VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FAQE NGA HISTORIA E MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE        MESAZH DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR - 13 MAJ 1951Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 04:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
FAQE NGA HISTORIA E MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE        MESAZH DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR - 13 MAJ 1951
Nga FRANK SHKRELI

E Hënë, 05.12.2014, 09:18pm (GMT+1)


 
 Ishte viti 13 maji i Vitit 1951. Lufta e dytë Botërore kishte marrë fund më 1945. Por Lufta e Ftohtë që filloi   menjëherë pas mabrimit të  Luftës së dytë botërore  ishte në ashpërsim e sipër midis dy blloqeve kundërshtare -- Perëndimit demokratik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Lindjes komuniste të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik.  Ishte një luftë kjo që zhvillohej në të gjitha sferat e jetës, përfshirë edhe median.  Në këtë frymë  acarimesh dhe kërcënimesh në marrëdhënjet ndërkombëtare, mosbesimi midis palëve ishte i thellë.  Pjesë e kësaj lufte ishte edhe roli i medias, sidomos i radio transmetimeve ndërkombëtare të kohës, të cilat përcillnin programet përtej oqeaneve, fillimisht, kryesisht nepërmjet valëve të shkurtëra.
 
Në këtë atmosferë tensionesh, më 13 Maj, 1951 rifillon radio transmetimet edhe Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe, transmetime të cilat kishin filluar më 1943, por që ishin ndëprerë më 1945.  Ishte ky një rifillim i shërbimit shqip të VOA 70-vjetori i të cilit u festua vitin që kaloi -- i cili qe inaugurua me një mesazh të posaçëm drejtuar popullit shqiptar nga Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë,  Dean Acheson.  Ishte ky një mesazh i ngrohtë i cili ritheksonte miqësinë tradicionale dhe të herëshme midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar, mesazh ky i cili përsëritej shpesh, pothuaj çdo vit, nga zyrtarë të lartë amerikanë, megjithë vrerin anti-amerikan që vinte nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.   Mesazhi i Dean Acheson-it më ra në dorë nga miku im Albert Lulushi, i cili e kishte zbuluar atë në arkivat amerikane ndërsa po bënte hulumtime për librin e tij me titull, "Operation Valuable Fiend", ose në shqip, "Operacioni kundërshtari i dobishëm", i cili do botohet muajin që vjen.

Megjithëse ishte kulmi i Luftës së Ftohtë, mesazhi i ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Dean Acheson, për nga theksi i miqësisë amerikano-shqiptare, nuk ndryshon as nga deklaratat e mëparshme as nga  ato të ditëve të sotme të zyrtarëve amerikane, gjë që le të nënkuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur dhe kanë vazhduar të kenë një politikë pro-shqiptare, konsekuente megjithë armiqësinë e regjimit komunist të Tiranës, për pothuaj një gjysëm shekulli ndaj Shteteve të Bashkuara. Andaj ia vlenë të sillet në vëmendjen e lexuesit në këtë përvjetor të kësaj deklarate që ishte bërë në kulmin e periudhës më të errët, të marrëdhënjeve midis dy vendeve.

Pason mesazhi i Dean Acheson drejtuar popullit shqiptar me rastin e rifillimit të transmetimeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, me 13 Maj, 1951.

"Është një kënaqsi e madhe për mua që me këtë rast t'i dërgoj një mesazh popullit Shqiptar në emër të Qeverisë dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara. Me rihapjen e programeve të Zërit të Amerikës në gjuhën Shqipe, Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan edhe njëherë shprehin interesimin e tyre tradicional për popullin shqiptar.  Lidhja midis nesh, po ripohohet; miqësia e jonë e herëshme do të marrë fuqi dhe rëndësi të re.  Kjo miqësi është një rezultat i natyrshëm i identifikimit të Shteteve të Bashkuara me përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.  Gjatë viteve, Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan i kanë konsideruar këto përpjekje me simpati dhe mbështetje, duke ditur se ato pasqyrojnë aspiratat e juaja të vërteta.

Ç'prej Konferencës së Versajës më 1919, kur Presidenti Woodrow Wilson mori përsipër duke treguar interesimin e tij personal për ri-vendosjen e një Shqipërie të pavarur, Qeveria e Shteteve e të Bashkuara ka mbështetur përpjekjet e patriotëve Shqiptarë.

