PETICIONI NDAJ FULLANIT, SMS KËRCËNUESE NDAJ AJTANGA LUBONJËS - POLICIA IDENTIFIKON AUTORIN
E Premte, 08.15.2014, 03:50pm (GMT+1)
TIRANË - Ajtanga Lubonja, një ish e përndjekur që së
fundmi është bërë pjesë e aksionit të shoqërisë civile për mbledhjen e
firmave me qëllim që t'i kërkohet Kuvendit shkarkimi i guvernatorit
Fullani deklaron se i ka marrë mesazhe kërcënuese.
Zonja Lubonja
i ka denoncuar në polici këto kërcënime. Sipas saj, mesazhin kërcënues e
ka marrë me anë të një sms-je në telefon.
"Dimë gjithcka për
ty, dimë se kush je dhe çfarë bën. Tani këto kohët e fundit po merresh
me një peticion që po i shërben një politike të caktuar dhe të komanduar
nga lart. Mos të të duket vetja e madhe kur nuk di asgjë se çfarë bëhet
me ty, hap sytë dhe shiko mirë përreth. Jam një që të dua të mirën
prandaj po të flas, mos na detyro që të marrim masa të rrepta kundrejt
teje..hiq dorë sa je në kohë". Është ky teksti i plotë i sms që ka
mbërritur në celularin e zonjës Lubonja nga numri 0665555595.
"Do
ndjekim të gjitha rrugët demokratike për ta çuar në vend këtë peticion.
Nuk bëhet fjalë vetëm për Fullanin por për të gjithë ata që kanë lyer
duart me djersën e këtij populli"ka thënë dje përfaqësuesja Lubonja.
Policia
ka identifikuar autorin e kërcënimit të Aitanga Lubonjës. Sipas
policisë, personi që dërgoi sms kërcënuese me telefon është shtetasi
Aleksandër Rrema, 28 vjeç banues në Tiranë.
Ajtanga Lubonja është
vajza e xhaxhait të analistit të njohur Fatos Lubonja. Ajo së fundmi i
është bashkuar aksionit të shoqërisë civile dhe kërkon shkarkimin e
guvernatorit Fullani,
Deri më tani janë mbledhur 8500 firma qytetarësh për t'i kërkuar Kuvendit shkarkimin e tij.
www.voal-online.ch
|