Njëfarë lexuesi i botimit online të gazetës 'Dielli', i cili nënshkruan
gjithnjë me ndajshtimin profesional 'M. A. Economics', mëtoka tashi t'ia
imponojë kësaj gazete politikën botuese. Sipas tij në 'Dielli' u dashka të
botojnë ekonomistë, mjekë, aparatçikë, por të mos botojnë gazetarë
profesionistë të dëshmuar një jetë të tërë. Kjo do të ishte njëlloj sikur ne
gazetarët t'i urdhëronim ekonomistët të na e lënë ne profesionin e tyre meqë
edhe ne e dimë sa bëjnë 3+5. Me të njëjtën logjikë, t'i urdhëronim mjekët,
juristët, inxhinierët, politikanët e të tjerët të na i lënë ne klinikat, studiot, laboratorët, karriket, pushtetet e tyre. Sidomos këtë
ta bënin ata që janë më të shquarit në fushat përkatëse.
Unë mendoj se 'Dielli' bën mirë
që i boton mendimet e ndonjë Çini. Edhe ne ia kemi botuar në gazetën tonë
online sa herë që Çini na i ka dërguar. Natyrisht, nuk kemi menduar se ia
shtonim kështu vlerat gazetës, por e kemi respektuar dëshirën e tij të
padëmshme për të shprehur mendimet e tij publikisht për një çështje të caktuar.
Prej kohës kur botues i 'Diellit' është kolegu i nderuar Dalip Greca ne kemi
një partneritet të frytshëm me këtë gazetë. Kjo periudhë, për më tepër, përkon
edhe me një nga kohët më të ndritshme të Federatës Panshqiptare Vatra, të
drejtuar nga atdhetari i ndritur Dr. Gjon Buçaj, duke na i kthyer në kujtesë
kohët e dritëshme të Vatrës së Konicës, Nolit dhe kolosëve të tjerë vizionarë
të shqiptarisë.
Në shkrimin "Votimet më të mira të organizuara ndonjëherë në Shqipëri dhe qejf
mbetja gazetareske", lexuesi Çini, krahas kënaqësisë prej të përvuajturi
ndaj kësaj arritjeje të 23 qershorit 2013, shpreh pakënaqësinë prej arroganti
ndaj shkrimit të zonjës Buçpapaj për letërkëmbimin publik midis Dr. Berishës
dhe Gentjanit 16 vjeçar që i lutet idhullit të tij të mos largohet asnjëherë
nga politika. Në shkrimin e saj zonja Buçpapaj, fare thjesht, pa lënduar njeri,
vetëm duke ia kujtuar Berishës arsyet për se Gentjani të mos e lexojë
përgjigjen e Berishës, shprehet kundër një forme të tillë bajate të
propagandës. Shqetësimi i kryesor që ngre zonja Buçpapaj në shkrimin e saj
është politizimi i parakohshëm i fëmijëve, moshë lehtësisht e lëndueshme, çka
çon edhe në zhgënjime të cilat shndërrohen po aq lehtësisht në trauma për
brezin e ri.
Misioni i gazetarit, siç është i ndryshëm ndaj misionit të ekonomistit, mjekut,
juristit, inxhinierit e tjerë, është i ndryshëm ndaj misionit të politikanit.
Është politikani ai që vendos për mënyrën dhe kohën e largimit nga politika,
ashtu siç ka vendosur ai për mënyrën dhe kohën e ardhjes në politikë. Është
punë e tij si e percepton ai verdiktin e Sovranit në kohë të caktuara. Ndërsa
gazetari e ka për mision të pasqyrojë dhe ta shprehë të vërtetën cilado qoftë
ajo. George Orwell, të cilin, për shembull, Berisha e parapëlqen në retorikat e
tij, thotë se gazetaria është edhe ajo që iu pëlqen veshëve tanë, edhe ajo që
nuk iu pëlqen.
Sikur të ishte duke marrë fjalën në ndonjë mbledhje të organizatës bazë të
partisë, ky Çini, stigmatizon shembullin
që nuk duhet lejuar dhe që duhet ndaluar, si dhe stimulon shembullin e
përparuar, që duhet përhapur dhe inkurajuar. Shembull i përparuar për shkrimet
me temën e 23 qershorit, sipas tij, janë shkrimet e Dr. Enver Bytyçit dhe të Dr.
