Mendime rreth një debati KUSH JANË FITIMTARËT? Nga RESHAT KRIPA
E Premte, 05.09.2014, 08:44am (GMT+1)
Ka vite që në median shqiptare po zhvillohet nje debat i madh se kush janë në të vërtetë fitimtarët e ndërrimit të sistemit. Mendimet janë të ndryshme. E majta ngul këmbë se është ajo fitimtarja e kësaj beteje ideologjike. E djathta gjithashtu. Këto debate zhvillohen nëpër faqet e shtypit të shkruar por më trepër ndiqen nëpër debatet televizive që kanë mbushur faqet e televizioneve të ndryshme. Këto debate zhvillohen ndërmjet po atyre figurave analistësh që i kemi parë dhe stërparë çdo ditë në këto ekrane. I kemi parë për të gjitha çështjet që preokupojnë opinionin publik shqiptar, që nga ato më të thjeshtat dhe deri tek më të rëndat. Për të thënë të vërtetën na ka marrë malli të shohim figurën e një analisti të ri, të studiuar në universitetet më në zë të botës demokratike. Por, çuditërisht, për këta individë dyert e televizioneve tona janë të mbyllura. Ato janë bërë pronë e analistëve të përjetshëm.
Vetëm një gjë nuk kemi dëgjuar prej tyre, kush është fitimtari i kësaj beteje që ka vite që ka filluar dhe ende nuk po gjen zgjidhje. Pikërisht kësaj pyetje dua t'i kushtohem në shkrimin tim. E di që disa do të më quajnë ballist, dikush tjetër legalist, një i tretë kolaboracionist e kushedi se çfarë tjetër. Për t'u hequr merakun do të doja t'u thoja se rrjedh nga një familje që nuk ka pasur asnjë pjestar nga fisi i saj me ballin apo legalitetitn, asnjë person të arratisur jashtë shtetit për motive politike. Madje kemi qenë të lidhur, më tepër me Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Nuk e them këtë se dua të mburrem. Përkundrazi, do të doja që të mos ishte kështu. Por situata e atyre viteve ishte e tillë që njeriu nuk arrinte të kuptonte se kush ishte rruga e drejtë që duhej të ndiqte, ndaj jo rrallë herë zgjidhte rrugën e gabuar.
Ju do të thoni atëherë se si ka mundësi që mendimet e mia bien në kundërshtim me prejardhjen familjare. Përgjigjen ua jap unë. Ishte vetë komunizmi që më bëri të tillë. Duke qenë në konditat e përshkruara më sipër, çuditërisht, një ditë vjeshte të vitit 1946 një makinë ndalet para portës tonë në Tiranë dhe na rrëmben e dëbon në qytetin e lindjes, në Vlorë, ku pas atij çasti, trajtoheshim si armiq të sistemit komunist. Kjo bëri që unë të ngrihesha kundër tij. U ngrita dhe këtë e pagova me disa vite burg. Por, fatmirësisht, burgu u bë një shkollë e veçantë për mua. Aty, nëpërmjet disa figurave të paarritshme, mësova se Shqipëria kishte edhe një histori tjetër nga ajo që unë kisha mësuar në shkollën komuniste. Mësova historinë e vërtetë të këtij kombi dhe këtë histori dua ta pasqyroj në këtë shkrim. Nuk jam as historian, as analist, por dua të shpreh atë që kam dëgjuar me veshët e mi dhe atë që mendoj se është e vërteta.
Në debatet e zhvilluara në shtypin e shkruar apo atë viziv dëgjoj mendime nga më të ndryshme lidhur me qëndrimin e Ballit Kombëtar apo legalitetit gjatë periudhës së luftës për liri. Disa e paraqesin si bashkëpuntorë të pushtuesit dhe të tjerë të kundërtën. Unë rri dhe arsyetoj: Sikur forcat balliste të kishin qenë bashkëpuntore të pushtuesve, përse komunistët pranuan bisedimet me ta, madje arritën edhe në një marrëveshje së bashku në Konferencën e Mukjes, marrëveshje që e braktisën pa u tharë ende boja me të cilën ishte nënshkruar? Përse ndodhi kjo? I kujt ishte faji? Natyrisht jo i nacionalistve, pasi ata i qëndruan besnik firmës që kishin hedhur.
Kur u themelua Fronti Nacionaçlirimtar, në Konferencën e Pezës, komunistët hodhën parullën demokratike të bashkimit "pa dallim feje, krahine dhe ideje", parullë që simbolizonte bashkimin e gjithë forcave politike në një front të vetëm dhe zgjidhjen e problemit të pushtetit pas fitores me anën e zgjedhjeve të lira. Kjo parullë bëri që legalistët, me në krye heroin e 7 prillit 1939, Abaz Kupin, të rreshtoheshin në rradhët e këtij fronti. Por, pas Konferencës së Mukjes kjo parullë demokratike u zëvendësua me atë revolucionare: "Pushteti buron nga gryka e pushkës", parullë që solli si pasojë fillimin e luftës civile, një luftë numri i viktimave të të cilit e kalon disa herë atë të luftës kundër okupatorit, nga të dyja forcat ndërluftuese.
