E Premte, 10.11.2024, 12:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
SERBIA NËNSHKROI NJË TRAKTAT ILEGAL PËR TJETËRSIMIN E MINIERËS 'TREPÇA' TË KOSOVËS?!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Martë, 05.21.2013, 07:18am (GMT+1)



*** Qeveria e Serbisë lidh traktate ndërkombëtare për për tjetërsimin e Trepçës si "pasuri serbe", kurse kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi lidh "marrëveshje paqësore" me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel, duke e mashtruar popullin se ajo është në interes të Kosovës. Kjo është miopi politike nga e cila Kosova nuk përfiton asgjë përpos rrezikut, që në një të ardhme të afërt, Veriu i saj të pacifikohet dhe të tjetërsohet nga ana ana e Serbisë.

Me gjithë interpretimet e ndryshme si në shkallë vendore, ashtu edhe në atë ndërkombëtare, ajo marrëveshje është në interes vetëm të njohjes së statusit të autonomisë politike dhe territoriale të serbëve të barrikaduar në Veriun e Kosovës (1999-2013), të cilët nuk e njohin Kosovën si shtet të tyre, por vetëm Serbinë. Kjo është esenca e "Marrëveshjes historike" (Daçiq Thaçi), e nënshkruar në Bruksel, më 19 prill 2013 nën patronatin ndërmjetësues të BE-së, e cila, pa dyshim se, jo vetëm e lë të hapur për debat të mëtejmë ndërkombëtar, por edhe e vë në pikëpyetje statusin juridiko-kushtetues dhe politik të Republikës së Kosovës si në sfondin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kjo është arsyeja kryesore, pse qeveria dhe kuvendi i Kosovës, nuk duhet të lidhin kurrfarë marrëveshjeje me Beogadin zyrtar derisa Serbia de fakto dhe de jure, të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ashtu sikurse e ka njohur Amerika dhe BE-ja etj. (90 shtete të OKB-së).

1.

Edhe nënshkrimi i këtij traktati ndërkombëtar nga ana e Beogradit zyrtar me palën e Konsorciumit New Generation Power të Amerikës, është prova më dokumentuese se, Serbia ende e konsideron Kosovën si koloni të saj të dikurshme (1912-1999). Për më keq, kështu, thotë edhe Kushteta e Serbisë e vitit (2006), sipas së cilës "Kosova është pjesë integrale e territorit të saj"!?

Derisa Qeveria dhe Kuvendi i Serbisë,nuk e ndryshojnë këtë Kushtetutë, Kosova do të konsiderohet si "ÇËSHTJE E BRENDSHME" e Serbisë. Realisht, nuk mund të ketë kurrfarë traktati miqësor dhe paqësor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë derisa qeveria Beogradit përzihet dhe infiltrohet vazhdimisht në çështje të brendshme të Kosovës, madje, duke nënshkruar edhe traktate ekonomike, tregtare dhe afariste me partanerë ndërkombëtarë, siç është rasti më i ri me Konsorciumin New Generation Power (NGP) të Illinois-it.

ÇDO firmë , kompani a korporatë amerikane, që dëshiron dhe, natyrisht që ka interes, të investojë kapitalin dhe bizneset e tyre në Kosovë, dyert i kanë të hapura dhe janë të mirëseardhura, që të lidhin marrëveshjet dhe kontratat e tyre me përfaqësuesit legjitimë dhe legalë të Qeverisë së Kosovës. Pse të mos thuhet botërisht se investimet dhe kapitali amerikan në Kosovë ka përparësi ndaj të gjithë partnerëve të jashtëm ndërkombëtarë ngaqë Amerika është ajo që dha kontributin më të madh dhe ndihmën më të çmueshme historike, ekonomike, politike, diplomatike, ushatarke dhe humanitare për çlirimin, për shpëtimin, për pavarësimin dhe për demokratizimin e Kosovës.

2.

-A, nuk janë të mjaftueshme dy faktet e sipërtheksuara ( Kushtetuta në fuqi e Serbisë dhe Traktati i nënshkruar për minierën "Trepça" të Kosovës) antiligjore dhe antikushtetuese të Serbisë, ( që drejtazi dhe zhdrejtazi, e mohojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës) që qeveria e Kosovës me procedurë të shkurtër, të anulojë çdo marrëveshje, të nënshkruar në Bruksel ( më 19 prill 2013) nga ana e kryeministrit serb Ivica Daçiq dhe nga kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi?

