Pasnesër Kosovën e pret një ditë e shënuar, pasi do të shkojë në kutitë e votimit për të vendosur për fatin e saj në katër vitet e ardhshëm. Që mos ankoheni për qeverinë e cila do të dalë pas këtyre zgjedhjeve, populli i Kosovës ka dy obligime: së pari të shkojë në votime, të mos i bojkotojë zgjedhjet, të mos abstenojë e të përmbushë këtë detyrim kushtetues dhe, së dyti, ta mendojë mirë përpara se kujt do t'ia japë votën, duke zgjedhur më të mirin.
Në zgjedhjet e 12 Dhjetorit 2010 skena politika e Kosovës është më e pasur, më e larmishme, më e pjekur dhe e më freskuar me parti e fytyra të reja, çka shënon një hap shumë pozitiv për të ardhmen e Kosovës.
Në zgjedhjet e 12 Dhjetorit 2010, elektorati i Kosovës do të jetë ai që do të hedhë votën për të vendosur për të ardhmen që e pret - dhe në këto zgjedhje ai është më i përgjegjshëm dhe më i ndërgjegjshëm, pasi i ka provuar e sprovuar një pjesë të politikanëve dhe është gati për të provuar e sprovuar të tjerë.
Në këto zgjedhje e majta është konstante, e kritikuar për keqqeverisje, por me një elektorat të disiplinuar,në pjesën më të madhe nga zonat rurale, ku presupozohet se do të marrë përqindjen të cilën e ka marrë në tri palë zgjedhjet e shkuara.
Në vitin 2007, partia e Hashim Thaçit hypi ne pushtet jo se kishte marrë më tepër vota, në fakt kishte marrë 10 mijë më pak se në zgjedhjet e vitit 2004, por për shkak të humbjes drastike të LDK-së, udhëhequr nga Fatmir Sejdiu, i cili nga 260 mijë vota që kishte marrë Rugova më 2004, dhe 320 mijë syresh që Rugova kishte fituar më 2001, mori vetëm 130 mijë vota, duke pësuar një.goditje adekuate për metodat e tij përjashtuese dhe bizantine
Çdo lider i një partie në Perëndim, pas një humbje si të Sejdiut më 2007, do të duhej të dilte nga skena politike dhe t'i dorëzonte çelësat e partisë bashkë me enturazhin e tij, por Fatmir Sejdiu bëri të kundërtën, dhe në mënyrë autoritariste, ai dhe enturazhi i tij, jo vetëm që nuk dhanë dorëheqjen, por përkundrazi hynë në koalicion me PDK-në duke ndarë postet më të larta të shtetit.
Kjo mënyrë marrje pushteti si veproi më 2007 Sejdiu dhe enturazhi apo klani i tij ndodh nëpër republika bananesh,por jo në një vend demokratik, pra është e papranueshme.
Në zgjedhjet e 12 Dhjetorit 2010, pas Kuvendit të Shtatë, presupozohej që kasta e Sejdiut, ajo që qeverisi për tre vjet bashkë me PDK-në - e cila nuk ka asgjë të ngjashme me LDK-në e Rugovës -, të dilte nga skena ose të paktën spostohej nga kreu dhe të hapej partia. Por nuk ndodhi kështu, u riciklua klani i Sejdiut me një Isa Mustafë, i cili u diskreditua tek elektorati vetëm tri ditë pasi u bë kryetar i ri i LDK-së, kur vijoi të njëjtën gjueti shtrigash me Ukë Rugovën.
Degradimi i LDK-së do ta dëmtonte qendrën e djathtë, dhe kreu i saj po bën gjithçka ta fragmentarizojë, por më tepër se këdo ky do ta dëmtojë veten e tij, ashtu si u dënua nga elektorati edhe pararendësi më 2007.
Elektorati i Kosovës padyshim që nuk do të votojë për ricikluar dështimin, por do të votojë tek ata politikanë ku beson se do të jenë shërbëtorë të popullit dhe në shërbim të interesave të Kosovës e jo në shërbim të klaneve dhe politikave mizerabël.
Elektorati i Kosovës nuk e ha sapunin për djathtë. Sejdiu e provoi këtë më 2007, Mustafa ka për ta provuar më 12 dhjetor 2010. Rugovizimi nuk është politikë shantazhesh siç vepron lidërshipi aktual me fanatikët e vet lart e posht, rugovizmi është gjithëpërfshirës. Rugovizmi nuk është llapianizëm, Rugovizmi është Kosovë !
Andaj i gjithë elektorati duhet të votojë për Kosovën, por jo për ata që e zvogëlojnë Kosovën në një krahinë, që Kosovën e bëjnë llapjane. Qytetarë të Kosovës, qytetarë të nderuar të Kosovës votoni për të nesërmen tuaj, mos bojkotoni, mos abstenoni, por kryejeni këtë detyrim ligjor që keni përpara Kosovës, dhe jepeni votën atje ku besoni se nuk gaboni. Refuzoni me votën tuaj, refuzoni me votën tuaj ata politikanë dhe ato fytyra të vjetra që ju kanë zhgënjyer, që ju kanë mashtruar, por vendosni me votën tuaj, vendosni me votën tuaj tek ato fytyra tek të cilat shpresoni dhe ju ngjallin shpresë, ashtu si dini ju.
Nëse më pyesni si gazetare se cila është për mua fytyrë e vjetër, unë do t'ju thosha se, sipas meje fytyra e Isa Mustafës është e tillë, sepse e mashtroi në dritë të diellit elektoratin. Kur një politikan mashtron në dritë të diellit, mendoni se si mashtron ai në dritën e hënës. Nëse më pyesni për fytyrat e reja, ato ju i shquani vetë, sepse janë të dallueshme. Ajo që e shoh të rëndësishme për balancim pushtetesh është forcimi i qendrës së djathtë nga partitë e këtij spektri dhe koalicionet e reja që do të dalin prej tyre.
E rëndësishme është që me votën tuaj të mos ricikloni të djeshmen, por të ushqeni shpresat tuaja, që këto të mos mbeten premtime elektorale, por të kthehen në një realitet të prekshëm. E rëndësishme është që të votoni në atë mënyrë që nesër të mos thoni se po keqqeveriseni.
(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 10 Dhjetor 2010 )
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