Jemi në fillim të janarit dhe në Shqipëri ka nisur fushata elektorale, në një mënyrë anormale, duke paralajmëruar rigjenerim të gjuhës të dhunës dhe
agresivitetit, ku gjithçka duket se do të fokusohet tek sulmet e ndërsjellta, dhe aspak tek standardet
e demokracisë dhe të politikanit.
Televizionet e shumta, të cilat janë shërbëtore të bindura të politikës, shpejt
do të mbulojnë hapësira të pafundme të kohës publike, duke ushtruar dhunë
psikologjike tek elektorati, për të krijuar huti, duke e detyruar atë të
shkojë tek kutia e votimit me sy mbyllur, pra si skllav i partisë dhe jo si njeri
i lirë që zgjedh atë politikan tek i cili beson se ka vlera dhe se do të mbajë
premtimet.
Të tillë klime, aspak të shëndetëshme për shoqërinë, ku konflikti verbal është
shtylla kurrizore e fushatës, i shkojnë për shtat një seri shkrimesh për liderin, shkruar nga Deepak Chopra, titulluar
«një stil i ndërgjegjshëm jete - një lider duhet të shohë, dëgjojë e zgjidhë
konfliktet». Pra, diçka në antitezë të plotë me çfarë na shohin e na
dëgjojnë veshët. Duket sikur Chopra fokusohet në modelin e liderit të mbrapshtë që ka dalë përgjithësisht nga konfliktet ideologjike
dhe fetare, ku demokracia është ëndërr e afërme, e largët apo shumë e brishtë e delikate, si
tek ne, për shembull. Sepse lind pyetja, e si është e mundur, ne jetojmë në një
rajon me Kroacinë dhe jemi larg kroatëve sa i përket performancës politike të
liderit dhe lidershipit, i cili tek ne nuk e lejon, por e bllokon ecjen përpara të vendit dhe
shoqërisë.
Mora si shembull Kroacinë, pasi shohim qartë se klasa politike e këtij vendi ka
qasje shumë të ndërgjegjëshme ndaj shtetit të së drejtës, korrupsionit dhe mirëqenies së qytetarit, ndryshe me atë që ndodh tek ne. Dhe meqë stili i
jetës së politikanëve të Tiranës ka efekt domino, në të paktën pesë shtete ku
jetojnë shqiptarët, atëhere merret me mend edhe rreziku, edhe domosdoshmëria për ta
luftuar këtë mënyrë sovjetike të të bërit politikë. Kështu do ta përkufizoja,
nëse marrim në analizë këta 22 vite tranzicion, ku përfshihen edhe konfliktet në
Kosovë, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës.
Një lidërship i sëmurë përbën rrezik për vendin. Chopra ka shumë të drejtë
kur thotë se për një lider kuintessenca e të bërit politik është se ai duhet të shohë, të dëgjojë e të dijë se si t'i zgjidhë
konfliktet. Nëse nuk e bën, nuk është lider, le të rrijë në shtëpi, të merret
me punë private, të dalë në pension e të heqë dorë nga të bërit politikë
surrogato, sepse rezultati që kemi këta 22 vjet tregon se ky lidërship ka
gjeneruar konflikte dhe situata konfliktuale nga pozita autokratësh dhe të një klase politike pa standarde
demokratike.
Deepak Chopra analizon fjalën L-E-A-D-E-R-S, që tashmë ka hyrë dhe
huazuar në të gjithë fjalorët e botës, si një akronim, ku "L" është baraz me Look and Listen - pra, Vështro dhe Dëgjo. Chopra
që jeton në një vend me demokraci të konsoliduar si SHBA, shkruan se "në të
shkuarën, kur liderët ishin autokratë, populli duhej të dëgjonte dhe t'iu bindej
urdhërave, ndërsa liderët kishin monopolin e të dhënit urdhëra dhe të marrjes së vendimeve
të rëndësishme". Por ky realitet që përshkruan Chopra është tejet aktual për
Shqipërinë sot. Le të marrim vetëm një shembull, atë të mos votimit të tri ligjeve,
ku të dyja palët vazhdojnë të luajnë ping-pong e t'ia hedhin fajin njëra tjetrës. Siç e shihni, ishte politika ajo që mori vendimin e rëndësishëm për
fatin e keq të shqiptarëve! Pra në Shqipëri klasa politike është në nivelin
autokratik, sepse fati i vendit, varet nga vendimet e saj të gabuara.