Si mund të arrihen marrëveshje me Serbinë, kur ajo, sipas Kushtetutës sa saj, ende nuk ka hequr dorë nga Kosova e pavarur?

-Çfarë normalizimi "historik" i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, mund të pritet, kur qeveria e Beogradit vazhdimisht po përzihet në çështje të brendshme të Kosovës, duke e konsideruar atë si "pronë legale" të Serbisë?!

Logjika racionale dhe objektive e thotë se, nuk mund të ketë "marrëveshje historike" ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe si partner të barabartë sipas së drejtës ndërkombëtare.

Pa përmbushjen e këtij kushti të domosdoshëm dhe kryesore për normalizimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare(Beograd Prishtinë) as Amerika, as NATO-ja e as BE-ja, nuk do të duhej që Serbisë t'ia hapnin dyert drejt integrimit evropian. Pavarësisht nga interpretimet e ndryshme politiko-propagandistike dhe diplomatike të "Marrëveshjes së Brukselit" (19 prill 2013), të nënshkruar nga kryeministri serb Ivica Daçiq dhe nga kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ajo nuk është kurrfarë garancie për normalizimin e marrëdhënive ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, as për sigurimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

3.

Sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, është tejet e qartë se, një vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ligjërisht ka të drejtë të nënshkruajë ndonjë marrëveshje a traktat ndërkombëtar me ndonjë shtet tjetër qoftë në kuptimin bilateral ose multilateral.

Kjo nuk është e diskutueshme, por e pakuptueshme dhe e papranueshme për të drejtën ndërkombëtare, është kur një vend, siç është Serbia, ku autoritetet e saj qeveritare në Beograd, të premtën, më 17 maj 2013, kanë nënshkruar një marrëveshje ilegale me Konsorcoiumin New Generation Power të shtetit Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shfrytëzimin e Minierës "Trepça" të Kosovës.

Megjithë interesin ekonomik të të dy palëve të theksuara nënshkruese, kjo marrëveshje është e papranueshme për qeverinë e Kosovës për shkak të faktit se Serbia si një vend ish-kolonial (1912-1999), nuk ka asnjë të drejtë ligjore, politike dhe ekonomike që të përfundojë çfarëdo lloj marrëveshjesh a traktatesh ndërkombëtare me vendet e tjera për të shfrytëzuar ndonjë pronë, pasuri apo të drejtën e Kosovës për shkak se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur që prej 17 shkurtit të vitit 2008.

Pra, ligjërisht dhe politikisht, është mjaft e qartë se Serbia nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në punët e Kosovës (qoftë politike, ekonomike apo tregtare, etj), sepse Kosova qe 15 vjet nuk është më plaçkë koloniale e Serbisë, por vetëm një shtet i pavarur dhe sovran, i shkëputur përgjithmonë nga Serbia kolonialiste, i cili është zot i vetëvetës dhe vendos fatin e vet, e jo, as Serbia kolonialiste gjenocidale, e cila për Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, është vetëm një shtet fqinj, as më shumë e as më pak.

Prandaj, këtë argument ligjor dhe realitet konkret (de fakto dhe de jure), autoritetet qeveritare të Serbisë, si dhe partnerët e saj ndërkombëtarë, duhet ta marrin parasysh, për shkak të faktit se Kosova nuk është më kurrfarë kolonie e Serbisë (1912-1999), por vetëm një shtet i huaj fqnijë, që në asnjë kuptim nuk i përket Serbisë. Këtë të vërtetë, kështu duhet kuptuar edhe pala nënshkruese e Konsorciumit New Generation Power (NGP), kur është fjala për lidhjen absurde dhe joligjore të marrëveshjes së theksuar me palën serbe për shfrztëzimin e minierës "Trepça" të Kosovës.

Në këtë rast, fajtore kryesore është qeveria e Serbisë, e cila me palën e Konsorciumit të New Generation Power (NGP), ka nënshkruar një marrëveshje ilegale, antiligjore për eksploatimin e minierës "Trepça", e cila është pasuri e patundshme e Kosovës, jo e Serbisë kolonialiste.
Për këtë akt precedent antijuridik dhe antipolitik të shkeljes flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe të dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkaura nga e Serbisë.