Lexojmë shpesh medimet e mykura të disave që e mbajnë veten për historianë të paanshëm por që, në të vërtetë, u zjen nga brenda krimbi i komunizmit. I dëgjojmë t'i derdhin bateritë e tyre të shkarkuara mbi figurat më të shquara të këtij kombi, Mithat Frashërin, Safet Butkën, Ramazan Jaranin, Hysni Lepenicën dhe plot luftëtarëve të tjerë të lirisë. Për vlerësimin e tyre unë nuk kam nevojë të gërmoj nëpër arkivat që, shpesh herë, janë të manipuluara. Unë kam kujtimet e mia të fëminisë kur ata burra të shquar, në konditat e ferrit komunist më flisnin për drejtuesit e pakrahasueshëm të nacionalizmit shqiptar, me të cilët kishin luftuar krah për krah. Njeri prej tyre, juristi i njohur Xhevdet Kapshtica më dha një shkrim, futur fshehurazi në burg, që luftëtari Bardhyl Pogoni e kishte botuar në gazetën "Flamuri" në Itali në vitin 1946. Titulli ishte "28 nëntor 1939" midis të tjerave shkruhej:
A do të varrosnim këtë ditë të përzierë me flamujt e këngët e armikut? A do të dëgjonim në heshtje profkat e tradhëtarve? Jo! Jo, thanë të gjithë shqiptarët e mirë! Jo, doli fjala nga shtëpia e Lumo Skëndos dhe vesh më vesh në gjithë Shqipërinë! Jo, tha Safet Butka! Jo, tha Hysni Lepenica! Jo, gjëmuan malet dhe zëri i djalërisë tha: Jo!"
Shkrimi vazhdonte me zhvillimin e demostratës. Një turmë e tërë në mbrojtje të lirisë së vendit. Në këtë turmë nuk mungonin as fëmijtë. Ja se si vazhdon shkrimi:
"Eja mblidhuni këtu!" ia krisi kënga dhe asnjë nuk tha "përse?" Qe klithma e dhimbjes së kombit, qe zëri i ndërgjegjes që kërkonte shpërthim. liri. Armiku na pa, dëgjoi por s'lëvizi. Asgjë s'na ndante, ne ecnim të gjithë.Turma e bashkuar me një ideal të vetëm drejt varrit të Naimit. Atje larg,mbi një breg të vetmuar, u mblodhëm rreth. Flamurin me zhgabë e mbanim lart. Dhe vasha shtatëvjeçare që ndoqi pas tanë, Ramazan Jaranin, qëndronte zbathur, veshur me të zeza. Vendosëm lule mbi varrin e ftohtë dhe, kryeulur, qamë. Qante në heshtje, Safet Butka! Qante në heshtje, Ramazan Jarani! Qanim të gjithë ne dhe vasha me të zeza qante...
Ndërsa në fund autori shkruante:
Atë natë ne kënduam me zjarr. Atë natë ne folëm me zjarr. Atë natë ne ndezëm një zjarr, zjarrin e shqiptarve të lirë. Atë natë nuk kishte as komunistë dhe as "çlirimtarë" me yll...
Vini veshin frazës së fundit: " Atë natë nuk kishte as komunistë dhe as çlirimtarë me yll..."Përse? Sepse komunistët nuk kishin marrë ende urdhër për të luftuar dhe ky urdhër nuk ishte dhënë pasi kryeqëndra e tyre, Bashkimi Sovjetik, ishte ende në aleancë me Gjermaninë hitleriane.
