VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LIBRI QË PATI TUNDUR SISTEMIN KOMUNIST SOVJETIKALEKSANDËR SOLZHENITSIN: NJË DITË NË JETËN EIVAN DENISOVIÇIT (Me rastin e 50-vjetorit të botimit)Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 08:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LIBRI QË PATI TUNDUR SISTEMIN KOMUNIST SOVJETIK
ALEKSANDËR SOLZHENITSIN: NJË DITË NË JETËN E
IVAN DENISOVIÇIT (Me rastin e 50-vjetorit të botimit)
Nga FRANK SHKRELI

E Shtunë, 01.19.2013, 04:04pm (GMT+1)



Me librin e ish-disidentit të njohur rus, Aleksandër Solzhenitsin ''Një ditë në jetën e Ivan Denisoviçit'' botuar më 1962 u përballa për herë të parë në njërin prej kurseve mbi komunizmin në kolegjin Lehman në New York, në fillim të 1970-ave. Profesori e kishte caktuar si njërin prej librave të doemosdoshëm për tu lexuar nga studentët e regjistruar në atë klasë. Aleksandër Solzhenitsin, si emër ishte krejtsisht i panjohur për mua, por profesori duke e ditur se unë isha refugjat politik i arratisur nga Evropa Lindore, më thotë se ty do të pëlqej ky libër. Natyrisht, libri i Solzhenitsinit, ''Një ditë në jetën e Ivan Denisoviçit'', ishte një vepër që përshkruante sistemin çnjerëzor komunist të Rusisë në atë kohë duke informuar botën mbi mizoritë që ndodhnin në burgjet dhe kampet e përqendrimit të Bashkimit Sovjetik stalinist, por tërthorazi ishte një testament edhe mbi krimet staliniste që po ndodhnin nën regjimet komuniste, anë e mbanë Evropës Lindore. Ishte një libër që për herë të parë përshkruante tmerret në kampet staliniste të punës, por në të njëjtën kohë ishte dhe një testament i shpirtit dhe i fuqisë dhe vullnetit të njeriut për të mbijetuar edhe në rrethanat më çnjerzore. Natyrisht, Solzhenitsin që kishte pësuar vetë vuajtjet në kampet e përqendrimit sovjetik, dhe fitues i Çmimit Nobel për letërsi më 1970, më vonë botoi librin e famshëm ''Gullag Arkipelago'', bazuar në përvojën e tij gjatë 11 vjetëve në burgjet dhe kampet e përqendrimit. Këto janë vepra me të cilat autori përshkruan vuajtjet e pabesueshme dhe krimet e errëta që njeriu është i aftë të bëjë kundër njeriut, të afërmit të vet -- por janë gjithashtu dëshmi se njeriu dhe popujt e shtypur nga regjimet diktatoriale komuniste, naziste dhe ideologji të tjera shtypëse gjatë historisë, nuk pranojnë të dorëzohen as të kapitullojnë përballë të keqes. Vepra ''Një ditë në jetën e Ivan Denisoviçit'' e botuar 60-vjetë më parë, që në atë kohë tronditi sistemin komunist rus dhe botën për krimet dhe kushtet çnjerëzore që ekzistonin në kampet sovjetike të përqendërimit, megjithëse dëshpruese për nga përshkrimi i ngjarjeve dhe vuajtjeve të të burgosurve, libri përfundon me vetdijen se njerëzimi kurrë nuk do të ketë mundësinë të shkatërrojë vet-veten përderisa në këtë botë ka njerëz që punojnë dhe flasin me drejtësi dhe përgjegjësi morale.

Në fillim të 1970-ave, edhe këtu në Amerikë ishte një periudhë tepër e tensionuar politike. Lufta në Vjetnam ishte në kulmin e saj, demonstratat kundër luftës ishin mbarë kombëtare dhe në kolegjet amerikane ndihej një frymë pro komuniste -- kryesisht si shprehje kundër luftës në Vjetnam -- jo vetëm në radhët e studentëve por edhe disa profesorë shpalleshin publikisht si marksistë dhe përkrahës të kësaj ideologjie. Për mua dhe shumë kolegë të tjerë studentë të arratisur nga Evropa Lindore, këjo atmosferë ishte e tmerrshme. Më poshtë është një artikull - replikë e imja me një profesor amerikan të Shkencave Politike në Kolegjin Lehman që frekuentoja në atë kohë, botuar në gazetën MERIDIAN të këtij kolegjit me datën 6 Mars, 1974, në lidhje me autorin me famë botërore Aleksandër Solzhenitsin i cili ishte dëbuar nga Bashkimi Sovjetik si i padëshiruar.

