![](images/articles/2015_05/53767/u2_WOO1.jpg)
Golfisti Tiger Woods dhe skitarja Lindsey Vonn i kanë dhënë fund lidhjes trevjeçare.
Fituesja e medaljes së artë olimpike njoftoi ndarjen nga sportisti i njohur përmes një postimi në Facebook.
"Pas tre vjetësh së bashku, Tiger dhe unë kemi vendosur t'i japim fund lidhjes sonë", ka shkruar ajo.
![](http://cms.koha.net/cms/f/u/20150503232811400.jpg)
"Do t'i mbaj gjallë gjithmonë kujtimet që i kemi krijuar së bashku.
Fatkeqësisht kemi jetë të ngarkuar që na detyron të kalojmë shumicën e
kohës ndaras. Do ta respektoj gjithmonë Tigerin. Ai dhe familja e tij do
të kenë vend special në zemrën time", thuhet në postimin e skitares.
Edhe Woods në uebfaqen e tij zyrtare më vonë dha njoftimin për ndarjen.
"Kam respektin dhe dashurinë më të madhe për Lindseyn dhe do ta
kujtoj gjithmonë kohën tonë bashkë. Ajo ka qenë e mrekullueshme me Samin
dhe Charlien dhe familjen time", ka shkruar ai. "Fatkeqësisht, kemi
jetë të ngarkuara dhe kërkesat që kemi në sport na e bëjnë të vështirë
të kalojmë kohë bashkë".
Woods ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë. Ai ishte ndarë nga Elin Nordegren në vitin 2010.kd