E Premte, 04.26.2024, 11:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Festa blu në Sheshin Skënderbej. Mitingu më i madh i historisë së 19 viteve pluralizëm
E Shtunë, 06.27.2009, 08:43am

Berisha: Uragani i fitores vërshon në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë

Partia Demokratike rikonfirmoi fitoren e thellë të zgjedhjeve të 28 qershorit, ku përmes një mitingu madhështor, me qindra e mijëra qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë u bashkuan në Sheshin "Skënderbej", për të mbyllur në mënyrë spektakolare fushatën elektorale të PD, duke kënduar këngën e fitores "Shqipëria po Ndryshon". Në përshëndetjen e tij, kryeministri Berisha vlerësoi nga sheshi i tejmbushur se uragani i fitores së Partisë Demokratike po vërshon në mbarë vendin. Kryeministri tha se në këtë miting vendosen kurora e fitores së merituar për projektin e Shqipërisë europiane. "Sonte uragani i fitores është shndërruar në detin blu të fitores sonë, uragani i fitores që vërshon në të katër anët e këtij vendi, në qytete, komuna, fshatra, rrugë edhe sheshe. Sot në Tiranën blu, në Tiranën e fitores, si të votojë Tirana do të votojë Shqipëria. Sonte ne vendosim në këtë miting kurorën madhështore, fitoren tonë të merituar, sonte ne në këtë miting festojmë projektin tonë për Tiranën europiane, për Shqipërinë europiane", u shpreh kryeministri.

Kryeministri tha se korridori i shqiptarëve do të shndërrohet në urë bashkëpunimi mes kombeve në rajon
E Premte, 06.26.2009, 07:54am

Berisha: Rrëshen-Kalimash vepra më e madhe pas anëtarësimit në NATO

E cilësuar si aorta që bashkon trupin e Shqipërisë dhe Kosovës në një, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë distancës mes dy vendeve, rruga Rrëshen-Kalimash hapi dje kalimin e saj për automjetet e shqiptarëve dhe të mbarë rajonit. Kjo rrugë, që lidh më afër se kurrë ndonjëherë bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës, është inauguruar dje nga kryeministri Sali Berisha dhe nga kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Duke e cilësuar këtë moment si historik për mbarë kombin shqiptar, kosovar e për mbarë rajonin kryeministri Berisha shprehu mirënjohjet dhe përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e kësaj vepre madhështore. Duke falenderuar homologun turk Erdogan, drejtuesit dhe stafin e Bechtel-Enka, të cilët me përkushtimin e tyre shndërruan në realitet një ëndërr të mrekullueshme shqiptare, kreu i qverisë tha se inaugurimi i këtij segmenti rrugor përbën arritjen më të madhe pas anëtarësimit në NATO të Shqipërisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Intervistë e Sali Berishës në televizionin Ora News
E Enjte, 06.25.2009, 12:48pm

Alfred Peza: Për herë të parë emisioni Ora e Debatit, nuk zhvillohet në studion tonë të mrekullueshme, por është zhvendosur në Vlorë. Shkak për këtë ndryshim total të axhendës tonë, sigurisht që ka një arsye të veçantë. Pak orë na ndajnë nga 28 qershori, dita e zgjedhjeve dhe në studion e improvizuar unë kam kryeministrin Sali Berisha, i cili në axhendën tepër të ngjeshur të aktiviteteve të tij elektorale, ka gjetur kohë dhe mundësi për të mbajtur fjalën që u ka dhënë rreth 1 muaj më parë pë të qenë sërish i pranishëm në ekranin tonë. Zoti kryeministër faleminderit që pranuat ftesën.

Sali Berisha: Kënaqësia është e imja, po pushoja disa orë, por nga kjo kohë pushimi, televizionit “Ora News”, ia jap një pjesë të saj me shumë kënaqësi.

 

Alfred Peza: Pyetja e parë lidhet me fushatën elektorale, si po shkon ajo dhe çfarë ka mbetur për të bërë deri në hapjen e kutive të votimit?

