E Shtunë, 10.05.2024, 10:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ERMELINDA MEKSI KËRKOI SHKARKIMIN - KËSHILLI MBIKQYRËS MBRON FULLANIN

E Premte, 08.15.2014, 04:11pm (GMT+1)


Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rrëzoi dje propozimin për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, pas skandalit të vjedhjes së rreth 7.1 milionë dollarëve.

Sipas gazetës Panorama ka qenë pikërisht Ermelinda Meksi, ajo e cila ka kërkuar shkarkimin e Guvernatorit, duke e bërë atë përgjegjës për skandalin në këtë institucion.

"Anëtarja e Këshillit Mbikë- qyrës, zonja Meksi, në përputhje me nenin 47, pika 2, germa (c) të ligjit "˜Për Bankën e Shqipërisë', propozoi shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (5 anëtarët e tjerë të pranishëm) nuk e pranoi propozimin e saj" thuhet edhe në deklaratën për media të shpërndarë nga BSH.

Pas propozimit të Meksit mësohet se katër anëtarët e tjerë, Dhori Kule, Eva Golemi, Petraq Milo dhe Elisabeta Gjoni, janë shprehur kundër shkarkimit të Guvernatorit. Ndërsa Ardian Civici ka deklaruar se përgjegjësia e Guvernatorit dhe e Këshillit Mbikëqyrës do të dalë në përfundim të hetimeve të nisura tashmë nga Prokuroria.

Fullani mbetet Guvernator, bie propozimi i Meksit

Në mbledhjen e posaçme, të 5 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës kanë votuar kundër propozimit të Ermelinda Meksit për shkarkimin e guvernatorit Fullani: "Elementi njerëzor ka lehtësuar punën e elementit kriminal për të realizuar vjedhjen". Përveç shkarkimit janë diskutuar edhe 10 çështje të tjera

keshilli

I mbledhur posaçërisht, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka rrëzuar me shumicën e votave propozimin e anëtares Ermelinda Meksi për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, për mosushtrimin e përgjegjësive që do të mund të parandalonin vjedhjen 7.1 milionë USD tri javë më parë. Kjo është hera e parë që mbikëqyrja bankare zbardh votën pro dhe kundër, por asgjë e re nuk ka ndodhur në mbledhjen e pritur me ankth. As guvernatori nuk ka dhënë shenja për një dorëheqje të mundshme, por edhe Këshilli i Mbikëqyrjes, të paktën 5 nga 6 anëtarët janë pro Fullanit Guvernator.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Deutshe Welle - VJEDHJA E BANKËS SË SHQIPËRISË FLET PËR MËNYRËN SI MENAXHOHET INSTITUCIONI (08.15.2014)
PETICIONI NDAJ FULLANIT, SMS KËRCËNUESE NDAJ AJTANGA LUBONJËS - POLICIA IDENTIFIKON AUTORIN (08.15.2014)
GJYKATA SPECIALE E KOSOVËS DO TË KALOJË NË DUART E KËSHILLIT TË SIGURIMIT (08.15.2014)
VJEDHJA E BANKËS SË SHQIPËRISË - PROKURORIA FTON PËR BASHKËPUNIM DY TË ARRESTUAR (08.15.2014)
HETOHET KREU I BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS (08.15.2014)
KOSOVË - PRITET FUNKSIONALIZIMI I FONDIT GARANTUES PËR KREDI (08.15.2014)
KËSHILLI MBIKQYRËS I BSH MBËSHTET FULLANIN (08.15.2014)
TËRNAVA - NUK MUND TË KETË ASGJË MBI INTERESIN KOMBËTAR DHE INTERESIN E KOSOVËSKryetari i Bashkësisë Islame i tha Zërit të Amerikës se mbështrt çdo veprim kundër ekstremizmit dhe terrorizimit (08.15.2014)
TË RINJTË NË MAQEDONI PERSPEKIVËN E SHOHIN NË MËRGIM (08.14.2014)
VJEDHJA E THSARIT, DOSJA E PLOTË PËR ÇOLLAKUN - RREZIKON DERI 7 VJET BURG (08.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]