Elton Marës. Shkrimet e Bytyçit me këtë temë unë nuk i lexoj, sepse e marr me
mend se çfarë mund të shkruajë një drejtor aktual i marrëdhënieve publike të
Ministrisë së Kulturës në këtë rast. Ndërsa shkrimet e Marës i lexova. Më 21
qershor ai bën thirrje për votim sa më masiv, iu kundërvihet thirrjeve për
bojkotim të votimeve, ashtu siç kemi bërë edhe ne me shkrimet tona. Ai beson se
qeveria, me punën e madhe që ka marrë, do të fitojë një mandat të tretë. Më 3
korrik Mara ngre pyetjen a fitoi apo humbi sovrani me votën e tij të 23
qershorit. Ai i shtron me qetësi dhe mirësjellje mendimet e tij, pa rënë në
sevdallosje ndaj ndonjë partie apo lideri, pa tone arrogante, brutale, fyese,
si ato të lavdëruesit të tij.
Lexuesi i lartpërmendur i 'Diellit', z. Cini, e krahason rolin e zonjës
Buçpapaj me rolin e Kasandrës së antikitetit. Ai bie në skemën e biografit
zyrtar të Berishës dhe, padashur, kështu e lartëson rolin dhe figurën e së
kritikuarës së tij. Kasandra e mitologjisë greke, nga Homeri e deri sot, në penën
dhe gojën e poetëve, filozofëve, oratorëve, është simbol i profecisë së
pagabueshme. E vetmja mbresë negative që e shoqëron emrin e saj është se
profecitë e saj nuk janë dëgjuar në kohën kur ajo i ka shpallur. Ajo është parashikuese e tragjedive. Zonja Buçpapaj nuk ka parashikuar asnjëherë tragjedi, dhe 23 qershori nuk ishte e tillë, siç e kishin paralajmëruar shumë Kasandër dhe Kasandra, 'të djathtë' apo 'të djathta', e cila, sipas tyre, do të ndodhte po të fitonte e majta.
Sikurse e thotë vetë titulli i shkrimit "Votimet më të mira të organizuara
ndonjëherë në Shqipëri dhe qejf mbetja gazetareske", autori e mban lugën e
tij plot duke i mëshuar idesë së përkryeshmërisë së zgjedhjeve të 23 qershorit.
Kjo, në fakt, është ide e vëzhguesve ndërkombëtarë, ndërsa humbësit e
zgjedhjeve në thelb nuk pajtohen me këtë përkufizim. Ata të gjithë shpallin se
votat e LSIsë ishin të blera me para në dorë. E çfarë organizimi të mirë kanë
votimet e blera. E çfarë organizimi të mirë kanë zgjedhjet ku 30% e votimit
ishte votim familjar?
Organizimi i votimeve të 23 qershorit është një precedent që nuk bën të
përsëritet me kurrë në Shqipëri për një fakt tjetër tejet kapital: mbajtjen e
vendit për rreth tetë muaj rresht në fushatë të pandërprerë parazgjedhore dhe
zgjedhore. Një ekonomist fare i thjeshtë, edhe z. Çini, mund t'i bjerë lapsit
dhe të llogarisë humbjet e Shqipërisë nga këto zgjedhje. Në maj dhe qershor,
për shembull, PD shpall se ka nxjerrë në sheshe 2 milionë njerëz. Partitë tjera
kanë nxjerrë pjesën e mbetur. Të mbash në sheshe 3 milionët e vendit tënd me
muaj të tërë është një papërgjegjshmëri e pafalshme. Përveç kostos shumë të lartë, për një vend kur një pensionist merr mesatarisht as 100 Euro në muaj, në një vend ku zgjedhjet kostojnë me miliona Euro por ku partitë i fshehin burimet dhe po ashtu edhe bëjnë edhe ekonomistët militantë.
Z. Çini është ngelës edhe në profesionin e tij. Ai dështon edhe kur e
llogarit si humbje rezultatin zgjedhor të PS - kur në fakt është rreth 100 000
vota më shumë se katër vjet më parë. Edhe kur llogarit numrin e deputetëve
përsëri gabon.