Sali Berisha: Unë mund të them se kam pasur fushatën më të suksesshme, më entuziaste, më masive, në tërë historinë e pluralizmit. Kjo fushatë ka pasur këto karakteristika. Së pari, është filluar më në kohë se çdo fushatë tjetër. Së dyti, është kjo fushatë, mund të them që ka farkëtuar, ka prodhuar, projektin final të Shqipërisë evropiane. Në ç’kuptim? Katër vitet që shkuan, ne premtuam ndryshimin dhe realisht në shumë e shumë aspekte dëshmuam ndryshimin. Ky ndryshim, përbën një bazament të ri të fuqishëm për projektin e Shqipërisë evropiane. Por turi im në Shqipëri, është turi më frymëzues i jetës sime.

Nuk ka më surpriza, fitorja e Berihës konfirmohet në të gjitha sheshet e qyteteve
E Enjte, 06.25.2009, 08:03am

Mbi 100 mijë elbasanas votojnë numrin 10 nga Sheshi "Gensher"

 

Fushatës elektorale po i vjen finishi dhe Elbasani dëshmon se po fryn flladi i fitores në zgjedhjet e 28 qershorit. Takimi përmbyllës i kësaj fushate dëshmon edhe ecurinë e nisjes së saj, që theu rekordet e pjesëmarrjes së qytetarëve të saj në përshëndetjen e fundit për t'i thënë ndal furisë së erës së mbrapshtë socialiste. Qindra mijëra qytetarë nga çdo cep i qytetit dhe zonat e tij, nga i gjithë qarku, Librazhdi e Gramshi, Peqini dhe Cërriku, Zavalina dhe Shmili, nga Rrajca e Stëbleva kanë mbushur Sheshin "Gensher" dhe kërkojnë t'i thonë "Po" numrit 10 dhe ngjyrosjes me blu të Elbasanit europian në të gjithë qarkun. Çdo hapësirë e qytetit, çdo pjesëtar i këtij qyteti ka veshur ngjyrën blu me bluzat dhe stemat "Shqipëria po ndryshon" dhe manifeston dëshirën e madhe që ka për të mos e parë më ngjyrën e kuqe në përfaqësimin e kryeqytetit të arsimit. Ka qenë një muaj fushatë elektorale e mbushur me një intensitet të madh pune dhe angazhimi, ka qenë një muaj takimesh me të gjithë anëtarët e simpatizantët, por edhe me këdo pjesëtar tjetër të qarkut, që kanë pritur kandidatët e listës së PD të kryesuar nga ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, dhe ministri i Turizmit, Ardian Turku, nga zv/ministrja e Arsimit, Ardiana Gjonaj dhe Luçiano Boçi e kështu me rradhë për një përfaqësim dinjitoz në Parlamentin shqiptar. Nuk kishe se ku të kaloje nga pjesëmarrja e njerëzve, që i gëzohej fitores së votës me numrin 10 në 28 qershor.

Në këto lartësi si në katër vitet e Berishës Shqipëria nuk ka qenë kurrë

Nga Ramiz LUSHAJ


E Mërkurë, 06.24.2009, 05:46pm

 

Vendin e dytë në botë për reformat ekonomike, tregun e lirë, për klimën e biznesit, ndër 181 vende, për periudhën maj 2007-maj 2008.

 

Brenda një viti, në turravrapin e saj, i kapërceu 50 vende të botës.

 

Vendi i vetëm në botë, që dyfishoi rrogat dhe pensionet për 350 mijë punonjës e pensionistë dhe rriti me 50-70 për qind rrogat dhe pensionet për 450 punonjës dhe pensionistë, duke kaluar edhe disa vende të Bashkimit Europian.

 

Për lirinë fiskale vlerësohet me 96 pikë nga 100 të mundshme.

 

Vlerësohet në grupin e 10 vendeve me suksesin më të madh në luftën kundër korrupsionit , për vitin 2008,  ndër 180 vende të botës.