Pastaj sipas rradhës Chopra vazhdon ta analizojë fjalën Leaders gërmë për gërmë: "L" Look and Listen - Shiko e Dëgjo, - "E" -
Emotional bonding - lidhje emocionale,"A"- Awareness Vetëdije, "D" - Dare to
dream a new reality and do it- Guxo të ëndërrosh një realitet të ri dhe bëje
atë, "E" Empowerment Fuqizim, "R" Responsibility Përgjegjshmëri dhe "S"-
Synchronicity sinkronizim.
Këto cilësi dhe veti të vyera për personalitetin e një politikani janë të panjohura krejt për politikanët shqiptarë. Ata s'kanë
lidhje me ndjenjat. Ndjenjat nuk i njohin fare. Janë pragmatistë të pacipë.
S'kanë vetëdije, ndjekin inercinë e njëri-tjetrit, edhe kur vihen përballë,
shkëmbejnë akuza, jo se cili prej tyre është më i mirë, por se cili prej tyre
është më i keq. Popullit i japin të zgjedhë midis të keqes dhe më të keqes dhe jo midis të
mirës dhe më të mirës. Fuqizimin e shohin në planin e fuqizimit të tyre, nëpër klane dhe jo
duke fuqizuar elementet dhe mjetet që të jep demokracia, ndërsa përgjegjshmërinë nuk e njohin fare. Mjafton të kujtojmë 1997 dhe 21 janarin e
2011. Edhe sinkronizimin, që do ta ilustroja me qëndrimet bipartizane për të mirën e
vendit dhe në rastin konkret, "s" shpreh edhe shumësin e emrit lider, ky lidërship s'ka lidhje fare me të, janë konfliktualë deri në fund, nuk
e njohin kompromisin, dialogun, komunikimin, paçka se janë përdorues të forumeve sociale Facebook dhe Twitter dhe assesi marrëveshjen për të mirën e vendit, ndërsa kur është
fjala për interesat e tyre bëjnë marrëveshje me djallin dhe pranojnë që të
gjithë pështymat që kanë hedhur tek njëri tjetrin t'i lëpijnë. Pra nuk e njohin
moralin.
Kjo është situata me të cilën do të përballen shqiptarët në zgjedhjet e ardhëshme. Pyetja është nëse do të mbeten vëzhgues amorfë dhe dëgjues shurdhanë, në mëshirë të fatit, që liderët dhe klasa politike të vazhdojnë e të mbajnë në mënyrë të paligjëshme monopolin e urdhërave dhe të
vendimeve për jetën e tyre e shqiptarët të vijojnë e të jetojnë në
mizerabilitetin e tranzicionit edhe gjysmë shekulli tjetër, apo do ta detyrojnë klasën politike të
marrë rolin që i takon, e votuesi të marrë rolin e tij legjitim, sepse vetëm kështu
shqiptarët do të dalin nga listat e padëshiruara për shkak të një
klase politike që nuk e meriton votën e tyre. Freedom
House lajmëron se, bashkë me Kosovën, në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira janë
Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia, ku dihet se shtet pjesërisht i lirë, është ai
që ka kufizim të respektimit të lirive politike dhe atyre civile.
Dëgjues të verbër apo qytetarë të dëgjuar, sovranë të fatit të tyre apo fatalistë të bindur! Kjo është dilema dhe situata, të cilën duhet ta ndryshojmë, që Sovran për fatin e tyre të
jenë vetë shqiptarët, jo një grusht njerëzish që shpërdorin pushtetin dhe nuk njohin
asfare nocionin e liderit apo lidërshipit në një shoqëri demokratike, paçka se
pretendojnë se janë liderë të një vendi anëtar të NATO-s. Problemi është se si Sovrani dhe politika të marrin rolet që u takojnë, që Sovrani të jetë "i dëgjuari" dhe lidërshipi "dëgjuesi", që Sovrani të jetë vendimmarrësi dhe politika zbatuesi i vendimeve.