Tashi 'demokratët' mëtojnë se kocka në fytin e tyre të humbësve është pikërisht
LSI e larguar nga koalicioni. Kur Meta u largua nga koalicioni, ndonjë allçak i
PDsë shpallte se, me këtë largim, PD do të merrte 40% elektorat më shumë se në
vitin 2011 kur kishin qenë aleatë PD-LSI. Zonja Buçpapaj e quante një fantazi
të pabazuar dhe kundërproduktive një mendim të tillë. Allçaku përdorte
faceboookun për të sharë zonjën Buçpapaj dhe mua. Për këtë ai gradohej
menjëherë zëvendëministër i Jashtëm. Tash Metës ia përmendin bllokun në dorë të
gjithë në PD, nga i pari tek i fundit, por ata ishin faktor kryesor i mosdhënies
së drejtësisë ndaj njeriut me bllok në dorë, për çka zonja Buçpapaj i pati
kritikuar në kohën kur ndodhte. Kur Berisha mori bashkinë e kryeqytetit, ne e
përkrahëm, sepse ishte precedent krejt i papranueshëm që Edi Rama të kërkonte
një mandat të katërt në bashkinë e kryeqytetit. Kur Berisha mori presidentin,
kryeprokurorin, kreun e SHIKut, në përplasje madje me aleatët amerikanë dhe
evropianë, ne e kritikuam si të dëmshme për të ardhmen e tij politike, të PD,
demokracisë, integrimeve. Ne nuk u pajtuam as me mosndriçimin e skandaleve të
shumta gjatë qeverisjes së PD, sidomos në mandatin e dytë.
Më tej autori i shkrimit "Votimet më të mira të organizuara ndonjëherë në
Shqipëri dhe qejf mbetja gazetareske", ia lejon vetes ta kritikojë PDnë
për çështjen e pronës, për çështjen e ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve
politikë, për çka ne e kemi kritikuar sistematikisht për politikë ekstremisht
të majtë të PD në këtë tetë vite, sidomos në mandatin e dytë.
Z. Cini nuk harron as në këtë shkrim të merret me ish presidentin Bamir Topi.
Këtë temë në fakt nuk e harroi as PD, e cila e vuri makinerinë e saj
propagandistike kundër Topit dhe Spahiut më shumë se kundër Ramës. Ndërsa
Metën, gjoja si padashje, e harruan fare, për çka u kuajtuan vetëm tashi. Në
fakt kinezëria e kohës së Revolucionit Kulturor e PD se Meta do ta tradhtonte
Ramën dhe do të kthehej tek fitimtari Berisha pësoi fiasko totale.
Partia e Bamir Topit fitoi 30 mijë vota në zgjedhjet e 23 qershorit, por, falë
ligjit aktual zgjedhor, nuk fitoi asnjë deputet. Nëse bashkohej me PS ose PD e
kishte të sigurtë një grup parlamentar. Por Topi dëshmoi integritet dhe nuk u
bashkua me Islamët, Kadelët, Dogjanët dhe Dukët e PD dhe aleatëve të saj.
Qëndroj tek kjo temë, sepse z. Çini e ka alergji të jashtëzakonshme Bamir
Topin, për çka nuk kërkoj arsye personale, siç bën Cini me të tjerët. Siç e
përmenda më lart, ne Cinit ia kemi botuar të gjitha opinionet e tij kundër
Topit. Por ne nuk e kemi pranuar dhe nuk e pranojmë rolin diversionist në
mediat, qoftë ato audiovizive, qoftë të shtypura, qoftë online, qoftë sociale.
Z. Çinit, i cili na ishte paraqitur si mik i një mikut tonë të ngushtë, i duket
burrëri e madhe që të përdorë miqësinë në facebook për të kundërkomentuar çdo
koment të zonjës Buçpapaj në facebook, për të bërë komente negative kudo që
zonja Buçpapaj boton në mediat online, për të organizuar edhe miq të tij që t'i
bashkohen në këtë mision.
Ne e kemi për detyrë t'ia kujtojmë atij dhe çdokujt se çdo media ka politikën e
saj botuese. Përpjekja për t'ua imponuar atyre politikën botuese është një
totalitarizëm stalinist i kulluar. Edhe në facebook secili e administron vetë
faqen e tij dhe është ai pëgjegjës për të. Përpjekjet për stalking janë të
dënueshme dhe të papranueshme. Prandaj facebooku ka vënë në dispozicion mjetin
e bllokimit dhe ka paraqitur tek çdo përdorues kujtesën e etikës së facebookut.
Këto ne i respektojmë me skrupulozitet. Dhe askush nga miqtë e facebook nuk ka
pse të ndihet i cënuar pse ne i parashtrojmë mendimet tona edhe kur janë të
ndryshme apo të kundërta me të tjerët. Komunikimi funksionin kur ekziston
mirëkuptimi i ndërsjellët për ndryshueshmërinë apo kundërshtinë e pikëpamjeve.