Gjatë periudhës midis dy luftërave botërore, Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar marrëdhënje të ngushta dhe miqësore me popullin Shqiptar. Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar institucionet humanitare dhe arsimore private, siç janë Kryqi i Kuq  Ndërkombëtar për të Rinjtë, Fondacioni për Lindjen e Afërt dhe Fondacioni Rockefeller, për të ndihmuar shqiptarët në përpjekjet e tyre në themelimin dhe  në zhvillimin e institucioneve të veta.  Shtetet e Bashkuara ishin të parat nga fuqitë aleate të Luftës së Dytë Botërore, të cilat bënë deklaratën e parë zyrtare për rivendosjen e një Shqipërie të lirë, duke deklaruar se një gjë e tillë ishte në përputhje me parimet  e Kartës së Atlantikut.

Por kjo tani është pjesë e historisë, e së kaluarës suaj.  Tani e tutje, Zëri i Amerikës do t'u flasë juve mbi të tashmen dhe mbi të adhmen. Tani për tani, ju e dini më mirë se unë se shpresat e juaja për një vend të lirë dhe sovran,  nuk janë realizuar. Me qëllim për t'u ndihmuar që të realizoni një të ardhme për veten tuaj, si një vend i lirë dhe i pavarur dhe anëtar i komunitetit të kombeve, Shtetet e Bashkuara, nepërmjet kësaj radioje do ju sjellë mjetet ose instrumentet për të gjykuar dhe vlerësuar gjërat -- dmth, faktet.  Zëri i Amerikës do ju sjellë atë që u është mohuar për një kohë të gjatë -- të vërtetën nga bota e lirë.  Me këtë rast, Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan u dërgojnë përshëndetjet e tyre dhe Zëri i Amerikës u dëshiron mirëseardhjen në radhët e dëgjuesve të tij."  

Ky mesazh nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Dean Acheson pasqyron ndjenjat miqësore, simpatinë dhe mirëkuptimin që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan kanë treguar gjatë dekadave për aspiratat e kombit shqiptar për një ekzistencë kombëtare të lirë dhe të pavarur.  Janë këto aspirata të ngulitura thellë në traditën dhe psikozën amerikane, por njëkohësisht janë edhe pjesë e idealeve universale për liri e demokraci dhe njëherazi janë edhe burimi i qytetërimit perëndimor të shqiptarëve. Andaj, gjatë dekadave të regjimit komunist në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë, pritshin me ankth dhe me shpresë ditën kur Shqipëria dhe kombi shqiptar do të jetonte në liri, i zoti  dhe i lirë për të vendosur vet fatin e tij.  Por fatkeqsisht, ndaj këtyre deklaratave miqësore, nuk kishte asnjë inkurajim për normalizimin e marrëdhënjeve shqiptaro-amerikane nga qeveria komuniste shqiptare e asaj kohe.  Përkundrazi, vihej re se pas deklaratave miqësore për popullin shqiptar nga Shtetet e Bashkuara, propaganda anti-amerikane nga regjimi enverist sa vinte e ashpërsohej si për nga cilësia e inatit ashtu edhe nga niveli i urrejtjes ndaj Amerikës.   Por sidoqoftë,   Shqipëria dhe Shqiptarët sot janë ndër popujt më pro-amerikanë, ashtuqë më në fund, vizioni i Dean Acheson-it më 1951 -- për "një Shqipëri të lirë e të pavarur, anëtare e komunitetit të kombeve", sot anëtare e NATO-s -- është bërë realitet dhe roli që ka luajtur Zëri i Amerikës në realizimin e këtij vizioni ishte i konsiderueshëm, sepse sipas Dean Achesonit, VOA gjatë 70-vjetë histori, u solli shqiptarëve të vërtetën dhe faktet, si mjetet dhe instrumentet e nevojshme për të vlerësuar dhe gjykuar drejtë.



FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSIA BËRI 11 SHTATORIN E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARENga SHABAN MURATI (05.12.2014)
TAKIM ME ZONJËN JOHANNA NEUMANN E CILA I TREGON BOTËS SE MORALIN E EUROPËS E SHPËTUAN SHQIPTARËTNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.11.2014)
FORCA, ZOTËRI PRESIDENT - BËJA FORANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (05.10.2014)
Mendime rreth një debatiKUSH JANË FITIMTARËT?Nga RESHAT KRIPA (05.09.2014)
FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.08.2014)
SHQIPËRIA, ATËHERË DHE SOTNga FRANK SHKRELI (05.08.2014)
ZËRAT QË GJËMOJNË NË SHKRETËTIRËNga RESHAT KRIPA (05.06.2014)
PAPULIAS DHE SHQIPTARËTNga FRANK SHKRELI (05.05.2014)
RILINDJA - MATJA E RRITJES CILËSORE NË SHOQËRI...!Nga PËRPARIM KABO (05.05.2014)
LDK-ja E ISA MUSTAFËS FITON ME DONIKA GËRVALLËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]