Absurdet s`kanë të ndalur. Kur sheh eksponentët e vetëqeverizmit jugosllas tek
shfaqen e krekosen përpara kamerave televizive, nuk mund të mbetesh indiferent
e të mos shqetësohesh për të ardhmen e popullit shqiptar, që i dha aq gjak e
sakrifica shembjes së asaj godine fashiste që quhej Jugosllavi. Nuk i kuptoj
bashkëvuajtësit e deridjeshëm se çfarë këshillash marrin prej azem vllasëve dhe
prej ish inspektorëve të sigurimit jugosllav, me emrat e të cilëve i kanë
mbushur zyrat e,,shtetit" dhe të partive të tyre, që për ironi, i quajnë
të dala nga lufta!..Nëse ka dalë nga një luftë Azem Vllasi e Hajredin Kuçi,
Blerim Shala e Edita Tahiri, atëherë nuk dihet nga cila luftë dolën Adem
Jasharët e Zahir Pajazitët!..Dhe për këtë mjerim politik dikush duhet të japë llogari
një ditë.
***
Që ka qenë Jugosllavia një tampon-zonë e shpallur pas LDB-së(Luftës së Dytë
Botërore), dhe që ka qenë një poligon i shërbimeve sekrete perëndimore për
shembjen e bllokut rival, që quhej komunist, kjo nuk përbën asnjë sekret sot.
Por që ka qenë edhe shembja e saj një projekt perëndimor, edhe kjo s`përbën
asnjë sekret sot. Për këtë flasin dëshmi të shumta historike: që nga takimi i
Titos me djalin e Wilson Churchill-it në ishujt e Kroacisë në vitin 1943 dhe
gjer tek Marrëveshja e Dejtonit; Marrëveshje, e cila, po të mos niste lufta
çlirimtare e UÇK-së, nuk do kujtohej për shqiptarët...
Dhe nëse dikush mendon se edhe kolaboracionistët shqiptarë të UDB-së kanë dhënë
ndonjë kontribut në këto projekte, mashtrohet rëndë...Shqiptarët kanë qënë të
stërvitur dhe të paguar të vrasin shqiptarë, t`i mbysin në tortura, t`i lënë pa
punë, t`i dëbojnë e t`i shpronësojnë...Shqiptarët e UDB-së kanë qënë entuziast
për detyrat që kanë kryer në shërbim të pushtuesit...Për këtë flasin dhe duhet
të flasin të gjallët që lanë rininë në kazamatet serbe, miliona të shpërngulur
drejt anadollit e rrugëve të evropës, varret e dëshmorëve që sollën vetëm hijet
nga burgjet serbe, dhe jo ato qenie që ndenjën në krye të pushteteve dhe
komiteteve të instaluara nga serbia në Kosovë; jo ato qenie që ndërsyen
policinë serbe mbi rininë shqiptare!..Kohë se jo mahi...
L. Murtishi
17.05.13