Në vitin 2005 ishte ndër 24 vendet më të korruptuara të botës dhe renditej   në vendin e 127 në botë.

 

Shpallet “Vend Flamur” për  reformat fiskale.

 

PD fiton mazhorancë të qëndrueshme për të qeverisur për katër vitet e ardhshme
E Mërkurë, 06.24.2009, 04:50pm

Partia Demokratike fiton zgjedhjet në të gjithë vendin, ja si ndahen deputetët

 

Partia Demokratike fiton mazhorancën parlamentare në zgjedhjet e 28 qershorit me 72 deputetë, duke krijuar në këtë mënyrë lehtësisht qeverinë e re. Një sondazh kombëtar i publikuar mbrëmë nga Qendra për Studime Humanistike "Gani Bobi", konkludon se Partia Demokratike do të ketë mundësi të krijojë qeverinë e re pas zgjedhjeve të 28 qershorit pa patur nevojën e koalicioneve me ndonjë parti tjetër. Sipas të dhënave të sondazhit, Partia Demokratike kryeson me një diferencë të thellë në 8 qarqe, nga 12 që ka gjithsej vendi, duke krijuar në këtë mënyrë një mazhorancë të qendrueshme për të qeverisur për katër vitet e ardhshme. Në Qarkun e Tiranës, Partia Demokratike fiton mbi 16 deputetë kundrejt 13 që mund të fitojë PS, 2 LSI dhe 1 G99.

Lëvizja Vetëvendosje zhvillon takime e tubime publike në Danimarkë e Suedi
E Martë, 06.23.2009, 02:27pm

Gjatë qëndrimit në Danimarkë dhe Suedi, krerët e lëvizjes “Vetëvendosja” kanë zhvilluar dy tubime publike me bashkatdhetarë shqiptarë.

Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga përfaqësues të kësaj lëvizje, se në këto takime, kreu Albin Kurti prezantoi konceptin e saj dhe foli për zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

Kurti theksoi se para Kosovës janë dy sfida kryesore: decentralizimi i bazuar etnikisht që e copëton Kosovën përbrenda dhe privatizimi neoliberal që e lë Kosovën pa pasuritë e saj, gjë që sjell vetëm pasurimin e krerëve politikë.

Ai sqaroi para të pranishmëve se “Vetëvendosje” nuk është kundër prezencës së bashkësisë ndërkombëtare por kundër sundimit të saj në Kosovë.

“Përderisa kemi zyrtarë ndërkombëtarë që nuk janë të votuar nga ne por të cilët kanë fuqi ekzekutive mbi politikanët vendas, këta të fundit do të jenë të dëgjueshëm e servilë ndaj të parëve”, tha ai.

Porosia e Albinit për bashkëatdhetarët ishte që përveç ndihmave të tyre financiare që i dërgojnë në atdhe, të organizohen politikisht në mënyrë që të ndryshojnë qasjen e insitucioneve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni ndaj diasporës shqiptare, por edhe të organizohen në vendet ku janë për të influencuar politikat ndaj tyre.

Fieri dhe Lushnja mbështetje të jashtëzakonshme projektit të Shqipërisë europiane
E Martë, 06.23.2009, 08:43am

Uragani i fitores në gjithë vendin, sheshet vishen blu, fitorja në prag

 

Në një miting madhështor, qytetarët e Fierit kanë tejmbushur sheshin në qendër të qytetit në pritje të kryeministrit Berisha, duke shprehur në këtë mënyrë mbështetjen e jashtëzakonshme për përsëritjen e fitores së thellë të Partisë Demokratike më 28 qershor. Duke iu referuar afrimit të ditës së zgjedhjeve, kreu i qeverisë siguroi qytetarët shqiptarë se ora e fitores po troket, ndërsa shprehu bindjen se të gjithë qytetarët do të bashkohen me projektin jetik të Shqipërisë Europiane. "Ora e fitores po troket, të bashkohemi drejt Fierit europian drejt Shqipërisë europiane. Më 28 qershor votoni 10, ajo është 10 europiane, 10 janë fëmjët tuaj, 10 është ëndrra juaj, 10 është Shqipëria, është Europa", u shpreh kreu i qeverisë në sheshin e tejmbushur të Fierit. Kryeministri shprehu optimizmin e tij se mesazhi i fitores vjen vetë nga pritja madhështore e qytetarëve të Fierit dhe e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Analistët kosovarë vlerësojnë të dëmshme tensionet midis AAK dhe PDK
E Hënë, 06.22.2009, 10:07am

