JENNIFER LOPEZ - ALBUMET DHE DASHURITË E MIA
E Hënë, 03.24.2014, 05:34pm (GMT+1)
Ana e saj emocionale u përfshi tërësisht në "If You Had My Love", të '99-ës, por Jennifer Lopez thotë se kur erdhi për të bërë albumin e saj të fundit kishte një perspektivë krejt të re.
Këngëtarja 44-vjeçare u nda nga bashkëshorti Marc Anthony në vitin 2011, dhe kur ajo filloi albumin e saj të dhjetë vitin e kaluar, kishte shumë për të thënë në lidhje me të.
Ajo i tha "Popcrush.com" se tema e saj është dashuria.
"Dhe kështu ka qenë gjithmonë. Ky është motivimi im. Kjo është ajo që unë mendoj, kjo është ajo që unë jam në thelb", ka thënë diva e muzikës botërore.
Por ajo që J Lo thotë se e ka menduar për dashurinë në nëntë albumet e para, është shumë e ndryshme nga ajo që e mendon për të dhjetin.
"Kam punuar për këtë album që nga shkurti i 2013-ës, për më shumë se një vit tani", ka thënë Lopez, që ka paralajmëruar një turne historik
www.voal-online.ch
|