©
Reagim ndaj shkrimeve të R. Xhungës dhe N.Spahiut
NEXHMEDIN SPAHIU BËN SHQYTARIN PROFAN TË RUDINA XHUNGËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 01.04.2013, 11:44am
ROBERTO BENIGNI I THURI HYMN 'MË TË BUKURËS SË BOTËS' DHE SHQIPËRINË AKTUALE E KRAHASOI ME MESJETËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 01.02.2013, 12:40pm
Nga ditari i gazetares në Facebook
KJO NUK ËSHTË SHQIPËRIA E ËNDËRRAVE TONA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 12.24.2012, 08:58am
BE ME REFUZIMIN E TRETË, NXJERR JASHTË LOJE SI SHKAKTARE KLASËN POLITIKE TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 12.07.2012, 01:41pm
NGA BERISHA DHE RAMA VJEN SHOW POLITIK DHE INFANTILIZËM SHTETFORMUES
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.05.2012, 02:44pm
DIKTATURA KA KRYER PATRICID NDAJ BABALLARËVE TË KOMBIT - I KA VRARË, SYRGJYNOSUR, LËNË NË HARRIM E MALLKIM PËR 70 VJET
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 11.26.2012, 11:03am
OPINIONI PUBLIK ËSHTË I PAMANIPULUESHËM, MARRË SHKAS NGA INTERVISTA E REXHEP QOSJES TEK TOP CHANNEL
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 11.21.2012, 12:03pm
GORDON
JEHONË APELIT TË ZONJËS KLINTON PËR BERISHËN E RAMËN Washingtoni
mesazhe politikës. Në interes të kombit shqiptar votimi në Kuvend i
ligjeve të kërkuara. Pa asnjë kusht
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 11.14.2012, 02:48pm
Kuvendi i Shqipërisë nuk e mbajti as një minutë heshtje për Lirak Bejkon
DEPUTETËT E KUVENDIT TË SHQIPËRISË JANË LILIPUTË PËRPARA LIRAK BEJKOS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 11.09.2012, 10:31am
E PATOLERUESHME ARROGANCA E SHUMICËS NDAJ KËRKESAVE TË SHBA E BE PËR DIALOG!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 10.18.2012, 11:08am
ME PËRKUSHTIM, DY MIQVE TANË, AKADEMIK MARK KRASNIQIT DHE HUMANISTES RITA SALIU
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 10.14.2012, 09:33am
200 VJET BURG 22 VJET TRANZICION, TË PASHPËRBLYER, TË PAREHABILITUAR DHE TË MARGJINALIZUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.10.2012, 09:18am
PRESIDENTJA
JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS
SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 10.06.2012, 12:45pm
HESHTJA KRIMINALE E SHTYPIT DHE MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ GREVISTËVE MOS HARRONI SE INDIFERNCA VRET!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.03.2012, 09:25am
BERATI, QYTETI I ONUFRIT E KODIKËVE PO RILIND ME UNIVERSITETIN E RINga ELIDA BUÇPAPAJ
ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
AMBASADORI REEKER E LË NË FUND EDI RAMËN DUKE I DHËNË MESAZHE TË QARTA POLITIKËS - OSE KRYENI REFORMAT, OSE IKNI!
Reeker takohet me kryetarin e bashkisë së Kasharit përpara se me liderin e opozitës Rama
Nga ELIDA BUÇPAPAJ<
E Djelë, 09.09.2012, 02:10pm
REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 08.17.2012, 09:41am
VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.15.2012, 09:26am
SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 08.10.2012, 10:16am
KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 08.07.2012, 11:20am
PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSION
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.04.2012, 10:08am
MISTER,
HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI
BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN
HOLLANDE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.22.2012, 10:56am
Çdo ditë një temë NËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI » Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 07.17.2012, 12:31pm
Çdo ditë një temë
DORËZONI IMUNITETIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.16.2012, 09:57am
Çdo ditë një temë
MIMOZA KUSARJA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Çdo ditë një temë JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË
-Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe »
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
In Memoriam BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 06.05.2012, 07:34am
SHQIPËRISË I DUHET PRESIDENTI NË MËNYRË EKSPLICITE SIPAS PROFILIT TË JOACHIM GAUCK Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.17.2012, 02:07pm
DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 04.10.2012, 11:14am
REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 04.05.2012, 07:27am
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 03.20.2012, 10:09am
Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve
SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm
Analizë
për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI,
THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET
T'IU BESOJË SHBA-ve!
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT
- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am
NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm
Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO
NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL
OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT
IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Esse
HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET
Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës
PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror
NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR
VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