej se kjo masë është përshtatur para se ai të fillonte detyrën.

Zyrtarisht, sipas deklaratës së zëdhënëses së institucionit financiar Sabine Jaenecke, "Unioni i Bankave Zvicerane (UBS) është duke rishqyrtuar zotimet e marra me formacionet politike". Gjithsesi, gazeta e të dielave thotë se vendimi, marrë nga paraardhësi i Villiger, Peter Kurer, është përfundimtar.

Lirohet Andreas Notter
E Shtunë, 04.18.2009, 02:51pm

Voal-online – Andreas Notter, i dërguari i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, sekuestruar tre muaj më parë nga kryengritësit muslimanë në jug të Filipineve, është liruar.

Zvicerani nga Argau, 37 vjeçar, është braktisur nga pengmarrësit e tij gjatë një situate të përballjes me trupat e rregullta filipinase.

Pas lirimit, në komunkimet me të afërmit dhe me mediat, Andreas Notter ka deklaruar ndërkohë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe se gjatë pengmarrjes nuk është keqtrajtuar. Pritet që në ditët e ardhshme Notter të marrë vendimin nëse do të vazhdojë të qëndrojë me familjen në Filipine dhe ta vazhdojë misionin e tij në kuadrin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Partia Socialiste: Të veprojmë menjëherë kundër papunësisë së të rinjve
E Premte, 04.17.2009, 12:34pm

Voal-online – Për ta shëndoshur plagën e papunësisë në radhët e të rinjve, socialistët kërkojnë masa të menjëhershme. Midis propozimeve është një marrje 1% prej pagave mujore më të larta se 126 000 franga zviceranë, një përmirësim i pagave mujore të të rinjve me 500 franga zvicerane, si dhe thirrja e një tavoline të rrumbullakët midis partive, partnerëve socialë dhe Këshillit Federal.

Për këshilltaren nacionale Pascal Brauderer (Argau), „është e nevojshme që të veprojmë menjëherë për t’i mbajtur të rinjtë sa më pranë tregut të punës që të jetë e mundur.“ Me një plan të tretë kërkohet nga PS që Qeveria ta nxitë shtetin si dhe ndërmarrjet private për t’i mbrojtur të rinjtë e punësuar pranë tyre dhe për ta inkurajuar arsimimin e mëtejshëm të tyre.

Popullsia e Zvicrës do të jetë në rritje të vazhdueshme
E Enjte, 04.16.2009, 04:10pm

Voal-online – Popullsia helvetike brenda vitit 2030 do të jetë rritur nga 7,7 milionë në 8,3 milionë veta: rritjen më të madhe, sipas vlerësimeve të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave sot, e enjte, e regjistronnë Cug (Zug).

Vetëm tri janë kantonet që nuk preken nga dukuria e rritjes së popullsisë në vitet e ardhshme. Ato janë Bazeli Qytet, Glarusi dhe Uri, ku do të ketë një rënie të popullsisë nga 0,5 për qind deri në 5 për qind.

Një plakje e përgjithëshme e popullsisë është parashikuar në gjithë Zvicrën: në Apencelin e Jashtëm dhe në Shafhauzën, ku do të jetë pjesa më e madhe e pensionistëve, përkatësisht 29 për qind dhe 28 për qind.

Neue Zürcher Zeitung

UBS - 8700 vende pune të humbura


E Mërkurë, 04.15.2009, 09:24am
Voal-online – Dy miliardë franga zvicerane humbje në tremujorin e parë të vitit 2009, 8700 vende pune të humbura gjithësejt, 2500 vende pune të humbura në Zvicër. Këto do të jenë disa nga të dhënat më të bujshme me të cilat UBS (Unioni i Bankave Zvicerane) do të paraqitet sot në raportin që do të mbahet në mbledhjen me aksionerët. Këtë e bën të ditur në numrin e sotëm e përditshmja e Zyrihut „Neue Zürcher Zeitung“. Në faqen e saj në internet UBS jep sqarime më të hollësime në prag të mbledhjes së përgjithshme të aksionerëve e cila ka filluar në orën 10:00 të paraditës së sotme. UBS është një kompani shërbimesh të ndryshme globale financiare, me zyrat e saj qendrore në Bazel dhe në Zyrih të Zvicrës. Ajo është menaxherja më e madhe në botë e aseteve private të pasurisë dhe banka e dytë më e madhe në Europë. Ajo ka një prani të madhe në Amerikë, si në qytetin e Nju Jorkut e tjerë. Po ashtu ajo është e pranishme edhe në 50 vende të tjera.
Bazelasi Peter Cumtor fiton çmiminPricker 2009 ose Nobelin e arkitekturës
E Hënë, 04.13.2009, 05:31pm
 

Voal-online – Akitekti zviceran Peter Zumthor fitoi çmimin Pritzker 2009, çmimin Nobel të arkitekturës dhe vlerësimin maksimal botëror. Çmimin ai e fitoi për projektin e ristrukturimit të llixhave të Vals, në Zvicër. Dorëzimi i çmimit do të jetë më 29 maj në Buenos Aires e do të marrë 100 mijë dollarë.