"Po i lë atyre zgjidhjen e thjeshtë, të çdo tirani: të më vrasin sa më shpejtë sepse unë shkruaj të vërtetën''. (Solzhenitsin)
Po rata nuk e vranë atë sepse ndryshe do të zmadhonte çështjen e shtypjes staliniste, të shkuar dhe të tashme, dhe donin të siguroheshin që ndjeshmëria e madhe e perendimorëve për fituesin e Çmimit Nobel nuk do të lëndohej. Do të popullarizonte idetë e tij dhe kërkesa për librin e tij të ri, "˜'Gullag Arkipelago'', do të fitonte rritje në Bashkimin Sovjetik. Shokët e Kremlinit nuk donin të merrnin përsipër një risk të tillë.

Një arsye tjetër ishte se qeveria sovjetike ishte e frikësuar nga Solzhenitsin sepse siç thonte një nga kolegët e Solzhenitsin në gazetën Nju Jork Tajms, "˜'Ai është zëri që vjen prej andej (kampet e punës së robërve). Kur ai flet ata dëgjojnë zërin e miliona njerëzve që u zhdukën atje. Dhe ata kanë frikë''.

Aleksandër Solzhenitsin, i burgosuri numër 282

Dëbimi i Aleksandër Solzhenitsin është pohim i dështimit të sistemit sovjetik për shpresën që kishin për të krijuar "˜'njeriun e ri sovjetik''. Sistemi sovjetik ka humbur besimin në transformimin psikologjik të individit; ai është i frikësuar nga individualiteti dhe shpirti individual. Veprimi arbitrar dhe illegal i Kremlinit duke dëbuar Slzhenistin, na tregon për paaftësinë e regjimitsovjetik dhe regjimeve komuniste në përgjithësi, që t'i përgjigjen një argumenti me argument; paaftësinë ose mungeseën e vullnetit për të toleruar një debat politik. Ky veprim i papritur i tregoi edhe njëherë popullit rus dhe Botës së lire, lirinë e kufizuar të regjimeve post-staliniste.

Fakti është se në Bashkimin Sovjetik shtypja ndaj disidentëve vazhdon ende. Perseekutimi i kristjanëve dhe hebrenjve vazhdon për "krimin'' që ata bëjnë duke praktikuar fenë e tyre. Fakti i dytë është se, regjimi sovjetik është ende i dominuar nga njerëz të cilët janë bashkëpuntorë dhe përgjegjës për vdekjen e 20 milion të burgosurve politikë. Nuk ishin nazistët ata që shpikën kampet e përqednrimit dhe gjenocidin, ishin Bolshevikët ata që përgatitën rrugën drejtë Nazizmit.
Por arsyeja që nisa për të shkruar rreth fatit të Aleksandër Solzhenistin, ishte një artikull i datës 20 Shkurt nga profesor John Crawford i titulluar, "Delet me ujqërve kapitalistë''. Ai përpiqej që me aftësitë e tij akademike të bëjë një ndarje konceptuale mes "demokracisë socialsite'' në Rusi, që dëboi Solzhenitsin, dhe "lirisë kapitaliste'' me "çmimet e ushiqmeve në stratosferë'', këtu në Shtetet e Bashkuara.