Për shkak se Serbia vazhdimisht po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës së pavarur, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë, menjëherë duhet të reagojnë në të gjitha instancat e bashkësisë ndërkombëtare (SHBA, OKB, BE, etj.) në mënyrë që të parandalohet ndërhyrja dhe përzierja e saj në çështjet e brendshme të Kosovës, sepse sjelljet dhe veprimet e tilla negative të qeverisë së Serbisë, nuk janë vetëm shkelje e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës, por edhe të normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe rendit pozitiv juridik ndërkombëtar.

Duke qenë se Shtetet e Bashkuara kanë meritat kryesore për çlirimin, pavarësimin, zhvillimin dhe demokratizimin e Kosovës, çdo kompani , korporatë, ndërmarrje apo firmë amerikane, etj, nuk ka nevojë që të përfundojë ndonjë marrëveshje ose traktat me qeverinë e Serbisë për të investuar apo për të marrë ndonjë biznes në Kosovë, thjesht, për faktin se Kosova më nuk nodhet nën tutelën e sundimit të egër kolonial dhe hegjemonist të Serbisë, por është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu siç e kanë njohur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të BE-së, më 17 shkurt 2008.

Pra, për hir të qartësisë së statusit juridiko-politik ndërkombëtar, korporatat, kompanitë dhe firmat amerikane, nuk duhet të humbasin kohë, duke lidhur kontrata fallso dhe të paligjshme me qeverinë e Serbisë, kur është fjala për arritjen e ndonjë biznesi në Kosovë, sepse Serbia është një shtet i huaj për Kosovën. Këtë të vërtetë, tashmë, e di Amerika, Evropa dhe të gjithë botën. Nuk ka asgjë për të fshehur.

Në këtë rast, Power New Generation (NGP) nuk është dashur ta nënshkruajë atë kontratë me qeverinë e Beogradit për Minierën "Trepça" të Kosovës, por direkt me Qeverinë e Kosovës. Kjo do të kishte qenë rruga më e shkurtër dhe më e thjeshtë, përkatësisht procedura normale dhe e ligjshme e arritjes së traktatit të theksuar ndërkombëtar mes Konsorciumit New Generation (NGP) dhe qeverisë së Kosovës.

Së fundi, nuk kemi se çfarë të spekulojmë, të improvizojmë a të taktizojmë politikisht, as diplomatikisht (faktet janë fakte) Kosova pa Amerikën , do të ishte vetëm një pikë uji në lumin e pafund kolonial të Serbisë.

Prandaj, rruga është e hapur dhe, nuk ekzistojnë kurrfarë pengesash ligjore, apo të ndonjë natyre tjetër, që do t'i pengonin kompanitë, firmat dhe korporatat amerikane, që të lidhnin kontratat e tyre me partnerët e biznesit kosovar, pa kurrfarë ndërmjetësimi dhe kushtëzimi nga ana e qeverisë së Serbisë, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e cila, në asnjë formë institucionale ( territoriale, administrative dhe shtetërore) nuk i përket Serbisë kolonialiste.


Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA SHËNON JAVËN E TOLERANCËSNga FRANK SHKRELI (05.21.2013)
NUK KA UJË, KA REVOLUCIONNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (05.20.2013)
LËVIZJE NË PESËSHEN MOSNJOHËSE TË KOSOVËSNga SHABAN MURATI (05.20.2013)
SHTETARË, PA GARANCI PSIKIKENga XHOVANI SHYTI (05.19.2013)
ME SHKAS...Nga LEBIT MURTISHI (05.18.2013)
SHEMBULLI I TRAFIKIMIT TË NARD NDOKËS, SHENJË E DEGRADIMIT TË SISTEMIT POLITIKNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.17.2013)
NJË JAVË E KEQE PËR ADMINISTRATËN OBAMANga FRANK SHKRELI (05.17.2013)
POLLO DHE FEVZIU - DY DEFORMIME TË NARRACIONIT MEDIATIKNga ILIR YZEIRI (05.16.2013)
EMRI I MAQEDONISË DHE SHQIPTARËT E MAQEDONISËNga SHABAN MURATI (05.14.2013)
REZOLUTA ÇAME U TRADHTUA PЁR TЁ DYTЁN HERЁNga RASIM BEBO, Addison /Çikago (05.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]