Peter Zumthor ka lindur më 26 prill 1943 në Bazel si bir i një zdrukthëtari mobiljesh. Ai ishte çirak tek një marangoz më 1958 dhe studioi në shkollën e arteve të zbatuara në qytetin e tij duke filluar nga viti 1963. Ai studioi në Pratt Institute në Nju Jork në vitet 1960. Më 1968 u bë arkitekt për Departamentin e Ruajtjes së Monumenteve në kantonin e Graubyndenit (Graubünden). Puna në projekte restauruese e bëri atë të thellohet më tej në ndërtime dhe në cilësitë e materialeve të ndryshme ndërtimore fshatare.

Roxher Federer u martua!
E Djelë, 04.12.2009, 12:18pm

Voal-online - Roger Federer është zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve. Kampioni I tenisit shpalli në vebsajtin e tij se ai u martua me të fejuarën e tij të një kohe të gjatë dhe ish lojtare e federatës botërore të tenisit WTA, Miroslava "Mirka" Vavrinec, në Zvicër të shtunën. "Sot në mëngjes, në qytetin tim Bazel, rrethuar nga një grup i vogël miqsh të ngushtë dhe nga familja, Mirka dhe unë u martuam. Ishte një ditë tejet e bukur pranvere dhe një rast pabesueshmërisht gëzimsjellës,” shkruante Roger Federer në blogun e tij. "Zotëria dhe Zonja Roger Federer ju dëshirojnë ju fundjavë të lumtur Pashkësh,” iu uron të gjithëve tenisti. Muajin e shkuar, Federer, fitues i 13 Grand Slam (garave të mëdha të federatës botërore të tenisit) shpalli se ai dhe Mirka janë duke pritur fëmijën e parë, djalë, I cili do të lindë në verë. Ata u njohën për herë të parë në Lojërat Olimpike të Sidneit 200 ku të dy përfaqësonin Zvicrën.

Le Matin

Loitard: Nuk është një papunësi e rëndë


E Shtunë, 04.11.2009, 04:17pm

Voal-online  - Gazeta zvicerane në frëngjisht “Le Matin” boton sot, e shtunë, një intervistë me ministren e ekonomisë Doris Leuthard. Në këtë intervistë Leuthard ka theksuar se situata për sa i përket papunësisë nuk është e rëndë. Më shqetësues, sipas ministres së ekonomisë, është përkeqësimi i fuqisë blerëse i parashikuar për vitin e ardhshëm. «Është shumë e rëndësishme, Â» ka theksuar ajo, «që pavarësisht rritjes së kostos së jetesës, njerëzit me rroga ta vazhdojnë jetën e tyre si më parë Â». Të rinjve që i mbarojnë studimet në vitin 2010 ministrja e ekonomisë iu ka rekomanduar të ndërmarrin një formim arsimor «edhe jashtë vendit Â». Papunësia në Zvicër është 3,4 për qind, në një kohë që në vendet e hapësirës Euro kjo shifër është 8,4 për qind, ndërsa në SHBA ajo ka arritur në 10,4 për qind.

Zvicra në kurrfarë liste të zezë
E Premte, 04.10.2009, 11:54am

Voal-online – Bëhet e ditur se Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik iu përgjigj kritikave të bëra nga ana e Zvicrës lidhur me renditjen në listën e parajsave fiskale.

Në një letër që ia ka dërguar Hans Rudolf Mercit (Hans-Rudolf Merz) sekretari i përgjithshëm i OECD-së Anel Gurria saktëson se kjo organizatë„nuk ka ndërmend ta përfshijë Konfederatën në kurrfarë liste të zezë“. Dokumenti mban datën 2 prill dhe është redaktuar gjatë punimeve të G-20.

Gurria shton gjithsesi se deri tani Berna nuk ka arritur një marrëveshje mbi shkëmbimin e informacioneve fiskale që do t’i kënaqte kriteret e OECD-së.

  » Swissmetro - Zvicra futuristike ala Zhul Vern
  » SHBA dhe Zvicra do të rinegociojnë traktatin mbi taksat
  » Vende të reja pune me paratë e shtetit
  » Më 2025 njëri në çdo dy zviceranë do të ketë diplomë të lartë
  » Korine Mauh është kryetare e re e qytetit të Zyrihut
  » Zvicra e mbajti zotimin për fitore
  » Hicfeldi luan me ekipin e tij të zemrës
  » Një piramidë mbi alpet zvicerane, një kullë e re Eifel!
  » La Repubblica: Zvicra dhe Italia i verfikojnë kufijtë alpinë
  » Dario Kolonja fitoi kupën e botës në turin suedez të skive



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]