Demokracia ua kthen të gjithëve funksionin e të menduarit, të cilin diktatura
ua kishte marrë, pasi për ta mendonte Vëllai i Madh.
Faqet në facebook dallohen edhe për nga përkatësia profesionale: Gazetarët
paraqesin rubrikat e tyre, arritjet e tyre, idetë e tyre; piktorët paraqesin
punimet e tyre; kineastët paraqesin sekuencat e filmave të tyre; këngëtarët
albumet e tyre; politikanët samitet e tyre. Nga ana tjetër, paraqesin edhe
pjesë të jetës së tyre private që duan t'i ndajnë me miqtë. Kjo nuk ka pse të
lëndojë askënd.
Edhe ne kemi të drejtën tonë t'i profilizojmë faqet në facebook, ku t'i
përfshijmë edhe botimet e reja, shkrimet e reja, gazetën tonë online e tjerë.
Ato janë pjesë e suksesit tonë të një karriere të gjatë, qoftë kur kemi qenë në
Shqipëri, qoftë në Perëndim prej gati 20 vitesh ku e ushtrojmë profesionin e
gazetarit me sukses të plotë. Një arritje rekord për ne përbën gazeta e
përditshme "Bota sot", e botuar në Evropë, Amerikë, Kosovë, Maqedoni,
e cila arriti tirazhin rekord me 200 000 kopje, diçka e paarritshme në mediat
shqiptare në tërësi, diçka e paarritshme nga mediat e këtij lloji të të huajve
në Perëndim. Ky sukses është i lidhur shumë ngushtë me rolin tonë - unë si
kryeredaktor dhe zonja Buçpapaj si redaktore kolumniste.
Duke qenë gazetarë profesionistë me një karrierë të gjatë dhe tejet të
suksesshme, ne jemi edhe anëtarë aktivë të disa shoqatave ndërkombëtare,
perëndimore, zvicerane apo shoqatave të krijuesve artistikë. Ky është një
kapital profesional, etik, njerëzor i cili nuk mund të zbehet as të mohohet
prej askujt. Zonja Buçpapaj kohët e fundit, përveç botimeve poetike, ka bërë
edhe botime publicistike. Vlerësimet e autoriteteve të larta të mendimit,
kulturës, dijes publicistikë, shkrimeve shqipe si ato të Jusuf Buxhovit dhe të
Dr. Përparim Kabos për librin "Tirania e tranzicionit" apo të Frank
Shkrelit për librin "Trauma e tranizicionit - Ditari i një
gazetareje" janë dëshmi objektive e padiskutueshme.
Urojmë që z. Çini, në kuadrin e ndryshimit epokal që po pritet të ndodhë në
Shqipëri, çka shpresojmë të ndikojë edhe në emancipimin e mendësive edhe tek
shqiptarët nëpër botë, të mos merret më me zonjën Buçpapaj. Le të merret me
temat e veta apo të nxitura nga shkrimet e autorëve të tjerë. Dhe të mos mëtojë
për grada nga një regjim i cili tashmë ka pushuar përfundimisht së dhëni grada.
Ndërkohë, mendojmë se gazetari asnjëherë nuk duhet të konfondohet me
lexuesin. Kjo lidhet me etikën profesionale dhe morale. Sepse nëse gazetarët
guximtarë do t'i sulmonim rregullisht me taborret e militantëve, atëherë do
t'ia marrim shpirtin së vërtetës. Zoti Çini është ekonomist, ai për arsyet e
tij personale nuk i pëlqen shkrimet tona. Ok. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe.
Për të shprehur mendimet e tij, ai ka spazion e komenteve si lexues, ku le të
thotë çfarë mendon, pa fyer dhe pa cënuar integritetin e gazetarëve dhe të
mediumit ku ata i botojnë shkrimet.
Me këtë rast, edhe një herë shprehim vlerësimin tonë ndaj botuesit të Diellit,
z. Dalip Greca dhe kryetarit të Vatrës, z. Dr.Gjon Buçaj, që përmes Diellit, i
kanë dhënë dritë fjalës së lirë, së cilës në Shqipëri i është zënë fryma në
Shtratin e Prokrustit.
--
©
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 06.28.2013, 09:42am
A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 06.16.2013, 07:12am
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.10.2013, 10:23am
TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 04.14.2013, 08:41am
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.21.2013, 08:43am
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©