ZËRI I AMERIKËS - PETICIONI PËR SHKARKIMIN E GUVERNATORIT FULLANI Intervistë me zotin ZIRKON DISHA, veprimtar i shoqërisë civile
E Shtunë, 08.16.2014, 07:23pm
Në Shqipëri vazhdon prej një jave nënshkrimi
i një peticioni qytetar për shkarkimin nga detyra të guvernatorit të
Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Veprimtarët e shoqërisë civile
besojnë se pas vjedhjes së 7 milionë dollarëve, zoti Fullani duhej të
ishte dorëhequr nga posti. Prokuroria arrestoi 10 persona për këtë
vjedhje, ndërsa këshilli drejtues i bankës nuk e shkarkoi guvernatorin.
Organizatori i protestave dhe peticionit kundër vjedhjes së Bankës,
Zirkon Disha, thotë se deri tani janë mbledhur mbi 9 mijë firma
qytetarësh, dhe kur të kalojnë 20 mijë nënshkrime, peticioni do t'u
dërgohet autoriteteve më të larta shtetërore për ta shkarkuar nga detyra
zotin Fullani si përgjegjës për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë
|