ANGELINA JOLIE DHE CHARLIZE THERON - URRJEJTJE E NDËSJELLËT
E Premte, 03.28.2014, 08:39am (GMT+1)
TIRANË - Aktoret janë krahasuar për shkak të ngjashmërive të mëdha në karrierë, punë humanitare dhe familje, ndërsa Angelina beson se Charlize është kopjuese.
"Ekziston një urrejtje në mes tyre", ka thënë një burim i afërt me Angelina-n.
"Ajo është e bindur që Charlize kopjon gjithçka që bën ajo", ka shtuar burimi. Të dy aktoret janë fituese të çmimit "˜Oskar', që janë lidhur për rolin e njëjtë. Të dyja kanë shërbyer në poste të larta në Kombet e Bashkuara dhe të dyja kanë adoptuar fëmijë. Tani Angelina është e zemëruar për shkak të lidhjes së Theron-it me aktorin Sean Penn, për shkak se ajo mendon që rivalja e saj dëshiron që të bëhet pjesë e çiftit më të ri aktivist në Hollivud, me qëllim që ta lërë nën hije Angelina-n dhe partnerin e saj Brad Pitt-in.
www.voal-online.ch
|