E Shtunë, 12.02.2023, 07:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
In memoriam
CARLO MARIA Kardinal MARTINI /1927-2012/
Nga Don LUSH GJERGJI

E Shtunë, 09.01.2012, 06:47pm (GMT+1)



Sot më 31 gusht 2012 pasdite kaloi në amshim kardinali i madhe dhe i njohur në Milano, në Itali dhe në botë, Carlo Maria Maerini. Pas heshtjes dhe uratës, ia, disa kujtime që vrullshëm zgjohen në mua dhe që mund të jenë të dobieshme edhe për të tjerët.

Carlo Maria Martini-n e kam njohur dhe takuar disa herë në jetën time. Në çdo takim kam pasur përshtypje dhe përjetime të jashtëzakonshme. Takimet e mia të para me Atë Carlo Maria Martin-n, jezuit, janë nga vitet e studimeve në Romë /1968-1975/, sidomos si ligjërues të shkëlqyeshëm, Drejtor i Institutit Biblik në Romë, shkrimtar dhe dijetar me famë botërore, shkrimtar tejet të frytshëm në lëmin biblik, egzegjetik dhe shpirtëror.

Deshi Zoti dhe Papa Gjon Pali II dhe ai qe emëruar arqipeshkëv dhe kardinal i Milanos në vitin 1980 dhe dha dorëheqje për arsye të moshës dhe sëmundjes në vitin 2002, një ndër ipeshkvijtë më të mëdhaja dhe më të rëndësishme në botë. Dhe, ia, prapë kardinal Martini ishte befasi e madhe, sepse u dëshmuar si ipeshkëv dhe bari i shkëlqyeshëm me shumë inciativa të qëlluara dhe të guximshme baritore, me dialogim të vazhdueshëm ekumenik mes të krishterëve, pastaj me Hebrenjët, me Myslimanët, deri edhe me mosbesimtarët dhe ateistët.

Ishte dhe mbeti një burim, mos të them "vullkan", i pashterrshëm i librave dhe botimeve të përkthyara në mbarë botën.

Ajo që më ra mua në sy ishte përcjellja e gjendjes kishtare dhe shekulluare në Evropë dhe në botë. Më kujtohet mirë Kongresi i Parë Ekumenik në Basel të Zvicrës /1989/, ku ai ishte një ndër kryesuesit dhe ligjëruesit më të spikatur dhe më të rëndësishëm të këtij tubimi.

Për një mandat ishte edhe Kryetari i Konferencës Ipeshkvore Evropiane. Në këtë detyrë e kemi takuar disa herë së bashku me Imzot Nikë PRELËN /1918-1996/, duke ia shpjeguar gjendjen tonë tejet të vështirë dhe shumë të rrezikshme. Gjithnjë pati mirësi dhe mirëkuptim për çështjen tonë kombëtare dhe kishtare.

Më një rast ia mundësoi në katedralen e famshme të Milanos Imzot Nikë PRELËS meshën për paqe në Kosovë dhe në Ballkan, me pjesëmarrje të madhe të besimtarëve të Milanos, gjë kjo që dëshmonte mendjen e tij të lartë dhe zemrën e tij të madhe për ata që ishin në vuajtje.
Me shumë kënaqësi ruaj disa kujtime që tani do t'i shpalosi. Më 11 dhjetor 2005 personalisht më shkruajti një letër të cilën e ruaj si kujtim të çmuar dhe të dalluar, ku ndër të tjera shkraunte kështu:

"I nderuaru don Lush Gjergji,
Përzemërsisht u falënderoj Juve dhe Shtëpinë Botuese VELAR per dhuratën e librit tuaj "Vivere Amare Testimoniare", i cili, jam i sigurt, do t'i ndihmojë shumkujt për të menduar mbi detyrën e solidaritetit.
Më shkaktojnë dhembje lajmet që mi jepni lidhur me Kosovën dhe ia paraqes Zotit vuajtjen e mbarë popullatës.
I bashkuar në lutje, Ju bekoj me zemër, në Zotin
+ Carlo Maria kardinal Martini".

Në një takim tjetër më tha kështu si në hoka: "Don Lush Gjergji, Ju më bëni konkurrencë me botimet tuaja në ipeshkvinë e Milanos!". Unë u përgjigja: "Eminencë, mos u tallni me një prift të vogël siç jam unë...". Ai vazhdoi: "Jo, jo, nuk është tallje, sepse kudo shkoj në ndonjë famuuli të Milanos apo të rrethit, në institucionet tona shkollore, në Universiitetin Katolik në Milano, hasi në libra tuaj mbi Nënën Tereze. Ju uroj dhe përgëzoj për këtë punë të madhe dhe tejet të dobieshme... Kështu e nderoni Kishën, Nënën Tereze, popullin Shqiptar dhe e afron atë për shumë lexues dhe admirues të saj kudo në botë...".

