Nuk
ka media, pra nuk ka gazetë, radio, televizion, agjenci lajmesh, botime on line
që të mos e kenë pasqyruar, që në sekondat e para të daljes së lajmit të
kobshëm dhe tragjik, gjerësisht dhe pareshtur largimin e Presidentit të Kosovës
Ibrahim Rugova nga jeta tokësore. Nuk ka figurë politike perëndimore që nuk
është shprehur dhe po shprehet për humbjen që ka shkaktuar kjo humbje tragjike
për Kosovën, Evropën dhe njerëzimin.
Ky
pasqyrim mediatik është vetëm maja e ajsbergut e hapësirës që do të ketë figura
e Presidentit Ibrahim Rugova në mediat, në botimet e shtypura dhe elektronike,
në Internet, në manifestimet e ndryshme nga institucionet shqiptare, evropiane
dhe botërore. Dhe do ta kuptojmë se ai njeri që përfshihej në atë pamje të imtë
dhe delikate kishte një madhështi dhe një fuqi që shpaloset si faqet e maleve
të vargmaleve, si rrjedhat e thella të oqeaneve në pafundësinë e tyre.
Spikat
në shqiptimet e deritashme vlerësimet shprehëse të Sekretares Amerikane të
Shtetit Kondolica Rais, e cila thekson tek figura e Presidentit Ibrahim Rugova
njeriun e unitetit, të bashkëpunimit, të harmonisë, të paqes, të trashëgimisë
së sigurtë që ia ka lënë Kosovës për ta realizuar qëllimin e vet. Zyrtarisht,
siç e kemi dëgjuar edhe të shtunën, por edhe më parë, sistematikisht, nga goja
e Filip Goldbergut, Presidentin Ibrahim Rugova Shtetet e Bashkuara të Amerikës
e konsiderojnë mikun e vet të vjetër dhe të ngushtë.
Bill
Klinton, duke shprehur dhimbjen personale për humbjen tragjike thotë se është
takuar shumë herë në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Ibrahim Rugova dhe se
ruan mbresat më të mira nga bashkëpunimi që ka pasur gjatë kohës që ishte
President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fakti që Presidenti Ibrahim
Rugova është takuar shumë herë me Bill Klintonin në Shtëpinë e Bardhë dhe ka bashkëpunuar
ngushtë gjatë gjithë atyre viteve na e dëshifron enigmën e gjithëfuqisë që ia
jepte Presidentit Ibrahim Rugova këmbëngulja e tij a pashoqe që buronte në
kauzën e drejtë të cilën e përfaqësoi.
Kështu
e zbërthejmë edhe enigmën sesi Kosova doli nga fshehtësia hermetike ku e kishte
katandisur fati i saj i rreth njëqind viteve të fundit, për t'u shfaqur
dalëngadalë me relievet e saj të vërteta, me realitetin e saj të vërtetë si komb
shqiptar dhe tokë shqiptare, gjithmonë ilire dhe dardane në zemër të Evropës.
Nëse Evropa dhe bota kishin heshtur gati njëqind vjet përballë kasaphanave
sistematike që kishte bërë Serbia kundër Kosovës, kur do të vinte fundi i
shekullit dhe i mijëvjeçarit, ato nuk do të heshtnin më dhe do të ndërmerrnin
24 Marsin 1999 kundër serbomëdhenjve. Meritën absolute që Kosova u shndërrua në
një llampë të ndritshme në hartë dhe nuk mbetej më një pikë e errët, e ka
pikërisht Presidenti Ibrahim Rugova, vizionariteti i tij, filozofia e tij.
Agjencitë
kryesore perëndimore të lajmeve e nxjerrin në tituj faktin se në vendin e tij
Presidentin Ibrahim Rugova e konsiderojnë Babain e Kombit. Presidenti Ibrahim
Rugova i doli zot Kosovës, pra i doli zot kombit, në një kohë kur fqinjtë tanë,
miqtë dhe aleatët e fqinjve tanë, të mësuar të na merrnin nëpër këmbë si të
donin e sa të donin, po i fërkonin duart për të mbaruar punë me ne njëherë e
përgjithmonë, duke e zgjidhur çështjen tonë njëherë e mirë nëpërmjet zhdukjes
sonë të plotë fizike, pra nëpërmjet shfarosjes sonë si qenie natyrore. Nga ky
tundim çnjerëzor, siç e pamë ne dhe bota, armiqtë e Kosovës dhe të kombit tonë,
nuk hoqën dorë as në mbarim të shekullit dhe të mijëvjeçarit të kaluar, duke bërë një
seri masakrash tipike serbomëdha në vitet 1998-1999, duke përzënë me dhunë një
milion shqiptarë të Kosovës për në Shqipëri e Maqedoni, duke i përzënë me dhunë
një milion të tjerë nëpër malet e Kosovës, duke rrafshuar qytete, fshatra,
monumente historike e kulturore shqiptare të Kosovës, duke e shndërruar Kosovën
në një grumbul varrezash masive, pra duke bërë genocid të qenies fizike
kombëtare dhe të kujtesës kombëtare. Të njëjtin fat me Kosovën do ta pësonin
edhe Shqipëria, krejt hapësira shqiptare dhe shqiptarët kudo që ishin nëse
serbomëdhenjtë nuk do të ndaleshin nga Amerika në krye të NATO-s.
Mediat gjermane e kanë dhënë lajmin për Presidentin Ibrahim Rugova duke e ilustruar me
një fotografi të Presidentit me kancelarin Gerhard Shrëder, një fotografi shumë
vëllazërore. Në të njëjtat valë ato kanë nxjerrë në pah dhimbjen e veçantë që
ka shprehur kancelarja Angela Merkel për Presidentin Ibrahim Rugova. Në disa
media të tilla reagimi i kancelares Angela Merkel është përkthyer se lajmi "më
ka tronditur pa masë", në të tjera është përkthyer se lajmi befasues më "ka
shtangur". Nënteksti është i qartë. Presidenti Ibrahim Rugova e ka
forcuar deri në përkryerje vëllezërinë e kombit shqiptar me kombin gjerman,
veçanërisht vëllezërinë e Gjermanisë me Kosovën.
©
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©