Këto fjalë i thotë një luftëtar pjesëmarrës i asaj demonstrate të paharruar, një luftëtar i lirisë. Kush ishte ky luftëtar? Bardhyl Pogoni kishte lindur nÑ‘ TiranÑ‘ nÑ‘ janar tÑ‘ vitit 1925. Aty mbaroi shkollÑ‘n e mesme dhe mori pjesÑ‘ aktive nÑ‘ lÑ‘vizjen antifashiste. Babai i tij, Pertef Pogoni kishte qenÑ‘ zÑ‘vendÑ‘sministÑ‘r i Arsimit tÑ‘ ShqipÑ‘risÑ‘ nÑ‘ kohÑ‘n e Mirash Ivanajt. Autoritetet shqiptare profashiste kishin dhÑ‘nÑ‘ urdhÑ‘r pÑ‘r arrestimin e Bardhylit, mirÑ‘po babai e kishte larguar nga ShqipÑ‘ria pÑ‘r t'i shpÑ‘tuar burgimit. U vendos nÑ‘ kampin e refugjatÑ‘ve nÑ‘ Itali ku ishin vendosur edhe Mithat FrashÑ‘ri dhe shumÑ‘ personalitete tÑ‘ tjera politike tÑ‘ ShqipÑ‘risÑ‘. Ai studoi letÑ‘rsinÑ‘ franceze nÑ‘ Universitetin e BolonjÑ‘s. NÑ‘ vitin 1950 emigroi nÑ‘ Shtetet e Bashkuara. NÑ‘ mesin e viteve "˜50 filloi punÑ‘n pranÑ‘ seksionit shqip tÑ‘ Radio-Europa e LirÑ‘ dhe nÑ‘ vitin 1959 filloi punÑ‘n nÑ‘ ShkollÑ‘n Ushtarake tÑ‘ GjuhÑ‘ve nÑ‘ qytetin Bloomington tÑ‘ shtetit Indiana. NÑ‘ Universitetin Indiana mbaroi studimet e larta dhe nÑ‘ vitin 1967 mbrojti disertacionin e doktoratit (Ph.D) nÑ‘ fushÑ‘n e gjuhÑ‘sisÑ‘. NÑ‘ vitin 1967 u emÑ‘rua profesor nÑ‘ Universitetin Ëestern Kentucky ku qÑ‘ndroi deri nÑ‘ vitin 1972. Prej vitit 1974 e deri nÑ‘ vitin 1978 Bardhyl Pogoni u pranua si profesor i gjuhÑ‘s anglishte nÑ‘ Tripoli tÑ‘ LibisÑ‘ dhe prej vitit 1978 e deri nÑ‘ vitin 1985 drejtoi Institutin e Studimeve Albanologjike nÑ‘ Napoli tÑ‘ ItalisÑ‘. GjatÑ‘ karrierÑ‘s sÑ‘ tij universitare Bardhyl Pogoni botoi shkrime tÑ‘ ndryshme pÑ‘r gjuhÑ‘n shqipe. NÑ‘ vitin 1949 kishte botuar nÑ‘ Itali poemÑ‘n "FytyrÑ‘ e Kombit" kushtuar Mithat FrashÑ‘rit. Ky ishte Bardhyl Pogoni.
Pseudohistorianët sharlatanë të regjimit të përmbysur deklarojnë se Mithat Frashëri e mbylli me humbje jetën e tij. Jo, mor zotërinj! Ai humbi vetëm një betejë dhe këtë betejë e humbi sepse nuk ishte vrasës prapa krahëve si ju, nuk ishte i prapaskenave të pështira si ju. Ai ishte për një Shqipëri të lirë demokratike si shumica e vendeve të botës së lirë. Ndoshta me të vërtetë gaboi, por ai nuk donte të derdhte gjak shqiptari si ju. Nuk donte të ngjallte ndjenjën e vllavrasjes midis shqiptarve si ju. Donte bashkimin dhe vëllazërimin e të gjithë kombit në një të vetëm dhe jo si ju që braktisët Kosovën martire për hir të interesave tuaja të pështira.
Le të kthehemi tani në temën e ngritur në fillim të këtij shkrimi: "Kush janë fitimtarët?" Dy janë idetë që janë ndeshur me njera tjetrën gjatë shekullit të kaluar. E para ideja nacionaliste që mbështetej në ekonominë kapitaliste të tregut të lirë ku individi të kishte të drejtën e fjalës dhe të veprimit, të drejtën e pronës dhe të banimit, të drejtën e shkollimit dhe specializimit, të drejtën e votës së lirë dhe përfaqësimit. E dyta mbështetej në ekonominë socialiste ku individi pothuajse nuk kishte asnjë të drejtë, ku prona ishte rrëmbyer dhe bërë pronë e shtetit, ku shkollimet dhe specializimet bëheshin vetëm për persona të zgjedhur nga regjimi, ku e drejta e votës së lirë mungonte plotësisht.
Përfaqësuesit e idesë së parë ishin Mithat Frashëri me pasuesit e tij. Ishim ne që u ngritëm kundër diktaturës totalitare, që luftuam dhe dhamë jetët tona për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi. Ndërsa përfaqësuesit e së dytës ishin diktatori Enver Hoxha dhe pasuesit e tij. Ishit ju, ndjekësit besnikë të tij, që ju zunë duart kallo nga duartrokitjet për të duke i thurrur hymne lavdie dhe kur e patë se ai u përmbys, si rezultat i revoltës popullore, ndërruar fletën dhe u kthyet në socialistë apo demokratë.
Ndaj, në këto ditë, kur në vendin tonë është instaluar sistemi kapitalist i ndërtimit të shoqërisë, pikërisht ai system për të cilin ne luftuam, fitimtarët e vërtetë të tij jemi ne, nacionalistët shqiptarë, është "Apostulli i shqiptarizmës" Mithat Frashëri dhe dishepujt e tij, sepse pikërisht idetë e tij fituan, ndërsa humbësit jeni ju, mbeturinat e sistemit të përmbysur. Ndoshta. Tani për tani, keni arritur majat e pushtetit. Ndoshta, tani për tani, keni arritur majat e pasurimit. Por do të vijë dita që e vërteta do të triumfojë mbi vendin tone dhe të gjitha kanë për t'ju dalë nga hundët. Atëherë juve ju prêt vetëm një gje: ndëshkimi i drejtësisë shqiptare. Kjo ditë do të vij.
RESHAT KRIPA
|