Ai thotë se Amerika nuk është lirë sepse çmimet këtu rriten dhe ti nuk mund të blesh as gaz. Por, aim und ta kritikojë qeverinë, të shpreh pikëpamjet e tij ose t'i bërtasë kujdo. Jo, këjo për atë nuk është liri. Ai e përcakton lirinë e të shprehurit, duke cituar Fidel Kastron , i cili vite më pare ka thënë: "Nëse je në anën tone, nuk mund të thuash asgjë. Nëse je kundër nesh, nuk mund të thuash asgjë.'' Madhështore, apo jo? "Kjo është konstruktive për njerëzit'', thotë Prof. Crawford. Seriozisht e ka ai? Shpresoj shumë që të mos besojë ato që thotë. Dakord, ka dallim të madh mes lirisë së shprehejs dhe të flasësh lirshëm. Pse nuk duhe të ekzistojë liria e shprehjes? Pse nuk duhet Prof. Crawford të thotë atë që ka për të thënë? Sepse tek e fundit nuk ka vlerë, apo, jo. Pra pse, jo?
Kështu profesori ynë shkon më tej duke shpalosur njohuritë që ka rreth shkrimtarit rus, duke thënë se Solzhenitsin ishte "pjesë e rojës së vjetër....i cili kurrë nuk mundi ta pranonte revolucionin''. Absolutisht që nuk është e vërtetë këjo. Solzhenitsin, ashtu siç e përshkruan veten, ishte një i ri sovjetik, patriot, i mbushur me zell komunist. Ai besonte në idealizmin e Leninit. Ai ishte një anëtar besnik dhe i devotshëm i Komsomol-it, Organizatës së të Rinjve Komunistë. Në librin e tij më të ri, "Gullag Arkipelago'', Solzhenistin përshkruan se si argumentonte dhe mbronte komunizmin dhe parimet e tij me të burgosurit e rinj. Vetem në vitet e mëvonshme ai fillon të dyshojë dhe të kritikojë sistemin.

Shteti sovjetik ka shkaktuar një vuajtje të frikshme mes njerëzve. Vrasjet në masë të opozitës politike, terrori i përhapur kundrejt qytetarëve të pambrojtur tregon orientimin kriminal që kishin kuadrot komunistë.

Si mundet një sistem i tillë të meritoj njohje ndërkombëtare (duke lënë mënjanë stausin e kombeve më të favorizuara, që SHBA po i konsideron)? Në të vërtetë, politika komuniste vjen në SHBA vetëm për t'i mohuar njerëzve tonë të njohin të vërtetën. Ne e dime se çfarë i ka ndodhur Solzhenitsin dhe Saharov, dhe të tjerëve të rangut të tyre, për shkak të famës që kishin, por çfarë ndodhë me atë tjetrin, "të voglin'', i cili nuk pajtohet me regjimin. Kush e di se çfarë ndodhë në Siberi? Po për spastrimet e bëra nga uria, dëbimet e gjencidet dhe ekzekutimet e bëra në dhomat e torturës dhe kampet e përqendrimit? Media e kontrolluar sovjetike nuk thotë asgjë për këto. Shtypi dhe media jonë vazhdon t'i paguajë shantazhet e bëra nga vendet komuniste për privilegjin e mbajtjes së korrespondentëve aty.

Njerëzit si Solzhenitsin janë kontribuesit e vërtetë të fitimit të lirisë. Ai është monumenti i vdekjes martire dhe të pa zë. Ai është zëri që vjen prej "andej''. Lerëni që ai të dëgjohet.'' (Botuar me 6 Mars, 1974)


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QYTETARËT DHE ELITAT E PUSHTETEVENga AFRIM KRASNIQI (01.19.2013)
FREEDOM HOUSE: DEMOKRACIA NË RËNIE PËR TË SHTATIN VITNga FRANK SHKRELI (01.17.2013)
DILEMA NË ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT - DËGJUES TË VERBËR APO TË DËGJUAR - SOVRANË TË FATIT TË TYRE APO FATALISTË TË BINDURNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.16.2013)
KUJTESËNga PËRPARIM KABO (01.15.2013)
KUJTESËNga PËRPARIM KABO (01.15.2013)
ROLI AMERIKAN NË AFGANISTAN PO MERR FUNDNga FRANK SHKRELI (01.15.2013)
NJË MARRËVESHJE E DYSHIMTË TIRANË-BEOGRADNga SHABAN MURATI (01.14.2013)
KONFRONTIMET MAQEDONASE PO I VËNË KAZMËN INTEGRIMITNga SHKËLZEN LUSHAJ (01.13.2013)
SERBIA E MADHE, FAKTOR DESTABILIZUES NË BALLKANNga ISUF B. BAJRAMI (01.13.2013)
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERONga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]