E Djelë, 12.08.2024, 06:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VJEDHJA E BANKËS SË SHQIPËRISË - PROKURORIA FTON PËR BASHKËPUNIM DY TË ARRESTUAR

E Premte, 08.15.2014, 07:22am (GMT+1)




Vjedhja, prokuroria fton në bashkëpunim dy të arrestuarTIRANE - Prokuroria e Tiranës u ka ofruar bashkëpunim dy prej të dyshuarve si të përfshirë në skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë. Burime të sigurta nga ky institucion theksojnë se dy punonjësve të BSH, më konkretisht Petrit Ramohitajt, ish-përgjegjës i arkës në veprim dhe Bashkim Xhilagës, ish-përgjegjës për arkën stok dhe atë në veprim, u është ofruar mundësia e bashkëpunimit. Sipas burimeve nga grupi i hetimeve, dy punonjësit nuk kanë kthyer akoma një përgjigje përsa i përket bashkëpunimit. Ajo që dihet deri tani është fakti se organi i akuzës i ka ftuar dy punonjësit në bashkëpunim, me shpresën se ata do të pranojnë.

Përgjegjësitë
Burime konfidenciale sqarojnë se janë përzgjedhur pikërisht këta dy punonjës për t'u ofruar këtë mundësi, pasi janë dëgjuar edhe deklaratat e tyre, por edhe pas dyshimeve që ka grupi hetimor se dy punonjësit vërtet nuk kanë dijeni për vjedhjen që është bërë në bankë. Nëse Ramohitaj dhe Xhilaga do pranojnë që të bashkëpunojnë, atëherë prokuroria do kuptojë më mirë se çfarë ka ndodhur brenda mureve të Thesarit, pasi mendohet se dy personat mund të kenë të dhëna kyçe për hetimin, përsa i përket mënyrës se si kanë funksionuar gjërat. Organi i akuzës ka dyshime se dy ish-punonjësit e bankës nuk janë të implikuar drejtpërdrejt në vjedhjen e 713 milionë lekëve, por gabimi i tyre ka lidhje me mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar në këtë mënyrë detyrën. Prokuroria ka dalë në këto dyshime paraprake, pasi edhe gjatë marrjes në pyetje, dy ish-përgjegjësit e arkave në BSH janë shprehur se nuk kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë ditur se çfarë të bënin, pasi ata për shumë kohë kanë punuar pa rregullore dhe nuk kanë ditur se çfarë detyrash kanë pasur. Gjatë dëshmisë së tyre, Ramohitaj dhe Xhilaga kanë theksuar se e gjithë përgjegjësia, sipas tyre, qëndron tek eprorët. Në rrëfimin e parë të tyre, dy punonjësit pohuan se drejtuesit e kishin lënë Departamentin pa Rregullore dhe nuk kuptohej se çfarë detyre kishte njëri apo tjetri.

Ndërkohë, prokuroria ka nisur edhe verifikimin e të dhënave në sistemin TIMS për të parë hyrje-daljet e punonjësve të dyshuar si të përfshirë në vjedhjen e bankës.

Deri tani nga burime jozyrtare mësohet se ish-kreu i Thesarit në Linzë, Dorian Çollaku ka lëvizur shpesh jashtë vendit, kryesisht në Greqi, por ende nuk është zbuluar një lidhje e udhëtimeve të tij me itinerarin e parave. Nga grupi hetimor bëhet me dije se Çollaku ka lëvizur më shumë se 30 herë në drejtim të këtij shteti brenda 6 muajve të fundit. Ndërkohë, mësohet se të arrestuarit që ndodhen në burgun 302 dhe 313 në Tiranë nuk janë lejuar që të takohen nga avokatët apo edhe të afërmit e tyre.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HETOHET KREU I BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS (08.15.2014)
KOSOVË - PRITET FUNKSIONALIZIMI I FONDIT GARANTUES PËR KREDI (08.15.2014)
KËSHILLI MBIKQYRËS I BSH MBËSHTET FULLANIN (08.15.2014)
TËRNAVA - NUK MUND TË KETË ASGJË MBI INTERESIN KOMBËTAR DHE INTERESIN E KOSOVËSKryetari i Bashkësisë Islame i tha Zërit të Amerikës se mbështrt çdo veprim kundër ekstremizmit dhe terrorizimit (08.15.2014)
TË RINJTË NË MAQEDONI PERSPEKIVËN E SHOHIN NË MËRGIM (08.14.2014)
VJEDHJA E THSARIT, DOSJA E PLOTË PËR ÇOLLAKUN - RREZIKON DERI 7 VJET BURG (08.14.2014)
FAMILJA E PISTËS I SHKRUAN THACIT - KËRKON DREJTËSI (08.14.2014)
MAQEDONI - NDASITË ETNIKE, EVIDENTE EDHE 13 VJET PAS MARRËVESHJES SË OHRIT (08.13.2014)
NDASI ETNIKE - EVIDENTE EDHE 13 VJET PAS (08.13.2014)
KOSOVË - PRITET VENDIMI I GJYKATËS PËR 40 TË ARRESTUARIT PËR TERRORIZËM (08.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]