HETOHET KREU I BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS
E Premte, 08.15.2014, 06:49am (GMT+1)
|
|
|
|
|
PRISHTINE -
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, është në mesin e
personave që po hetohen nga Policia e Kosovës, bëjnë të ditur burime të
KTV-së.
Tërnava po hetohet për pranim të fondeve nga organizata
të dyshimta dhe për emërim dhe mbajtje të imamëve të dyshimtë, thonë
këto burime.
Po ashtu bëhet e ditur se po hetohen edhe disa
imamë tjerë në Prizren, Kaçanik, Han të Elezit dhe Dragash, përcjell
koha.net. Gjithnjë, sipas burimeve të KTV-së, policia ka hasur në mjaft
vështirësi gjatë aksionit, i cili është në vazhdim e sipër, ngase
individë brenda këtij institucioni kanë rezultuar se po sabotojnë
hetimet.
Të kontaktuar nga KTV-ja, Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka dashur të komentojë rreth këtyre informatave.
Kohavisioni
ditë më parë raportoi se ndaj disa imamëve të Kosovës ka marrë masa
restriktive edhe SHBA-ja, e cila për një kohë nuk do t'ju lëshojë viza
atyre. |
www.voal-online.ch
|