Në një takim pas vitit 1999 dhe ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në vjeshtë të vitit 2001, më priti me shumë përzemërsi dhe më dëgjoi me vëmendje të posaçme. Pasi Sekreteria kishte caktuar diku 20 minuta për takim, së pari në tavolinën e tij të punës u ndez një dritë, e pak më vonë u dëgjua edhe një cingërrim i këmbanës së vogël, shenja që audienca kishte përfunduar.

Unë e ndërpreva bisedën, se i kuptova shenjat... Ai më tha: "Vetëm vazhdoni... Gjatë bisedës hyri sekretari i tij personal... Kardinali i tha: "Nuk jam as i verbët as shurdhë, por dua të bisedoj edhe pak me Don Lush Gjergjin rreth Kososvës dhe Balkanit...".

Dhe takimi e biseda jonë vazhdoi edhe për disa minuata.

CARLO MARIA MARTINI, kardinali i Milanos deri në vitin 2003, vite me radhë Kryetari i Konferncës Ipeshkvore Evropiane , studjuesi i madh i Biblës, në një takim me Mons. Nikë Prelën ndër të tjera pati thenë kështu:
"Shkëlqesi, deri sa Kisha dhe populli do të ketë njerëz si Ju, e tashmja dhe e ardhmja është e siguruar. Po, ajo së pari është në duart e Zotit, por edhe në përkujdesjen tonë. Zoti kërkon bashkëpunëtorë, e Ju jeni një bashkëpunëtor i tij i shkëlqyeshëm. Urime dhe vetëm vazhdoni kështu!".
(Nga shënimet e mia, Milano, tetor 1994).
Vlen të përmendet se në shtator të vitit 2005 ishte në Kosovë, në Prizren, ku ishte takuar me Imzot Mark SOPIN /1938-2006/ dhe në Letnicë, ku i kishte ushtrimet shpirtërore për studentet e filozofisë dhe teologjisë nga Shkodra. Më atë rast ia dhurove librin tim "Nëna e Dashurisë" në gjuhën itliane, duke theksuar Letnicën, si Shenjtërore dhe vend të përcaktimit përfundimtar për jetën rregulltare dhe për misione.
Ai e pranoi me shumë falënderim dhe më tha: "Jam i lumtur që gjendem në Kosovën e lirë..., në Letnicë, vend fatlum për thirrjen dhe shërbimin e mrekullueshëm e së Lumes Nënës Tereze... Kjo gjë zgjon në mua shumë emocione...".

Në kohën më të vështirë për popullin Shqiptar, sidomos për Kosovën, ishte mik dhe dashmair i dëshmuar dhe angazhuar për njohjen, përhapjen dhe mbrojtjen e të drejtave tona, si dhe për liri, pamvarësi dhe demokraci.

Sot Carlo Maria Martini i bashkohet të mëdhenjve të shekullit, të Lumit Gjon Pali II, të Lumes Nëna Terezës si dhe shumë figurave të ndritshme, që me "dritë" në dorë dhe në zemër jetuan, janë "djegur" për Krishtin, Kishën, Njeriun, tani shijojnë paqen, dritën dhe lumturinë e amshuar.

Prishtinë, 31 gusht 2012 Don Lush GJERGJI


Don LUSH GJERGJI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISA BOLETINI: PISHTARI I BASHKIMIT KOMBËTAR''Unë jam mirë kur asht mirë Shqipënia''Nga FRANK SHKRELI (08.30.2012)
JENI KUJTUAR ME SHUMË VONESË, ZOTËRINJ TË SHOQATËS SË GAZETARËVENga ESHREF YMERI (08.29.2012)
REPUTACIONI DIPLOMATIK I KOSOVËSNga SHABAN MURATI (08.27.2012)
NJË AMERIKANE QË DRIT SHQIPËRIMIN ME SYTË E SHPIRTITNga ARTUR VREKAJ (08.27.2012)
KUVENDI I PARTISË REPUBLIKANE TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI (08.26.2012)
EseBASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKATNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2012)
EDHE NJË HERË MBI DËNIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMITNga RESHAT KRIPA (08.23.2012)
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI, NË VITIN JUBILAR, PA FLAMURIN E TYRE KOMBËTARNga XHELADIN ZENELI (08.22.2012)
100 VJET PAVARËSI: KËSHTU DO TË FLISTE LUIGJ GURAKUQINga FRANK SHKRELI (08.22.2012)
ARDHMËRIA E SHQIPTARISË NË AMERIKËNga ARTUR VREKAJ (08.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2023  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]