Ndërsa java që po lëmë pas ka shënuar një ashpërsim të fjalorit politik mes PDK-së dhe AAK-së, disa nga analistët kosovarë e vlerësojnë të panevojshme këtë ngritje tensioni në prag të zgjedhjeve. Të tjerët ndërkaq vlerësojnë se tensionimi nuk po bëhet për interesa të publikut, por për çrregullim raportesh rreth interesave ekonomike të partive.

 

Akuza dhe kundërakuza janë këmbyer gjatë javës që lamë pas, në mes të partisë në pushtet PDK dhe asaj në opozitë AAK. Për analistin Rrahman Paçarizi, është normale që të ngritët tensioni para zgjedhjeve, por ky lloj ashpërsimi i diskursit politik ka degjeneruar deri në fyerje personale që, sipas tij, do të ketë efekte negative te votuesit, “sepse do të dëshmojnë se këta persona nuk janë mjaft të përgjegjshëm lidhur me fjalën e tyre publike”.

Shqipëri: 15 për qind e kandidatëve nuk i plotësojnë standardet
E Hënë, 06.22.2009, 07:31am

15 përqind e kandidatëve për deputetë që janë paraqitur nga subjektet politike për zgjedhjet e 28 qershorit nuk i plotësojnë standardet. Ky është një konkluzion që ka bërë publik sot në Tiranë, Koalicioni për një Parlament të Denjë, ku është angazhuar dhe ish-presidenti i republikës Alfred Moisiu.  

Një grup shoqatash joqeveritare prej më shumë se një muaji kanë hetuar mbi listat e kandidatëve për deputetë të partive kryesore të spektrit të djathtë dhe të majtë. Përfaqësues të koalicionit kanë shqyrtuar disa nga kriteret që duhet të plotësojnë ata që pritet të jenë përfaqësues të popullit pas zgjedhjeve të 28 qershorit: mbi nivelin edukativ të kandidatëve, përvojën e tyre politike e publike, raste të precedentëve penale, të përfshirjes së afera korruptive etj.  

Pas hetimit që i është bërë listës së Partisë Demokratike janë konstatuar pesë kandidatë që nuk i plotësojnë standartet. Po kaq janë dhe nga lista prej 140 kandidatësh e partisë opozitare PS. Kandidatë me probleme janë vërejtur nga aktivistët e këtij koalicioni edhe në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partinë Republikane, në Grupimin G99 etj.

  » Dhjetëra mijëra qytetarë të Sarandës pritën dje në një miting madhështor kryeministrin Berisha
  » Financial Times: Nominimi i Barrosos i ka tmerruar socialistët
  » Partitë e Kosovës në kërkim të socialdemokracisë
  » Kryeministri kërkoi një kontratë të re me gjirokastritët për arritjen e standardeve europiane
  » Kanë vazhduar edhe sot polemikat në mes AAK dhe PDK
  » Kryeministri apel demokratëve dhe socialistëve të bashkohen me projektin e Shqipërisë Europiane
  » Haradinaj kritikon qeverinë për menaxhim joligjor të buxhetit të Kosovës
  » Legaliteti premton çarmatosjen e popullsisë pas 28 qershorit
  » Bijtë e etërve që u rikthyen në Qytetin Studneit ngjanin si mbeturina të ushtrive të shpartalluara të kthyera në Vaterlonë e tyre
  » Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 15 nëntor



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]